NJERIU DHE AKTORI QË DINTE TË NA BËNTE TË QESHNIM!
Nga Miho Gjini
Qe viti 1962, kur shoku im i klasës në shkollën e parë (të lartë ) të aktrimit, Bernard Kokalari, gjatë kohës që na dërgonin edhe nëpër grupime amatorësh, më thotë një ditë prej ditësh:"Eja me mua në Kombinatin e Tekstileve, mbas dite, që të shohësh një talent, i cili di aq mirë të lozë në skenë, pa e mësuar njeri!". Dhe vajta. E u stepa kur e pashë. Ai ishte një djal i lezetshëm, jo më shumë se 15-16 vjeç, imcak, po tepër i gjallë që dinte të imitonte bukur dhe të na bënte të qeshnim, duke mbajtur seriozitetin e një aktori të stërvitur! Ishte Koço Devole. Dhe tani nuk e them dot që, ky aktor i lindur nuk është më! Ca kohë u end edhe ai në Amerikë, ku ishte edhe Bernardi, ish regjisori i Teatrit Profesionist " Zihni Sako" të Gjirokastrës, nga familja e nderuar e Kokalarajve, të cilit i dhanë menjëherë n/shtetësinë amerikane, po Koçoja u kthye e unë e ritakova në Fier, tek bëhej një festival teatror dhe kësaj rradhe do të stepesha nga flokët e tij të kuqe...Trill artistësh! ,-thashë me vete. Disa vite më vonë do të më rastiste që të shihja ekranizimin e një komedie të titulluar "Oreksi i madh!" që aktori i preferuar, e interpretonte me aktorët e këtij teatri e i thashë përsëri vetes time, se "ky flokëkuqi amerikan" do ta kishte realizuar këtë shfaqje po aty, kur më befasoi edhe mua që e njihja aq mire dhe e doja aq shumë, si njeri e si aktor. Se teper rrallë qëllonte që këto të dyja cilësi të mrekullueshme, të ishin që të dyja së bashku! Befasia Po, befasia ime ndërkohë, kishte marë një kuptim më të gjërë. Koço Devole kishte fituar përvojën e aktrimit të natyrshëm të atyre artistëve të mëdhenjë, kur fytyra e tyre është thuajse neutrale dhe, përmes syve shehë gjithë pasqyrën e shpirtit dhe fjala buron vetiu, si një magji që të mbërthen të tërrin. Kishte në vet-vehte një intuitë artistike që të befasonte me të vërtetë!Mos ma merni për krahasim spekullativ, ju lutem, që të përmënd me këtë rast, amerikanët e mëdhenj të skenës e të ekranit, si Çarli Çaplinin e pavdekshëm të komedisë e Marlon Brandon e dramave tronditëse, kur atyre, gjatë interpretimeve të tyre bilante, nuk u lëvizte asnjë nga muskujt e fytyrës, si edhe dy-tri nga artistët tanë,- aktorët e natyrshëm të komedive tona klasike, Mihal Popin e Viktor Gjokën, duke shtuar ca me të rinjë se ata, siç e kemi Robert Ndrenikën, apo edhe Bujar Lakon me Agim Qirjaqin që nuk i kemi më! Befasia shtohet tek Koço Devole edhe nga fakti se nuk bëri shkollë. Kishte lindur i tillë. Sikur kishte ndodhur edhe me Çaplinin e Popin tonë, të cilët bënë shkollë me artin e tyre të lindur! Pedagogia ime ruse, Çefranove na thoshte se "një qime e ndanë heroin nga anti heroi dhe mjafton vetëm një detaj që ta rëzoj atë përtokë , kur kjo s'ka të bëjë e nuk përputhet me karakterin e heroit, të aktorit e të kujtdo njeriu". Rolet e Koço Devoles janë të tillë, që asnjeri prej tyre, nuk del nga "shtrati i komedise" dhe asnjë prej detajeve, gjesteve, fjalë-veprimeve nuk stonojnë karakterin komik të figurës. Sido që të jetë personazhi. Tek ajo komedia e Teatrit të Fierit ku Devole interpretoi dy role në të njëjtën shfaqje, gati pa u dalluar nga njeri-tjetri dhe ka një transformim befasues të krejt figurës, po edhe detaje komike që nuk përputhen fare tek të dyja figurat. Po edhe brenda së njëjtës figurë ka trajtime deri në nuancat më të holla, të cilat vendosin edhe masën e duhur midis figurës satirike me figurën groteske që kanë të dy personazhet e tij. Si edhe brënda të njejtit tip. "Kujdes,thotë ai, pensionisti "oreksmadh" i Devoles , -në shtratin e vdekjes,- kujdesuni që, kur të më bëhet autopsia...