top of page

Historia më e vjetër


Historia më e vjetër

Astrit Lulushi


Astronomët thonë se mitet për yjet e 'shtatë motrave' mund ta kenë origjinën rreth 100,000 vjet më parë.

Në qiellin verior në dhjetor është një grup yjesh i njohur si Peiada, ose "shtatë motrat", por nga Toka duken gjashtë. Pra, pse themi se janë shtatë prej tyre?

Shumë kultura në mbarë botën i referohen Plejadave si "shtatë motra", dhe gjithashtu tregojnë histori mjaft të ngjashme për to. Pas studimit të lëvizjes së yjeve shumë astronomë thonë se këto histori mund të datojnë 100,000 vjet më parë, kur konstelacioni dukej krejt ndryshe.

Në mitologjinë greke, Plejadat ishin shtatë vajzat e Atlasit. Ai u detyrua të mbante qiellin përgjithmonë, dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të mbronte vajzat e tij. Për të shpëtuar motrat nga gjahtari Orion, Zeusi i shndërroi ato në yje. Por historia thotë se një motër ra në dashuri me një të vdekshëm dhe u fsheh, prandaj ne shohim vetëm gjashtë yje.

Një histori e ngjashme gjendet midis grupeve aborigjene në të gjithë Australinë. Në shumë kultura aborigjene australiane, Plejadat janë një grup vajzash të reja dhe shpesh lidhen me ceremonitë dhe historitë e shenjta të grave. Plejadat janë të rëndësishme si një element i kalendarëve dhe astronomisë aborigjene, dhe ngritja e tyre e parë në dhjetor në agim shënon fillimin e dimrit.

Një interpretim aborigjen australian i plejadës së Orionit thotë se tre yjet e brezit të Orionit janë tre të rinj që shkuan për peshkim në një kanoe dhe kapën një peshk të rrallë, të përfaqësuar nga Mjegullnaja e Orionit. Pranë Shtatë Motrave në qiell është yjësia e Orionit, e cila shpesh quhet "tepsi" në Australi. Në mitologjinë greke Orioni është një gjahtar. Kjo plejadë është gjithashtu një gjuetar në kulturat aborigjene. Njerëzit në Australinë qendrore e konsideronin Orionin si një "gjuetar të grave" dhe veçanërisht të grave në Plejada. Shumë histori aborigjene thonë se djemtë po ndiqnin shtatë motrat - dhe njëra nga motrat ka vdekur, ose është fshehur, ose është shumë e re, ose është rrëmbyer, kështu që përsëri vetëm gjashtë janë të dukshme.

Tregime të ngjashme të "Plejadës së humbur" gjenden në kulturat evropiane, afrikane, aziatike, indoneziane, amerikane vendase dhe australiane aborigjene. Shumë kultura e konsiderojnë grupin si me shtatë yje, por pranojnë se vetëm gjashtë janë normalisht të dukshëm.

Si ka mundësi që historitë e Aborigjenëve Australianë janë kaq të ngjashme me ato Greke? Antropologët mendonin se evropianët mund ta kishin sjellë historinë greke në Australi, ku ajo u përshtat nga njerëzit aborigjenë për qëllimet e tyre. Por historitë e Aborigjenëve duket se janë shumë, shumë më të vjetra se sa kontaktet evropiane. Dhe kishte pak kontakt midis shumicës së kulturave aborigjene australiane dhe pjesës tjetër të botës për të paktën 50,000 vjet.

Të gjithë njerëzit modernë e kanë prejardhjen nga njerëzit që kanë jetuar në Afrikë përpara se të fillonin migrimet e tyre të gjata në skajet e largëta të globit rreth 100,000 vjet më parë. A mund të jenë kaq të vjetra këto histori të shtatë motrave? A i mbanin të gjithë njerëzit këto histori me vete ndërsa udhëtonin në Australi, Evropë dhe Azi?

Matjet e kujdesshme me teleskopin hapësinor Gaia dhe të tjerët tregojnë se yjet e Plejadave po lëvizin ngadalë në qiell. Një yll, Pleione, është tani aq afër yllit Atlas sa të dy duken si një yll i vetëm me sy të lirë. Pra, 100,000 vjet më parë, shumica e njerëzve me të vërtetë do të kishin parë shtatë yje në grup.

A është e mundur që historitë e Shtatë Motrave dhe Orionit janë kaq të vjetra që paraardhësit tanë ia tregonin njëri-tjetrit rreth zjarreve në Afrikë, 100,000 vjet më parë? A mund të jetë kjo historia më e vjetër në botë?

13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page