top of page

HANI I ZHARROVINËS


HANI I ZHARROVINËS

Odise Kote


As këtej dhe as andej, derte të Janinës,

drapër i hënës pret nxitimthi vetëtimën,

si kërthizë gjaku, Hani i Zharrovinës…

Ku ku ku…krokasin qyqenxirë gurët,

erëmyk dheu, qumësht’ i Ajkunës,

ulërimë ujku, gërvima e derës,

plasur mizoritë dhe butet e verës …

Ikin vajtimtarët me rrasa qivuri,

feksin larg patkonjtë, muzgjet shkrepëtijnë.

Ah ç'muzik’ dëgjohet brinjëve të shiut,

mbi jelet e kalit kapur llahtaritë …!

Kushedi kur zgjohen vashëzat nga gjumi,

hiret që janë mbytur, kor i psherëtimës.

Bini o këmbana, marraz logat lumi,

tutje në harresë, Han i Zharrovinës…!

Ik edhe murrosu në ylberë kujtese,

u shofsh në gërqele, lemeri dënese,

Han i Zharrovinës, u thafsh! Thave djepe,

pikëz loti qofsh, tmerr a pikël vese,

në të perënduar, vij e të marr nesër …

V.O- Hani i Zharrovinës në afërsi të Janinës, me histori rrënqethëse të murrosura në kujtesë dhe në libra të pashkruar.

19 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page