Holokausti serb kundër shqiptarëve të Kosovës


Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë shkrim po e bëj për t’ua sjellë në kujtesë jo vetëm Europës por edhe Kryeministrit të Shqipërisë dhe politikës së Shqipërisë në tërësi që dinë pak, që bëjnë ndoshta edhe sikur nuk e dinë të vërtetën historike të genocidit dhe të holokaustit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

Politika e Tiranës nëse ajo nuk ka ndjesi për atë se çfarë kanë pësuar shqiptarët e Kosovës, apo pse edhe u intereson vetëm interesi i ngushtë personal i tyre ,pushteti e pasuria; dhe nëse nuk e mbrojnë dhe nuk e përkrahin integrimin , konsolidimin e shtetit dhe të pavarësisë së Kosovës,integritetin territorial të saj , bëjnë mirë që të heshtim dhe të mos i bëjnë dëm Kosovës dhe as kombit shqiptar.

Po ua kujtoj shkurtimisht holokuaustin serb kundër shqiptarëve si opinionit, mediave, politikës dhe politikanëve të Tiranës që ta shohin si historinë ashtu edhe realitetin në marrëdhëniet shqiptaro-serbe ashtu si realisht që meritojnë të shikohet dhe të mbahet qëndrim i duhur ndaj tyre, e po ashtu por edhe Presidentit të Kosovës H. Thaçi e sejmenëve rreth tij.