( e befas ngec, duke zbërthyer e mbërthyer nga frika e vdekjes, zinxirin e bluzës). Po kjo ëshëtë paradoksale. Një interpretim kaq i natyrshëm e me një komicitet të thellë, vetëtimthi, brenda groteskut dhe është krejt i kundërt me personazhin tjetër po të tij, dashnorin e se vesë,- tipi i pseudo njeriut, delenxhiu hipokrit, që turfullon para gjithçkaje e gjithkujt, për të fshehur vetveten! E ndarjet, tipizime te tilla, dinte t'i bënte krejt lirshëm e me një fantazi të çartur, një aktor si Koço Devole! Kishte raste që i shpëtonte ndonjë gjest, pasthirmë a frazë krejt ndryshe ,si një ekspreion i abrurditetit e jashtë kontekstit të figurës, po ama, nuk e prishte tipin, figurën, po e bënte atë edhe me origjinale. Aktori Devole qe krijues i një organiciteti rrjedhës, të cilit i lejohej edhe improvizimi nga ana e regjisorit, që në rastin tone ishte vet dora, Koço Devole! I cili merrte vetëm një batutë të vetme prej një seance parlamentare, kur njeri prej ministrave tanë tha se "ngrritja e pensioneve tek ne, bëhat aq sa pensionisti të vejë e të blejë një kofshë pule!" e me ketë batutë sajoi një komedi të tërrë! E qeshura u takon të tjerëve Kur në vitin 1967 përfundova së shkruari monografinë për Artistin e Popullit Mihal Popi dhe po i'a lexoja aktorit të madh të humorit, porsa mbylla edhe fletën e fundit, e pyeta:" Cili është sekreti yt që, në skenë je shumë serioz e spektatorët qeshin"? Ai 'mu përgjegj kështu:" Unë interpretoj në skenë hallin, dramën që ka peronazhi i komedisë dhe ç'ndodhte? Spektatorët ç'kuleshin së qeshuri!". Këtë bënte edhe Koço Devole, përpos "Vis Comika" që e kishte përbrënda vetes dhe nuk spekullonte me të, kur delte në skene apo përpara kamerës Kinematografike. Ndërkohë që nëpër skenat tona dhe në disa skeçe e programe televizive spekullative, jo pak herë , më shumë qeshin aktorët që gjasme "bëjnë komedi" e qeshin vet me ato që thojnë e bëjnë, pa qeshur spektatori asnjë grimë! E, jo në pak raste, regjistrohen të qeshurat gjetkë dhe i vendosin ato artifisialisht tek aktori që s'di fare të bëjë të qeshin të tjerër!Kjo nuk ndodhte kurrë me Koçon.Veçse në rrethe të ngushta shoqërore e familjare, me oreksin e vet të batutave me krypë. A nuk i keni pare vallë dy komeditë nje aktëshe të tij, xhiruar në Guvën e Pedonales së Tiranës, me të dy regjistrimet e subjeteve komike, të njerës për ish qeveritarët e së djeshmes , si edhe për deputetët e te sotmes që pasurohen brënda nje ditë-nate? Serioziteti i Devoles në të dyja rolet analoge eshtë super dramatik, i mbërrthyer nga ankthi i tij i të dyja rasteve...Në atë të parën, ku ai interpreton me Mehdi Malkën, Vangjel Toçen e Zamira Kitën, ka një përjetim të jashzakonshëm të situatës dramatike, saqë ndjehet përmbysja që ka ndodhur e jo më kot