
Mentor Serjani
(Triolet)
Hëngra rrushin e Vardhanit,
Të larë në shi tetori,
Tek buron ujët e malit,
Hëngra rrushin e Vardhanit.
Dëgjoj këngën e fazanit,
Dalëngadal’ po vjen nëntori,
Hëngra rrushin e Vardhanit*1),
Të larë në shi tetori.
Ma kishte ruajtur nëna.
Rrrush i embël,rrush tetori,
Buzëgazja posi hëna,
Ma kishte ruajtur nëna.
Rrush i verdhë me mjaltë brënda,
Në mes të një kraharori,
Ma kishte ruajtur nëna, Rrush i embël,rrush tetori.
Rrush i ëmbël,rrush gjopan*2)
Ma bën kili-kili-zi!
Në një lis,mu në Vardhan,
Rrush i ëmbël,rrush gjopan.
l verdh,i ëmbël Shafran,*3)
Ma bën me dor’e me sy
Rrush i ëmbël,rrush gjopan,
Ma bën kili-kili-zi!
*1)Vardhani:-Toponim në Sasaj,një nga sektorët më prodhues me të gjitha llojet e frutave e perimeve.U
Shkatërrua plotësisht nga thatësira pas hapjes së tunelit Tatzat-Sasaj.
*2)Varietet vendi i veçant i rrushit te bardhë ne Sasaj( etimologjia: nga emri i pronarit Gjon Pani)
*3).Bimë aromatike.