top of page

Hamit Biçaku nga Letmi

Updated: May 29, 2023


“Njeriun e madhërishëm e bëjnë veprat e tij”

Hamit Biçaku nga Letmi, që fali vetëm mirësi


Shkruar nga Çaush Kullafi Shpeshherë e ndrydh veten me mendimetqë lidhen me njerëzit që kanë një jetë të pasur me veprimtari dhe kujtime të bukura në komunitetin ku kanë jetuar. Letmi, fshat kodrinor, i cili shtrihet në veri të qytetit të Librazhdit, ku, në gjithë vijën e tij lindore, rrjedh lumi i Rrapunit. Fshat ku natyra është gjallëruese, ajri i pastër që pastron shpirtin e çdo njeriu. Në çdo lagje të Letmit parcelat janë të mbjella nga banorët dhe pemët gjelbërojnë në çdo brezare të tyre. Jeta në fshat të lidh ngushtë me natyrën, por dhe më shumë bëhesh kurioz të mësosh për historinë e tij dhe banorët që kanë jetuar e punuar aty në vite… Hedh vështrimin tej në historinë e fshatit tim dhe ajo ç‘ka më bën të lidhem më shumë me të janë kultura dhe traditat historike e ato etnokultutore që ky fshat ka pasur dhe që i ruan akoma dhe sot e kësaj dite. Shkrimi im mer udhë jo vetëm për bukuritë natyrore të Letmit tim, por për të hedhur disa rreshta për një figurë të shquar nga ky fshat, të madhin Hamit Xhaferr Biçaku. Hamiti, djali nga Letmi i veshur me xhamadanin e burrërisë dhe besnikërisë sot përmendet për cilësitë e larta që duhet të ketë një burrë.

Hamit Biçaku nga Letmi, që fali vetëm mirësi

Shkas për nisjen e këtij shkrimi u bë biseda me mbesën e tij, znj. Nasibe Kullafi, ku, ndër të tjera, ajo, me një tingull zëri drithërues e plot emocion, tregon: “...Kur Hamit Biçaku ndërroi jetë në qytetin e Krujës, nisem të shkoj atje. Arrita në mbrëmje vonë në qytetin e Krujës. Nuk po orientohesha për në shtëpinë e dajës tim Hamit. Befas mbeta në mes të rrugës. Më afrohet një krutan, i cili, pasi mësoi se kë kërkoja, më thotë: - Mos qaj, moj motër, se për Hamit Biçkun nuk po qan vetëm ti, por e gjithë Kruja. Ai ishte njeri i mirë, i mençur dhe burrë i besës...” Ky tregim nisi rreshtat e këtij shkrimi për të hedhur në hartdiskun tim jetën e shpitmadhit Hamit Biçaku… Hamit Biçaku lindi më 1 dhjetor të vitit 1931 në fshatin Letëm të Librazhdit. Dy prindërit e tij, Xhaferri dhe Aishja, ishin njerëz punëtorë e të rrespektuar në Letëm dhe më gjërë. Nga martesa e tyre lindën pesë fëmijë: Hamitin,Haxhiun, Aishen, Qerimendhe Behijen (Bejën). Të dy prindërit e Hamitit merreshin me bujqësi dhe blegtori. Kulla e biçkajve njihej për pritjen e miqve me plot bujari. Hamiti që fëmijë shfaqte veti të veçanta nga të gjithë fëmijët e tjerë, për zgjuasi, burrëri dhe i vullnetshëm për punë. Edhe pse në moshë të re ai ulej me burra, dëgjonte çdo kuvend të tyre dhe merrte më të mirën nga ato. Një kujdes të veçantë për këtë djalë me trup të hedhur dhe me nur bukurie pati gjyshja e tij Kadana, veçanërisht pas vdekjes së babait të tij, Xhaferrit, që e la Hamitin në moshë shumë të re. Hamiti hidhte shtat çdo ditë dhe kjo po binte në sy edhe nga paria e fshatit, siç quhej në atë kohë. Pasi ata u bindën për cilësitë e Hamitit vendosën ta zgjedhin kryetar fronti të fshatit Letëm. Hamiti, në kryerjen e kësaj detyre, vuri në jetë gjithë cilësitë e tij, të një djali fisnik dhe energjik. Ai pritej dhe respektohej nga i gjithë fshati. Ja si shprehet banori nga Letmi, z. Gjetan Prodani për Hamitin: “Hamit Biçaku ka qenë një burrë i mrekullueshëm, zot shtëpie i drejtë, që respektohej jo vetëm në fshatin tone, por nga një zonë e tërë. Ai ndihmonte të varfërit dhe vlerësonte shumë miqësinë. Shtëpia e Hamit Biçakut ka qenë shtëpi me taban”.

