I ati rrufit dopjo tjetër
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 18, 2020
- 1 min read

I ati rrufit dopjo tjetër ****************** (Sipas ECPAT International, të paktën 200 fëmijë nga Shqipëria raportohen çdo vit të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar)
Në vendlindjen tonë, në fshatin parajsor, në truallin e shtëpisë sime dje në mëngjes lindi një fëmijë.
E ëma e lau me puthje dhe lot, i ati rrufiti një dopjo. Sot, i burrëruar, qafëhedhur torbën e bukës, rropatej shpatit të malit, rrihte fletëzat e krahëve, drejt pëtejoqeanit, drejt trajektores së Diellit. Truallit i mbetën lëngjet e lehonës që përgjërohet, mos e mundin dallgët, mos Dielli i përvëlon flatrat. I ati rrufit dopje tjetër. 2. Qeveria ************* E kërkuam qeverinë, për ujin për rrugën, për pronën, për spitalin. ... E pamë kur na mori djalin. 3. EPITAF PER VETEN ************* Nuk vodhi asnjë cent, nuk u ngjit në qeveri nuk vrau dot njeri. Vulëhumburi këtu fle Nuk u bë avokat ligjin pati fe tjetër s’futi në krevat. Vulëhumburi këtu fle. U dashurua me virtytin vesit nuk i bëri fole Vulëhumburi këtu fle.
I nderuar Noke! me pelqyen te tria poezite. konceptime te fresketa dhe origjinale.
Poezia e dyte, per nga vlerat eshte "BREHTIANE", sipas meje. Epitafi me tronditi si poezi!
Por, pse kaq shpejt ky "AMANET" ? JEMI TE RINJ AKOMA. Te gjithe miqte e tu e dine se
kush je. Prozatori im i nderuar FARUK MYRTAJ, para ca kohesh beri nje memorial teper njerezor, te mrekullueshem per TY. Urime. Te perafoj, Myslim Maska.