top of page

Homazh pёr Moikom Zeqon



Nё ora 4.00 tё mёngjesit shpirti i hyjnorit Moikom Zeqo fluturoi drejt qiellit. I pёrkiste qiellit dhe jetoi tokёn. Iku njeriu qё i kushtoi jetёn e tij kulturёs shqiptare, ashtu i heshtur dhe pa pretendime, Iku studjuesi qё punoi pa u lodhur duke u bёrё poeti modern, prozatori i stileve tё reja, arkeologu i paepur, historian puritan, publicisti dhe eseisti qё e çoi lart mendimin intelektual shqiptar.

Ai fluturoi drejt qiellit ndёrsa i kushtoi jetёn e tij madhёshtisё sё botёs shqiptare, atdheut tё cilin nuk e tjetёrsoi por veçse i thuri hymne hyjnore.

i sёmurё vitet e fundit shkroi dhe botoi mё dy –tre herё vepra poetike dhe nё prozё, mё shumё se sa kur ishte plot shёndet e fuqi. Kishte parandjenjёn e tё papriturёs sё madhe tё papriturёn qё i erdhi nё 15 qershor, dymbёdhjetё ditё pasi festoi 71 vjetorin e lindjes tij.

Moikom Zeqo ishte i paepur nё krijimin e veprёs sё tij dhe librat qё botonte i konsideronte si fёmijtё e tij dhe gjithmonё thonte se jeta edhe pёr shkrimatrёt ёshtё e shkurtёr por vepra e tyre do tё jetojё gjatё. Ai shkoi drejt qiellit por librat i mbetёn tokёs dhe njerёzve. Meraku mё i mad hi tij ishte bashkёrendimi i mendimeve me lexuesit e tij, lexues qё rriteshin progresivisht dhe kur ata apo dhe kritika shkruani pёr tё ai kishte njё kёnaqёsi sublime jo pёr tu lavdёruar por se e ndejnte qё shpirti i lexuesit hyntre nё rezonancё me shpirtin e tij.

Vepra e Moikom Zeqos ёshtё disa dhjetra vёllimshe dhe pёrbёn njё nga bibiliotekat mё personifikuese tё letёrsisё shqiptare, tё arkeologjisё, tё historisё dhe tё publicistikёs.

Shkrimtarё dhe artistё tё Durrёsit shprehin dhimbjen e thellё pёr kёtё humbje tё cilёn e konsiderojnё si humbje tё kombit. Tё pёrshpirtshme janё fjalёt tyre pёr ngushёllim nё drejtim tё familjes sё tij, pёr “tё fundit Moikomian” ashtu siç i pёlqente ta quanin.

Shpirti i tij shkoftё nё amёshim dhe jehona e veprёs sё tij do tё trondisё vazhdimisht zemrat e atyre qё e njohёn, e donin dhe e lexuan.

Tё pafund janё shkrimtarёt dhe poetёt e rinj qё a i ndihmoi aq shumё dhe i inkurajoi me fisnikёrinё e tij tё pakufi.

Tё pafund janё dhimbjet e tyre pёr mёsuesin virtual tё kulturёs shqiptare. Ai e studjoi arkeologjinё pёr tё nxjerrё nё dritё botёn e madhe shqiptare, studjoi historinё pёr ta shfaqur nё veprat e tij poetike dhe tё prozёs dhe nё publicistikёn dhe eseistikёn e tij nё nivel europian. ai shjkroi pёr fёmijё e pёr lexues tё zakonshёm, sjkroi dhe pёr lexues elitarё dhe studjues tё letёrisё, duke u bёrё kёshtu njё nga autorёt mё tё njohur tё kohёve tona.

Jehona e veprёs sё tij do tё vazhdojё gjatё dhe do tё pёrsёritet nё pafundёsi.

Iu prehtё shpirti nё paqe!

Amen!

Shpendi Topollaj

Fatmir Minguli

46 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page