Kur u shfaq me marifetin më të fundit
të gjithë qentë në qytet filluan të lehin
të gjithë gjyshërit bashkuan lotët me nipërit e mbesat në sy
në qoshin e qelqtë televiziv dolën të ngrirë
unë nuk mund ta kaloja kufirin e saj me një mbyllje totale
as që bëhej fjalë të lexoja ndryshe në ndonjë fytyrë
se si njerëzit e duan njëri-tjetrin të çmendur në heshtjen globale.
Por ajo që duhet të ndodhte do të ndodhte
kështu që heshtja kishte vetëm një stigmë imagjinare
mbrëmje të lodhur, drekë të hutuar, mëngjes të trishtuar
njeriu i mërzitur, ai as nuk shkon më në shkollë
është një pushim i gjatë dhe gjithçka është si pushime
brenga e vetme është mbi dukuritë normale,
si pamja në një ëndërr të heshtur brenda heshtjes,
si pamja në syrin e mendjes
dhe zvarritja e fjalës në publik
për të analizuar botën nga lart.
Kur lindi me marifetin e stisur
u shtri vetë heshtja gjerë e gjatë mes zhurmave
në një linjë me të ishte dhe një linjë imagjinare
as nuk e dija që zonjat ëndërrojnë për dashuri të përjetshme,
as që e dija se edhe fëmijët kanë halle
as që e dija thuajse se në këtë jetë
nga heshtja imagjinare lindin edhe poetë.
Për një heshtje imagjinare mbajta frymën gjallë
renda mbi oqean, dete, liqen, lumë e fushë e mbi mal
për një Zonjë zgjova një Vullkan,
i ndalova qentë që lehnin në dhimbjen e heshtjes,
e pastaj iu luta që ta kisha sa më pranë
vendimin tim të paheshtur letrarë
iur qasa pastaj nga afër dhe pastaj nga dy metra larg
më lejo të të puth në shpirt, në zemër, në varg,
e që atë ditë vetë heshtja mbeti e pafjalë
e heshtjes nuancat iu zhbendën
teksa të gjitha dashuritë pushuan në vargun tim të bardhë
gratë e puthura me heshtjen imagjinare u çmendën.
Comentarios