top of page

Henriku një meteor...




Henriku një meteor në orbitën e mëndjeve dhe shpirtrave tanë. (Kushtuar Eni Isufit ,Enit tonë të dashur e të pavdekshëm) Nga Mentor Serjani Ishte Janar i vitit 2004 Një telefonat do të e na drejtonte drejt spitalit të Niqeas në Athinë, kishte ardhur për vizitë një i afërm i sime shoqeje, dërguar nga qëndra shëndetësore Agious Theodhorous per trajtim mjeksorë të avancuar, u shqetësuam dhe shkuam menjëherë. Ne ato vite kishim dy femije të vegjël, kuptohet veshtirësit e rritjes së tyre dhe mungesa e kohës për të shkuar diku ,apo për të kryer punë të tjera ishte e kufizuar ,tamam vite lufte, por që i përballonte forca e rinisë, vetë femijët pasi ata janë burimi i çdo gjëje të mirë. Shkuam në spital, një vizitë rutinë dhe tham se çdo gjë do të mbaronte këtu, po jo nuk qe e thënë, rruga e spitalit për ata, për ne, për djalin, prindërit e tij do të bëhej e stërmundimshme.Spitali tashmë ishte bërë pjesë e përditshmërisë, duke na bërë të gjithve herë optimist e herë pesimist. Kush mund ta afronte të keqen, - askush. Henriku një djalë energjik, i pamshëm, i fortë për tej kufijve të moshës së tij 20- vjeçare, vuante nga një sëmundje e cila pavarësisht fjalëve të mjekëve se ishte e kurueshme, mos besimi tek të afërmit ishte I natyrshëm, por i shprehur me rezerva, për të mos humbur vet shpresën, për të dhënë sado të mundeshin, atë "lëngun" jetësorë për ta vazhduar jetën. Ec e jake të pa para. qëndrim më këmbë, me gjum e pa gjumë të njerëzve të tij dhe sidomos nënës, që nuk ju nda kurrë, si mund të jetë ndryshe për një nënë. Edhe ne përpiqeshim në këtë luftë të vërtetë për jetën të jepnim sadopak ndihmën tonë modeste, duke bërë të gjithë bashkë aq sa ishte e mundur brenda kesaj të pamundure, por as mundi, as vetë mrekullit e zotit, nuk e bënë dot mrekullinë.



Henriku,- si e njoha unë atë, -ashtu siç ishte nga natyra, nga karakteristikat e tij të rralla si një djal aktiv, I lumtur, miqësorë, me një temperament të jashtzakonshëm, tepër i vëmendshëm. Edhe pse e sulmonte shëndeti si dhe në fëmijërinë e tij me një mijë e një peripeci,ai nuk dorëzohej,nuk demoralizohej, ai kishte ëndërra për jetën. Nje djalë korrekt deri në (qindarkën) e fundit nëqoftëse do të shprehemi me saktësi matematike, I sjellshëm por edhe hokatar, i zhdërvjellët, simpatik, mjaft tërheqës si një fotomodel ku femrat i " ngjiteshin" si me tutkall. Dhe ne më të mëdhenjtë, jo pak herë, nisur nga pozita e të madhit i bënim vrejtje për prishje të imazhit te të tjerët, por edhe i madhi bën gabime, ç'faj kishte ky njeri që i dashuronte zëmra, shpirti si çdo njeri .Kushdo qoftë kur do të hedhë në dorë ndonjë të "mire", natyrshëm që vuan , ndërsa Enit i vetë ofroheshin e adhuronin e dashuronin këtë njeri. Po ku mund të ndalej shpirti i tij. Nje shpirt që vlonte si magmë që nga thellësitë e shpërndahej si lava e zjarrtë e një vullkani Nuk do ta harroj atë natë në spital ku shpirti i tij ëngjëllor fluturoi drejt hapsirës së parajsës, agonia,dhimbja e prindërve të tij ,të cilët me gjithë këtë goditje shpirtërore po të mos ndodheshim ne njerzit e afërm mund të përfundonin në tragjedi nga ky tmerr dhe llahtarë që panë (pasi ata tentuan të hidheshin nga dritarja e katit të 4-ët).

Një e papritur e madhe që nuk e kisha përjetuar e imagjinuar asnjëherë, si mund ta pranonin të afermit, humbjen e dritës së syve, nuk di se si dolëm nga kjo situatë, por e rendësishme është që nuk patëm më humbje. Vlen për të përmendur dhe falënderuar përpjekja titanike e doktorëve dhe infermjerëve, te cilët nuk ju shkeputën asnjë minut, respekt për humanizmin e tyre. Dhe fatkeqësisht kambana ra në orën 12:00,Marsi sapo kishte mbritur,marsi perëndia e luftës sipas mitologjisë romake , kërkonte viktimën e radhës,edhe pse i përjetova të gjitha momentet, nuk gjej dot fjalë e shprehje për ta sjellur në optikën e të tjerëve, - të gjallë,- atë moment të vështirë, prekës, ku njeriu e humbet tërësisht toruan. Për pak ditë kortezhi mortor do të nisej për në Atdhe,i përcollëm deri në Janinë,nuk kishim dokumenta për të shkuar,me gjithë perpjekjen titanike që bëmë në ministrinë e rendit nuk na pajisën me nje leje të posaçme Nuk mund ta duroj apo edhe ta tregoj tani dhimbjen e Fitit (Nënës), Kujtimit (Babait), të vëllait Julit dhe të motrës së tij të dhëmbshur Sigridës. Ishte këputur një lule e sapo çelur, në moshën më të t bukur, në stinën më të bukur. Ky ishte, është dhe do të mbetet i tillë, Henriku ynë, në shëmbëlltyrën tonë, për herë i gjallë dhe i bukur, si pika e vesës së mëngjesit, si rrezja e parë e diellit, si ndriçimi vezullues I hënës, si një shënjtor apo pejngamer, të cilin perëndia e futi në gjirin e vetë. Henriku apo Eni siç i flisnim ne me përkëdheli, kishte një dashuri të tejskajshme për njerëzit dhe bëhej cop e udhëtonte me kilometra të tëra, për t'iu gjendur në krah njerëzve të tij kur kishin nevojë. Humbjet e njerëzve të dashur janë plagë të pashërueshme për këdo, por kur janë si ky rastë, ato janë dhimbje për të gjithë. Sa herë që e kujtoj nuk mund ta besoj se si mund të shuhej një yll, si mund të rrëzohej një kollos, si mund të ndërpritej kjo dritë, si mund të durohej kjo gjëmë. Sa herë që e kujtoj nuk e besoj, - ja pra si ndodh me disa njerëz,- edhe pse kishim një kohë të shkurtër njohje. Dashuria dhe kujtimi për të do të vazhdoj brenda nesh, si një vid pa mbarim që vazhdon e vazhdon, e kujtojmë e na "kujton", në përjetësi. Toka të qoftë e lehtë si pëndë. Qielli të rrethoftë me dashuri si nënë, Dielli dhe Hëna tu bëfshin vëlla e motër. Babai si një yll mëngjezi në shkrepëtim, nuk i ndalon dot lotët Αjo që të deshi dhe e deshe vello e bardhë në amëshim, Në zemrat dhe shpirtrat tanë mbetej një trim, Një gjëmim, në horizontin e kthjelleët ,-vetetimë. Zemra dhe shpirti yt u prehtë i qetë e i paqtë në parajsën e vërtetë.


34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page