HERONJVE TË GREQISË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 20, 2021
- 1 min read

(arvanitëve dhe çamëve)
Shumë Zervas... njohu Çamëria që ia vranë e therën me mijë bij e bija e të mirat materiale dhe pasurinë... ia grabitën e plaçkitën pastaj ua dogjën shtëpitë i dëbuan nga vatrat shekullore nërrëshqitje si t’ishin orteqe bore. * Por nga ana tjetër veprimet e tij me shokë, janë fytyra e vërtetë e shtetit të Greqisë por e tonës tokë... e cila pavarësinë e vet e fitoi me gjakun e derdhur të çamëve dhe arvanitëve, një popull autokton, me një gjuhë e me dy fe, i mbirë prej kohësh në Thesprotinë e lashtë, t’shtrirë deri në Akarnani e që rranë për të vetin atdhe por që u mohuan gjithmonë jo vetëm nga të tjerët por mbase edhe nga ne të mjerët që, si të huaj i pamë, e asnjë fjalë të vetme, në nivel shteti, më nuk e thamë..?!
© Kasam ShAQIRVELA









I nderuar Kasam,
Ju përshëndes fort miqësisht për këtë poezi me nerv të fuqishëm atdhetarie. Ju vini në dukje heshtjen e atdheut amë pë masakrimin barbar të vëllezërve tanë çamë nga egërsia fashiste greke. Kjo heshtje është turpi i politikës sonë pa bosht kombëtar, duke filluar që nga kryekrimineli Enver Hoxha deri te politikanët mercenarë të këtyre 30 viteve të fundit.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 21 dhjetor 2021