top of page

Home Office mund të heq shtetësinë Britanike pa paralajmërim!




Individëve mund t’u hiqet shtetësia britanike pa paralajmërim, sipas një ndryshimi të propozuar, rregull ky i shtuar në heshtje në projektligjin e kombësisë dhe kufijve. Klauzola 9 – “Njoftimi për vendimin për heqjen e shtetësisë një personi” – projektligjit, i cili u përditësua në fillim të këtij muaji, e përjashton qeverinë nga detyrimi për të dhënë njoftim nëse nuk është “e arsyeshme” për ta bërë këtë, ose në interes të të sigurisë kombëtare, marrëdhënieve diplomatike dhe interesit.

Kritikët thonë se heqja e shtetësisë, si në rastin e Shamima Begum, e cila u largua nga Britania si nxënëse për t’u bashkuar me Shtetin Islamik në Siri, është tashmë një ceshtje qe ka sjell diskutimi, si dhe heqja e kërkesës për njoftim do t’i bënte kompetencat e sekretares se brendshëm edhe më te egra.

Frances Webber, nënkryetar i Institutit të Marrëdhënieve Racore, tha: “Ky amendament dërgon mesazhin që disa qytetarë, pavarësisht se janë lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe dhe nuk kanë shtëpi tjetër, mbeten emigrantë në këtë vend. Shtetësia e tyre, dhe për rrjedhojë të gjitha të drejtat e tyre, janë të pasigurta dhe të kushtëzuara.“

Kjo eshte bazuar si pasoje e masave te mëparshme për t’u hequr shtetësinë shtetasve – te dyfishtë të lindur në Britani (të cilët janë kryesisht nga pakicat etnike)teksa ata janë jashtë vendit, masa keto të përdorura kryesisht kundër muslimanëve britanikë. Kjo shpërfill në mënyrë të pafalshme detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe normat bazë të drejtësisë.”

Kompetencat e Home Office për t’i hequr nënshtetësinë shtetasve britanikë u futën pas bombardimeve në Londër të 2005-ës, por përdorimi i tyre u rrit nën mandatin e Theresa May si sekretare e Brendshme nga viti 2010, dhe ato u zgjeruan në 2014. Kërkesa për të dhënë njoftim ishte dobësuar tashmë në vitin 2018, duke lejuar Home Office të dërgonte njoftimin duke vendosur një kopje të tij në dosjen e një personi – por vetëm në rastet kur vendndodhja e tyre nuk dihej.

55 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page