HAKI STËRMILLI ME PENË E MALIHER NË BETEJËN PËR DIBRËN


Abdurahim Ashiku

HAKI STËRMILLI ME PENË E MALIHER NË BETEJËN PËR DIBRËN

Me rastin e 75 vjetorit shqiptar të fitores mbi fashizmin

Në parathënien e “Shtigjet e lirisë”, shkrimtari i dy kohëve të mëdha, të kohës së Paraluftës dhe Pasluftës së Dytë Botërore; romancier, dramaturg, poet, historian... Haki Stërmilli shkruante: “Ky ditar mba erë baruti dhe ka njolla të kuqe gjaku, pasi është shkruar në malet e përgjakura nga lufta çlirimtare. Asht pasqyra e vuajtjeve dhe e sakrificave mbinjerëzore të popullit tonë kreshnik, asht krijesa e heroizmit të rinisë sonë të artë. Ato që pashë, që dëgjova e që jetova gjatë përleshjes vigane të popullit tonë, formojnë landën e kësaj vepre, e cila fillon më 30