Hytbi Tarelli lindi në Devoll, por vepra e tij i përket të gjithë Shqipërisë


Viron Kona

Viron Kona


Hytbi Tarelli, veprën e vetë që e kishte më të shtrenjtë se veten, statujën e heroit Adem Jashari, e mori në krahë dhe, nga Kanadaja, e çoi atje ku ishte vend i shenjtë i heroizmit dhe i lirisë, në Prekaz të Kosovës.

E njoha Hytbiun në një vit të shënuar për kombin tonë, në vitin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. E shoqërova atë, së bashku me të vëllanë, mikun tim Kadriun. Shëtitëm në bulevarde dhe sheshe të Tiranës, biseduam për ndryshimet, për ndërtesat që s`ishin më dhe për të rejat, për mjediset e gjelbëruara, shfaqëm konsiderata por edhe merakun që disa gjëra mund të bëheshin më mirë. Vizituam ekspozitën ku shfaqeshin punimet për konkursin ndërkombëtar për Monumentin e Pavarës