Hamiti, pas vdekjes së babait dhe largimit të xhaxhait të tij, z Islam Biçaku, jashtë atdheut i mbeti gjithë pesha e familjes edhe pse në moshë shumë të re. Shtëpia e biçakajve, shtëpi dy katëshe me gurë që ngado e shikoje tregonte kryelartësinë e saj prej kulle të lartë.

Biçkajt, fis me tradita dhe fisnikëshishin njerëz të zotë e plot krenari në çdo drejtim. Ky fis indentifikohej me figurën e shpirtmadhit Hamit Biçaku.

Ja si i këndohetnë vargje djalit Hamit Biçaku:

...I bëshëm dhe i fisshëm, shpirtmadhi Hamit Biçaku. Kur hynte ai në derë, brofte n’komë i gjithë konaku. Shajakun me palë, xhamadanin me vija, ndriste nur i tij falë nga perëndia!

Familja Biçaku merrej mebujqësi dhe blegtori. Në ato vite kjo familje mbarshtronte 150 kokë bagëti të imta dhe kafshë të tjera. Në stinën e verës ato i çonin bagëtitë në mal, për verim. Stani i biçakajve dallohej nga gjithë stanete tjera, se ishte i ndërtuar me mure të larta guri.

Ja vargjet që flasinpër stanin e biçakajve:

… Stani i Shulit dhe i Biçakut Vathët ngjeshurbagëti; Vedrat e mbushur me qumësht Fllad,fresk e dielli ndrin....

Në vitin 1967 bëhet reforma në bujqësi. Prona private do kolektivizohej. Bagëtitë duhej të dorëzoheshin në kooperativë. Hamiti, edhe pse i angazhuar në detyra të rëndësishme shtetërore, për të kjo reformë ishte një dramë e madhe për pronën e tij të krijuar me mund dhe sakrificë. Me brengën e madhe për kullën gjigante, për stanin e skalitur me gurë, për Tokën e qëndisur me dorën e tij, për bagëtinë që kishte shtuar në vite, ai largohet përfundimisht nga fshatin Letëm dhe në vitin 1967 u vendos në qytetin e bukur të Krujës. Djalit truphedhur dhe nurbukur nga Letmi tashmë i duhej të orjentohej drejt një jete të re, në një komunitet të ri dhe në një qytet me doke dhe zakone të tjera.

Viti 1967 për Hamitin ishte viti i një jete të re plot sfida dhe supriza. Pas martesës së dytë në qytetin e Krujës, ai lind dy djem të mrekullueshëm, Astritin dhe Edmondin. Dy djemtë me plot dashuri shpalosin gjithë nurin e babait të tyre. Selvije Lama, vajza e Hamitit me gruan e parë, ruan shumë kujtime të bukura për babain e saj. Ajo ishte martuar në Krujë dhe i qëndroi më afër Hamitit,nga dy motrat e tjera.

Hamit Biçaku, për çdo letman dhe krutan, mbetet njeriu i burrërisë, besnikërisë dhe mirësisë. Ai ndërroi jetë në qytetin e Krujës më 30 nëntor 1978, në moshën 47 vjeçare, duke lënë të gdhendur në zemrat e njerzëvëhijeshinë, zemërgjërësinë, burrërinëdhe dashurinë për të tjerët.

Përherë mirënjohës për njeriun e punës, sakrificës dhe dashurisë të madhin Hamit Biçaku.



283 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page