HENËN PRES.....
Ma rrembyen sonte henën rete e nuk shikoj sytë e tu
Ndjej frymëmarjen tende e pengmarrësve u ulem në gju
.
Me gishtat të kreh flokët ,si i dalldisur aromën ta rufit
Henën pres,patjetër do t'u iki pushtuesve,do t'i ndezë sytë.
Në limanin,me dritën përrallore të henës,anijen ankoro
Më rrembe dhe mua,nuk ankohem,si sirena më torturo.
MEDITIM PRANË DETIT
Një yll sonte shuajti etjen në buzët e detit
U dehen valet e puthen gushen e qytetit
I malluar i ndjek e lutem të më sulen me furi
T"ua rrembej yllin e ta var ti,si dhuratë në gji
Dhe uëe të kem ku te falem në tempullin e ri
Në qiellin e pëllumbave.ku ndrit nje tjetër yllësi
SA HERË MË TRAZOHET SHPIRTI
Me lumin tim të mirë,kalova deri në të gdhirë
Shpatullat m’i mbeshteti tek bregu i tij i sertë
Më mbuloi me degët e rrepeve të mos ftohem
Më nanuriti ëmbël me një gurgullimë të lehtë
Si një vals melodia e tij vjen të më qetësojë
Ca stërkala nga shpirti i tij, në buzë më hedh
-Flenë edhe zogjtë të të thoshnin një baladë
Prit pak,të bekojë me një tufë lulesh të verdhë
Sa herë shpirti me trazohet tek ty vij kokëulur
Tek ty gjej ngushellim,e imja e bukura Bistricë
Ti,me një pece ballin ma lag me ujin e bëkuar
Më shkund nga supet:Mbahu mor burrë një çikë
NDJESI TRISHTIMI
Ky i paudhi trishtim seç m’u shfaq si hije përpara
Një gjethe vjeshte e verdhë befas m’u ul në sup
Larg fshihem, në humbëtirën e kuqe të përendimit
Ai vjen nga prapa,kërkon një përqafim fare pa turp
Kujtimet e kuqerëmta humbin toruan në horizont
Trazohen me gjethet e marra në sokakun e vetmuar
Hëna e zbehur dridhet e yjet e përgjumura nuserojnë
E në shpirtin e së dashurës,ca pika malli kanë vesuar
ANKTHI I KTHIMIT
Dallëndyshet sot iu përgjeruan qiellit të hapë pistën
Vetem një copë brenge morem me vete për udhëtim
Me ca klithma dhembje kyçen derën e folesë se tyre
E mallin e varen në qafë ta kenë si hajmali në fluturim
Sinjali i nisjes u dha, një pusullë nxitojnë të më lenë
-Lexo amanetin, e ke aty brenda, në një qoshe në fole
Pastaj krahët e përmalluara përqafojnë të brishtën erë
E orkëstrojnë të trishtën melodi ‘’O e bukura More’’
Në thellimin e hidhët t’i shoh të vijnë si agu në kaltërsi
Ngarkuar në krahë të mbajnë si nuse të mirën pranverë
Ndofta rihapet edhe porta e endrrës sime,kjo fole e kyçur
Të mbushet me dritë, të varen në të si llamba,yjet e terë .
E PREK BUTËSISHT
Nuk u ngopa jo, me aromën joshesë të manxhuranës
E ziej dhe e pi si çaj,të më dehen sytë,si sytë e Zanës
Buza xheloze mbajti ca pika qe puthja të ketë aromë
Gusha i vargezoi gjethet dhe i tha lulezimit, lulezomë.
E prek dhe në vesh i peshpëris: Ah, moj manxhuranë
Një sykaltër më ndjek fshahurazi, nga dritarja matanë
PSHERËTIN DHE LUMI
Nuk më qetësoi prapë fytyrëkaltri im, e mira Bistricë
Në zall më shtroi një gune e gur të latuar më vuri jastek
Spëktakël bëri më hënën në një vallëzim elegant,brilant
Pastaj e mori prej dore e ma solli si nuse të bukur në breg.
Kuvendojmë të tre në grahmat e natës së shurdhët, mister
Hëna e dhembsur më puth sytë e lumi diçka seç më thotë
Në rezonancë me drithmat e zemrës edhe deget e shelgjeve
E larg, ah larg, perpilitet një emdërr me dhimbje aq shumë
Ca gllenjka kaltërsi më jep lumi të kungojë shpresën time
Me ujë kristali freskon endrrën qe është vyshkur aq shumë
Me fërfërimë të shelgjeve më sjell buzeqeshjen e së dashurës.
Por prapë,i miri im lumë,s’më ul qerpikun e syrit për gjumë
DRITARËN LE HAPUR
Sonte hëna më tha se do të vonohet pak
E pres si dikur, në gjumë të më vijë
Dritarën e le hapur,të hyjë
Si xixëllonjë prilli zgjat dorën e florinjte
Flokët m’i shpushpurit lehtë-lehtë
Sytë m’i lyen me dritën e vet
Puthja hënore ma shtyn ngadalë endrrën
Se kush zbret shkallët nga një yllësi
Hutohem,s’është hëna, je ti
RRUGËTIM...
Monopati rrepirë tani bëhet më i ngushtë
Dihas me zor e kacavirrem në të përpjetë
S’më lë rehat edhe ky diell që më ndjek
Është lodhur dhe ai,në të tatëpjetën zbret
Kur të arrij tek ca shkembinj të thepisur
Ai, atëhere do të më lë e do të përendojë
Porosinë do t’ia lë një engjelli që më pret
Të më marrë në krah e prapë të rrugëtoj
Rrezet e diellit një mengjes seç më ulen
Në një fushë, të mbjellë e të korr grurë
T’ia çoj zotit bukën e bekuar për darkë
Pasi ta gatuaj në drekë e ta pjek në furrë
DITË VJESHTE.....
Dita e sotme u zgjua nervoze
Me dhembje koke
Nuk është si dje...
Mengjesi i syve
Me mjegull hiri
Ndofta i vjen keq për gjethet
Qe i thonë lamtumirë duke psheretitur
Ndofta s'i pelqen ngjyra e melankolise
Qe i hedh me nge
Gjinjve të zbuluara
Sytë e diellit janë të qelqtë
Pa shije
Dhe drita indiferente
E shpëlarë
E vakët
Është ugjuar herët edhe era
Nuk është si dje
U ftoh natën
Kollitet...
Rënkon
U hutua edhe shpirti yt e dashur
Nga sytë e qelqtë të diellit
Më erën qe renkon
Kurse tek unë
Bulëza të kafta rigojnë
16.ME SHIUN NUK U ZURA SOT
Me shiun nuk u zura sot
Vetem heshtja
Lotonin sytë e tij pareshtur
Mbi pëlhurën e hirtë
Një copëz melankoli.
Me shiun nuk u zura sot
Vetem degjoja
Ca tinguj në mijëra tela nën qiell
Si melodia e një violine të çartur.
Me muzikë funebre
Me shiun nuk u zura sot
Vetem shikoja
Një mantel të qendisur prej hiri
Në krahët e shpirtit të më hedh
Me butësi.
Me shiun nuk u zura sot
Vetem ndjeja
Pikat e mallit të binin mbi gjoks
Të më lagnin dashurinë
Qe dridhej si gjethja e lagur
Me shiun nuk u zura sot
Për ty e lashë
Sytë të më lagte
Buzët të më njomte
Të rreshqiste në gushë
Comments