top of page

Hapja e madhe e këmbëve


Hapja e madhe e këmbëve

Fatmir Terziu


“Një ditë, do të vij minuti im, dhe bashkë do të kërcejmë në kubikën time”, … (pak frymë e zgjeruar me shtrëngesë e shfryrje, një fshirje e detyruar e hundës) … dhe duart e njoma të Enigmës zbritën poshtë.

“Papritmas, gjoksi im do të shembet në vetvete, një shkatërrim i të gjitha kujtimeve të vitit që ndava me ju…” (një tështimë mbush zbrazëtinë e dhomës së veshur me avull nga fryma e vetme e saj që endet në mesin e orendive të shumta). Pastaj pak heshtje…, qetësi, për aq sa mund të quhet një e tillë në një dhomë vetmie.

“Unë isha qytetarja që nxora njoftimin?” (e shoqëruar me një aha të trefishtë)

Pastaj prapë qetësi… Bulëzat e një gote me ujë të oksigjenuar hypin e zbresin, shfaqen e shfryhen në qelqin që i mban në hapësirën e vet.

„Kjo staturë e vjetër me një themel të dobët duhej të rrëzohej?“

„Dhe unë qaj.“

Heshtje. Prapë nën buzë dëgjohen fjalë…

„Dhe papritmas, unë paguaj budallallëkun e një budallai, unë jam duke qarë vetëm me një tub oksigjeni, ndërsa shpirti im po luan kukafshehti me mua. Nuk është as kënga jonë. Apo e kam gabuar? Dhe ti më shkruaje, dhe unë e lexoj përsëri…“

„Është koha për të rindërtuar... Familja është në rritje e sipër, dhe kjo gjëja elektronike, që më pate dhuruar për ditëlindje, sërish pa më pyetur mua më duket se luan sikurse parajsa vjen vetëm me „Kush kërcen Napolonin“.

„Po, ti?! Ti, jam e bindur se akoma nuk di të të kërcesh Napolonin… Kot më krekosesh në atë kravatë të shtrënguar në qafë. Eh, kot. Dhe e di? Hapja e madhe e këmbëve ku të shpie? E di?“ (Mbyll sytë, paksa tund kokën e përhumbur… dhe dy pika loti shpërthejnë shtrëngesën e qerpikëve që të varen shkitazi poshtë baqthit të bërë prush nga temperatura.)

Aty ka një stacion tjetër për këto dy lëngje të shtrenjta. Buzët. Vetëm ato e ndjejnë se ajo që vlon përbrenda nuk kërkon asgjë më shumë se shija e tyre. E ndjen. Sytë, sikurse janë sytë zhbirrojnë edhe në errësirë. Natyrisht akoma më mirë…

„Në se je Ai që kam njohur, nëse ende të mbaj mend si atë ditë, dil e mos më rri aty si një mister. Dil dhe vendose veten këtu, … ja këtu ku vetëm unë shoh dritë, … dritë në këtë errësirë.“ (Qesh…, e tregon fytyra e saj e qetë… e bardhë, e zbehtë. Ai ngrin më shumë në sytë e saj, tashmë të mbyllur me një tjetër enigmë.)

„U realizua. U realizua… Erdhi minuti të … të kërcej në kubikën e saj!“ Zëri doli nga pas, nga ana e pasme e mureve, aty ku më shumë se kurdoherë strukej fytyra e njeriut me bluzë të bardhë.

Të tjerët lëviznin sytë të preknin të paktën njëri-tjetrin dhe pyesnin poshtë maskave: vërtet ishte përallë? Ku të shpie hapja e madhe e këmbëve vallë? Ah, sikur të na e kishte thënë Enigma…


….ANGLISHT…. ENGLISH….


Big opening of legs

Fatmir Terziu


“One day, my minute will come, and together we will dance on my cube,”… (slightly expanded breath with constriction and exhalation, a forced wiping of the nose) … and Enigma’s wet hands went down.

“Suddenly, my chest will collapse on its own, a ruin of all the memories of the year I shared with you…” (a sigh fills the emptiness of the steam-filled room with its single breath wandering among the many furnishings). Then a little silence…, serenity, as far as one can call one in a solitude room.

“I was the citizen who issued the notice?” (accompanied by a triple beech)

Then calm down again… The bubbles of a glass of oxygenated water rise and fall, appear and explode in the glass that holds them in its space.

“Should this old stature with a weak foundation be torn down?”

“And I cry.”

Silence. Words are heard under the lips again…

“And suddenly, I pay for the stupidity of a fool, I'm just crying with an oxygen tube, while my soul is playing hide and seek with me. It’s not even our song. Or did I get it wrong? And you write to me, and I read it again… “

“It’s time to rebuild ... The family is growing, and this electronic thing, which you gave me for my birthday, again without asking me, seems to play like heaven comes only with ‘Who dances Napoleon.’

“Yes, you?! You, I am convinced that you still do not know how to dance Napoleon… You are proud of me in vain in that tie around your neck. Eh, nothing. And do you know? The big opening of the legs where does it lead? Do you know?” (Close your eyes, shake your haunted head a little… and two drops of tears explode the tightening of the eyelashes to hang snugly under the temperature-charred axe.)

There is another station for these two expensive liquids. Lips. Only they feel that what boils inside requires nothing more than their taste. He feels it. The eyes, like the eyes, pierce even in the dark. Of course even better…

“If you are the One, I knew, if I still remember you like that day, go out and do not stay there as a mystery. Come out and place yourself here, here where only I see light, light in this darkness.” (Laughs…, shows her calm face… white, pale. He freezes more in her eyes, already closed with another enigma.)

“It was realized. It was realized… The minute came… to dance on her cube!” The voice came from behind, from the back of the walls, where more than ever the face of the man in the white t-shirt huddled.

Others moved their eyes to at least touch each other and asked under their masks: was it really a fairy tale? Where does the big opening of the legs lead you? Ah, if only Enigma had told us…

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page