Koçoja, si regjisor, i fut ata në këtë "guvë prehistorike", si të ishte "vrima e miut". Satira super-tallëse i nxjere jashtë kohe e jashtë loje këta personazhe të Historis Kombëtare! Në ekranizimin e satirës për Enverin e Sillon, "Gjuetia e Fundit", Devole e interpreton personazhin e vet Sillos (Oficerin vigjilent të ish Sigurimit të Shtetit S.G, kur ai ishte ende gjallë, duke e stigmatizuar aq bukur, me gadishmërinë e servilizmin përulës së tij, deri në një përkushtim dramatikisht ndaj Udhëheqësit?!.Këtu është e jashtëzakonëshme sfida e satirës, vërtetësia . Personazhet janë ata që ishin , ndërsa situata teje komike dhe ne biem për tokë prej të qeshurave, para këtyre figurave tashmë jashtë kohe e jashtë "loje", në perëndimin e tyre, prej të ciiëve edhe dridheshim nga frika e gjëmave që ndodhnin, paralelisht me ato parakalime tërrë lule e fishekzjare mbrëmjeve të festave! Ky pra është sekreti i përhershëm i gazit të shëndetshëm që shkaktonin edhe interpretimet e Koço Devoles, në të pesëmbëdhjetë kinokomeditë e tij, nëpër skeçet e vitit të ri, po edhe kënaqësia që ndillte në publikun tonë, me të gjitha prezantimet e tij elegante të festave vjetore të këmbimit të viteve.... E në të gjitha rolet "sheshi i lojës" qe i tij , me një çkontraktim të plot psiho-fizik. Një teoricien amerikan, Lee Strasberg, profesor e themelues i "Actor Studio"të Ny Yorkut, thoshte se "Vetëm pas njëzet vjetësh ndodh një gjë e çuditëshme, që nuk ka lidhje fare me faktin nëse një aktor është i mirë, apo i keq: ai e ndjen fare thjesht që kur hyn në skenë, ai hyn me sigurinë për të qëndruar aty, e përfton këtë lehtësi të mrekullueshme që është njëra anë e medaljes së fituar ngaqë ka thithur pluhurin e skenës për gjithë këtë kohë". Këtë thoshte gjithmonë edhe Kadri Roshi ynë i madh : "Po nuk hëngre pluhur skene, nuk bëhesh dot aktor!". E këtë bënte edhe aktori i ndjerë, Koço Devole, edhe pse kemi thënë se, ka lindur si i tillë. Punonte si "qëni",-sikundër e thotë edhe populli ynë! Guximi krijues Satira eshte gjithmonë e rezikëshm e ka telashet e veta. Sepse fshukullon deri ne asgjësimin e veseve e të fenomeneve, pra edhe të mbartësve të tyre, qofshin këta edhe në "majën e kupolës" së shtetit, qofshin të perënduar , të vdekur , po edhe gjysmë të gjalle e te gjallë plotësisht. Dihej kërcënimi që i erdhi aktorit pas talljeve me Enver Hoxhën dhe të shoqëruesve e pasuesëve të tij, bile deri në kërcënime vdekjeprurëse. Po talljet që u bënte të koruptuarve të pushtetit demokratik , të djathtë e të majtë, të periudhës së tranzicionit tepër të gjatë? Ose, ato monitorimet televizive të emisionit "Fiks Fare" me adresimet e tyre direkte , tok me atë Filip Çakulin e heshtur, me lapsin e tij të "mprehur mirë", a nuk ishin fshikullime tallëse publike , direkte dhe me emëra , deri në rangjet më të larta?!. Koço Devole ishte një artist me plot guxim e kurajo qytetare..Realisht, bënte sa ishte e mundur më shumë që ti shmangej antagonizmave me pushtetitn e politikëm e përsëri bine brënda saj. Bënte "dredha" kur drejtuesit e televizionit tonë, edhe trëmbeshin për veten e tyre, kur i shihnin të përfunduara "proçkat" e guximëshme të Koços! Si dje, po nganjëhere edhe sot, kur hakmarrësi