I VETMI KUVEND QË DUHET RESPEKTUAR LUFTA KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT...NË TË GJITHË KOHËT
Të gjithë të pa-kënaqur nga Shqipëri e sotme? TË GJITHË TË AKUZUAR? Të bindur se, pavarësisht rezervave ndaj “Reformës në Drejtësi”, realiteti ekonomik, social dhe politik, i korruptuar e kishte të domosdoshme. AQ MË SHUMË SE TË GJITHË PALET E FIRMOSËN!
“Dikush duhet të përgjigjet…!”, themi, të gjithë. Të gjithë, pavarësisht ngjyrave të PLURALIZMIT FALS.
Kush ka qenë në krye te shqiptarëve këto tridhjetë vjet? Nën privilegjimin e kujt ndodhi diferencimi post-komunist pasuror (në shpinë të pronarëve legjitimë/ dhe pasurisë shtetërore publike)? Kujt i mbeti në dorë si faturë mos-qeverisje Shqipëria e ’97-ës dhe kush mori pushtet prej saj? Kush e ka nënshkruar marrëveshjen kundër-pluraliste që deputetët të caktohen prej kryetarit të partisë? Cilët qenë presidentë, kryeministra, kryetarë partie në aleanca alternative qeverisëse, kryetarë Bashkie (të Tiranës së Madhe dhe i tri katër qyteteve) që mundësojnë kapje (pu)shteti?
Tërë shqiptarët, në kor, on-line, kanë qenë dhe janë në pritje të adresimit të "peshqve të mëdhenj".
Por, sapo bëhet sikur shkohet për të…apo bëhet sikur…do kapet ndonjëri prej tyre, NE…ndahemi!
Ndahemi në pjesë dhe lutemi: “DAKORD POR JO PESHKAQENIN Tonë të Parin!”
S.Athanasi:
Të gjitha këto që shtron i shqetësuar shkrimtari F.Myrtaj, janë mëse të drejta dhe buçasin si një këmbanë alarmi. Por ajo, për ata që kanë veshë, duhet të tingëllojnë si një klithëm a britmë e autorit e cila nënkupton KUSHTRIMIN e TË PARËVE dhe jo mbrojtjen e peshkaqe- nëve tanë TË NDËSHKOHEN TË PARËT. Urime dhe GËZUAR VITIN E RI 2022!
S.Athanasi./ Athinë.