HAP SIPARIN E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TE ELBASANIT


Adonis Filipi

Miho Gjini


"TOTEM DHE TABU" HAP SIPARIN E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TE ELBASANIT

Është e dyta herë që TEATRI YNË, si dritë e shpresë për artistët e skenës, po edhe për publikun artdashës Elbasanas, zhvillon një Festival Botëror Teatri në kushte asfiksie të pa ndërprerë, në edicionin e 23-të! E ideuar, nxitur , frymëzuar e organizuar me këmbënguljen e një regjisori ptestigjioz-artist, si Adonis Fillipi, i njohur edhe në disa shtete të botës, për performancat e tij teatrore, gjer në Kinën e largët. Kush e do teatrin, e bën edhe skenën të gjallëroj e emocionoj edhe publikun e gjërë, kur jo pak herë humbet shpresa e perspektiva, ndërkohë që janë të pranishme tërmete, pandemira e sherre politike, si të inskenuara enkas për Teatrin Absurd e të Satirës...

Pas spektaklit"Zgjimi Pranverës" regjisoria nga Prishtina Zana Hoxha, vlerësuar në Festivalin e Dibrës për "Shaqjen më të Mirë", në një bashkëpunim krijues me Koreografin Robert Nuha,-njëherësh edhe regjisor,sollën ne Teatrin "Skampa"shfaqjen Dans-Teatër "Totem dhe Tabu" , për të fshikulluar edhe këtë herë mentalitetin regresiv kosovar, me anë të koreografisë moderne, levizjeve skenike e një teksti të rrëfyer e interpretuar me anë të fjalës e të veprimit. Me përplasjen e dy mentalitetve, kur e reja "kacafytet" me të vjetrën, e përparuara me konservatoren, si edhe dashuria si ndjenjë njerëzore universale, me ndrrydhjet e tabutë e dikurshme. Spektakli karakterizohej nga vitaliteti rinor, vrulli i jetës e ndërtimi i mardhënieve krejt të reja. Ka aty një frymëmarrje e dlirësl erotike , që vjen si fllad i zjarrtë, në dualitete të përbashkëta, kur rrahin zemrat e të rinjëve. Në një hapësire skenografike bosh, ku rradhiten jo më kot, disa pasqyra që lëvizen në skenë si refleksione të botës së tyre shpirtërore, si pasqyryme të vetvetes, në atë ngërthim urrejtjesh e dashurish, si shpërfaqje të jetës reale, në të gjitha mjedist e kategoritë shoqërore. Aktorët , me një plastikë valltarësh të vërtetë , shprehin dinamikën e vet jetës, më përtej pasqyrave levizëse, si një mesazh lirie të personit, kundra "kornizave" që e ngushtojn realitein mëndërisht dhe që e kanë "burgosur" ndër vite e shekuj femrën shqiptare...

Spektakle të tilla mikse , ku hynë pjanoforti, kënga e muzika e kompozuar enkas, koreografia e Danci Modern, ku njësohet levizja plastike me veprimin e fjalën,si ato të Gjergj Pravazit e Robert Nuhos, rrëfejnë mjeshtëri, variacione gjinish tetrore, punë pasionante të artistëve tanë të skenës, që shpesh nuk të lejojnë për të kuptuar se ku fillon aktrimi e ku mbaron balerini... Ismail Kasumi, Mikel Markaj e Edlir Gashi,- përbëjnë pulsin e shpirtin e këtij spaktakli, në harmoni të plotë edhe me çikat -aktore, partneret e tyre "flutura" e gjithë nur skenik, si Qëndresa Kajtazi, Donika Ahmeti, Kaltrina Zeneli, Blerta Gubetini, e Zhaneta Xhemajli, herë si shtojzovalle e here si turma bletësh, p o edhe si grerëza,që ngjajnë me një trup të vetëm, unison e harmonik,ku shpesh njësimi i tyre artistik, ka disa misanskena të fiksuara fotografike, po edhe dinamike, funksionale, të pasura, aq shprehëse para publikut, në ato trajta të figurshme e përqasje dhimbjesh "të vrara" e jetësh të tensionuara, sikundër u panë, ca më bukur akoma, tek monologjet e Mikel Markaj e te Ismail Kasumit, po edhe të çikave aktore, njera më e mirë se tjetra, befasuese, me "pranverat" e tyre ngarkuar.....

Bëhet fjale për nje shfaqje bashkëkohëse të trupës artistike të Rezidencës teatrore "Artpolis" të Prishtinës , që hapi mbrëm hareshëm, Festivalin Botëror , këtu në Elbasn, në edicionin 23, në një mbrëmje me shi dhe në një sallë ku ende nuk janë hequr maskat e publikut të kërcënuar rishtazi nga pandemia! Pa u dukur në paraskeniumin përshëndetës as Krytari i Bashkisë së Elbasanit (!?), po vetëm i dy drejtorëve titullarë, i Adonis Filipit si Drejtor i Festivalit Botëror, pritës, dhe i atij të Teatrit vendor "Skampa", Z, Kliton Kapa, ku do të pasonte edhe përshëndetja e Regjisores nga Prishtina Zana Hoxha dhe e regjisorit nga Lituania Paulus Varnas. Fastivali do të vazhdojë edhe për gjashtë ditë rradhazi....



6 views0 comments

Shkrimet e fundit