ndëshkues, po edhe"çensura" e padukëshme, merrte "ngjyrime" e trajta të tjera të dhunshme, deri në përdorimin e tritolit para derës së shtëpisë tënde!! Bile, humori e satira me "kuadrot", është edhe më i rezikshëm se tritoli! Se nuk e thoshte keq Lenini se, "që nga çasti që ti thua se "nuk merresh me politikë" , ti sapo ke filluar që të bëshë politikë"! Devole e dine këtë e s'kishte ç'të bëntë e ç'të dredhonte. Të gjitha kinokomeditë e tij, ishin konfrontime me politikën që bëhej dje, po edhe sot. Kujtoni atë personazhin e tij që kërkon të krijojë një parti politike, me gërma (!), mbi ato afro 20 të tjerat që janë krijuar, të mëdha , gjysmë të mëdha, të vogëla e bile pa antarë fare, për t'u bindur se sa tallës,thumbues e real njëherësh, ishte Devole me komeditë e tij të vogëla për këta partiak, deputetë e "partibërës" që gjoja rrihnin probleme "të mëdha", medemek " të kohës", po realisht ishin të ç'politikës aktuale, inerte, si "ferrë nëpët këmbët" tona që bënin vetëm "në vënd numëro"! Vet Devole qe i papajtueshm me kohën e vet dhe u rrëshqiste angazhimeve politike, bile mund të thuash se qe i parakohshëm. Artistikisht një "Figurë Komplekse": si autor- aktor e regjisor...Ç'të thuash tjetër, me dhimbje, për Koço Devolen që na iku aq befasisht, të cilit i shkrepte një ide në kokë, e rrëmbente menjëherë lapsin të bënte skenarin dhe pastaj të interpretonte me regjinë e tij. Në këte trinitet e ndjente veten mirë e të vetëdijshëm për atë që bënte dhe e realizonte mirë , me shumë humor e fantazi,,,,Një humor që rridhte organikisht, merrte nuanca e krijonte , jo vetëm gazin e shëndetshëm , po edhe mesazhe interesante. Dhe vizioni që krijonte me mesazhin e tij qe alarmonjës për shoqërine dhe për politikën e shtetit..... Kontrastet e një jete Jeta e këtij njeriu me plot humor, i këndshëm në skenë e në film, i këndshëm edhe në jetë, i ka kaluar vitet me një sërë kontradiktash e kontaste jete, si edhe me "prapësira" e mendime te "rezikëshme borgjezo-revizianiste"!Duke filluar qe nga Kuçova ku ka lindur, në atë qytezë punëtorësh të naftës, ku i ati jepte filma për ta, në Klubin e Naftëtarëve dhe djaloshi Devole mund të shihte edhe ndonjë film pa para. Po arrdhja e familjes në Tiranë e vendosia e tyre në Kombinatin e Tekstileve të Yzberishit, nuk qe aq e mbare dhe e suksesëshme, ashtu si nuk qe i mbarë edhe emri i Stalinit që i vunë e që do të hiqej pas tri a katër dekadash , bashke me bustin e tij dhe , më pas akoma, do ti mbeteshn vetëm muret!Gjithsesi do të shërbente që rrethi shoqëror i fëmijës sevdalli, të ishte më i gjërë. Fillimisht i hypi pasioni i vizatimeve. Bënte karikatura të mira, që më mbrapa i perfeksionoi, derisa të vinte në moshën e rinisë, pikërisht atëhere kur do ta njihja edhe une, në moshen 16 vjecare, në grupin e teatrit, -pasion i nisur që me aktivizimin e tij në filmin "Debatiku". Ndërkohë, vazhdimin e tij në studimet e larta , sikundër rrëfente Koço Devole, do ta prishte edhe një "kleçkë biografie" që kishte të bënte me hijen që la xhaxhai i tij i ikur për në Amerikë që në vitin 38 e që, gjatë regjistrimeve ishte bërë çuditërisht 48 prej ndonjë n/punësi të shushatur të Gjëndjes Civile! . Hyrja e tij ne Fakultetin e Inginerisë Mekanike