top of page

I nxehti del me të nxehtë


I nxehti del me të nxehtë

(cikël me poezi lirike)


Nga Përparim Hysi


1. LARA * Lara kish sy bojë qielli dhe mahniti PASTERNAKUN ** Është një Larë këtu nga FIERI që ma turbulloj gjakun Gjoksi i saj kërcen si pjepër,mu si pjepër në Divjakë Epo unë nuk jam i verbër:dua t'ia "ha" gjoksi nga pak. SE është verë dhe pjepri i pjekur,me pa tjetër duhet ngrënë Dhe ngaqë s'jam i verbër,nuk lë"pjeprin" të shkojë dëm! PASTËRNAKU gjet ZHIVAGON,edhe LARËN ia besoi Mua që më prishi gjjakun,unë për"LARËN" pe s'lëshoj. Mezalla që pe s'lëshoj ( nuk e fal unë"pengun tim") Le t'më shajë,kush të dojë:- S'je në vete,Përparim! Nuk e njihni"Larën time"(është e tjetrit,ta marrë djalli!) Por unë e quaj si timen,na do shpirti;ma do xhani. *Lara-heroinë e romanit"Doktor Zhivago" **Pasternaku-Boris Pasternak me këtë roman mori çmimin"Nobel" në vitin 1958.


2. SHEHREZADE Kjo nuk është SHEHREZADEJA e përrallës Që prralte Sulltanin për njëmijë e një net Kjo është një bukuroshe që më rri ballas Që me syrin ei keqas mu më nget. Sado që kokën e ka mbuluar me shami Dhe lidhur e ka shaminë nën gushë Po unë të shikoj"fshehur" kam kohë që di Ndaj marrë"vijëshënimi" si ta qëlloj me pushkë. E quajnë SHEHREZADE se është nga IRANI Në sytë e saj krejt qielli i PERSISË

E,-them me vete,- ka patur hak Sulltani Që humbi pusullen prej bukurisë SAADIU për të shkroi"GJYLISTANIN..." FIRDEUSI a nuk shkroi"SHAHNAMENË"? Sa kupa zbrazi OMAR KHAJAMI Dhe ESENINI e "klonoi" SHAGANENË" O moj,SHEHREZADE! O komshia ime! Të shoh unë fshehurazi se kam erz e nder Po për ty,po shkoqen si thërrime Dhe për buzët e tua,pranoj të shkoj në FERR!


3.PSE?


Pse më vë në ngasje,o moj elbasane? Se s'duroj"përplasje",tani,o moj xhane! Syrin tënd të zi ma ngul dhe s'ma shkul Sikur pret nga unë (një"firmë" a një"vulë") Do"firmë e vulë",shikimin s'ma ndanë

Pret në jam"burrë" mu në Elbasan Desha apo s'desha,hyj në dyluftim E bukur"përleshja",pa vulë,pa firmë.


4. Po kur thonë... Po kur thonë që iku mosha,nuk ke nge më për"avaze" Se si jam,unë mos qofsha,shkoj me një që më është"taze" Shkoj me një që është"taze" dhe nuk pyes për katër a pesë

Se s'do marrë për ju"saze",kur më fali sytë e zesë.

Se më fali sytë e zesë dhe ,mandej, ajo më puthi Gjaku im keq u ndez,tash dhe mua më doli"turpi!" Zu po dridhesha nga e keqja,thashë tani shpirti t'më dalë Sa e mirë që ishte"dreqja",gati me të të shkoj në djall.


5.TI Ti je e bukur si një përrallë Unë të shoh dhe mbesë gojëhapur Dorëzohem para teje si rob i gjallë Sado që jam kokëzbardhur. Kur shoh një të bukur E humbas dhe bëhem duman I papirë bëhem aq turbull Sa gati të luftoj me 7 dushmanë. Bukuria mua më tundon Por,njëkohësisht, më bën trim Kush dashuron,mua më kupton Dhe ç'them,e pohoj me këtë shkrim.


6. Shikoje pak... Ma sillje mua gjithmonë shkrimin Dhe më thoshe:- Shikoma pak! Prisje nga unë "korigjimin" Apo kishe tjetër shkak? Mandej ca vargje "ujdise" E skuqur nga unë kërkove mendim Diçka brenda teje po "buiste" Si një goxhe në shpërthim. Si një gonxhe që pret të lulëzojë Pak e nga pak të çelë e plotë Sado që u skuqe si e lyer me bojë Unë,pa të puthur. s'ndenja dot Si një"taksë" për korigjimin Mike, e kënaqe Përparimin.

7.Zbret një Zonjë nga makina Zbret një Zonjë nga makina Edhe mua ma bën me sy Tash më duket jam mbi"mina" Çfarë kërkon?As që e di. Pas asaj i ngjit shkallët Edhe hyj në dhom me të Sado hyj tek"kokëbardhët" Ende s'jam si"film pa zë". Dhe më thotë që të pres SE kaloi tek dhoma tjetër

Tani gati sa s'po vdes Dihet që unë jam i vjetër. Vjen ajo, nudo,çipllak Mua sa s'më doli syri Hë tani, o gërxho plak, Se ty mendja nuk të hyri. Tiranë,19 korrik 2023

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page