nuk ishte në parametrat e dëshirave e të pasionit vetiak, prandaj edhe përpjekjet e tij do të kalonin "së prapthi", kur donte të ndiqte Institutin e Arteve , ku ngutja, mospregatitja e rregullt, po edhe frika e "hija" që lëshonte ai "Amerikani iaratusrur"!,sikundër ndodhte shpesh meartistët me talent, nuk pati"dritën jeshile!" Kështuqë humorstin Koç o e "përlau" detyrimi ushtarak, ku përseri e priste edhe njëfarë shansi: Estrada e Ushtarit, ishte si një"fat i madh", që aty të gjënte një grupim artistësh me emër, sikundër qenë: Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Shtjefën Palushi,Dhimitër Furxhi e Sejfulla Myftari, duke bërë edhe një jete aktive skenike, me shfaqje në të gjitha skajet e vendit, që nga Skraperi e mali i Tomorit, ku kishte reparte Ushtarake, deri në Orosh të Mirditës dhe në Karaburun,në skajin më të largët të tij , ku nuk kishte më tepër se11 ushtarë të mënjanuar. Po i ka qëlluar të bënte skeçe dhe para nje gjenerali të vetëm. "Të bënte humor përpara një gjenerali që ishte shtruar vënçe, para një gjysmë derri të pjekur ,-thoshte atëhere Koçoja, nuk ishte gjë e lehtë!". Mirëpo, tek ky aktor-ushtar do të "viheshin re" edhe ca "mendime e veprime "mikroborgjeze" që do ti rrëfenin atij "proçesin kinez të riedukimit"! Duke shtuar këtu edhe "çrregullimet biografike", pas shërbimit ushtarak, artistin e humorit do ta pëplasnin në disa punë të rëndomta fizike, riedukuese, që kishte Kombinati , po që do të përfitonte rrishtazi në saj të pedispozitës humoristike të aktrimit e talentit si karikaturist, duke gjetur vënd pune në revistësn"Hosteni", pranë mjeshtrave të spikatur të asaj kohe: Zef Bumçi, Bardhyl Fico,Shtjefën Palushi e Bujar Kapexhiu, po edhe të humoristëve Spiro Çomora, Gaqo Veshi, Filip Çakuli, Niko Nikolla e tj.Gradualisht djaloshi Devole do të merrte karakteristika të mira pune,do të quhej "i korregjuar!" dhe kështu do t'i hapnin dyert e TVSH-sës. Dhe, pas kësaj "Odiseje" do të niste "përroi" i prurrjeve të sukseseve të komedisë, të etradës, të filmit e të spektakleve të Vitit të ri që mezi priteshin atëhere, si gëzime të vetme që kishin mbetur,-që të gjitha me vlerën e artit të vërtetë profesional. Mirëpo ndrrimi i epokave, tranzicioni i gjatë , me gjithë ato zhvillime shoqërore të pa stabilizuara, me gjithë ato udhëtime e sprova e shanse të mjergulluara në trekëndëshin e madh Shqipëri-Amerike-Itali, nuk do ta "shpëtonin" Koço Devolen , edhe pa incidentin e një "historie droge", si të ishte njëfarë "skeçi i hidhur" i ndërmjem i tranzicionit rraskapitës të të gjithë shoqërisë tonë...Po në vitet e tij të fundit, gjithëçka do të harrohej e ndreqej, dotë kishim nga Koço Devole një shkëlqim ripërtëritëss, po edhe dekorimin me Urdhërin e Lartë të Shtetit "Mjeshtër i Mad", plotësisht të meritur.Një udhëtim i merituar edhe në artin tonë të humorit e të satires, aq sa , miku i tij, himoristi Filip Çakuli do ta përcaktonte mbi arkivolin e tij si "Epok a e Koço Devoles!", pasi edhe flama e pandalshme e tragjike e Coronavirusit, do të mbyllte përgjithmonë edhe "siparin e jetës" të këtij artsiti të madh të komedisë. Ikja e tij qe një padrejtësi po kaq e madhe!
(Shkruar në Athinë, sot 12/11/2020 në rethana LOCKDOWN)
コメント