top of page

Guximi shkencor i shkrimtares....


Nga Fatmir Minguli

Guximi shkencor i shkrimtares në një roman historiko fantastik

( Analizë mbi romanin “Genti, mbreti i ilir i Ardianëve” të shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj, Europrint, 2022 )

Sapo merr ne dorë librin “Genti, mbreti ilir i Ardianëve” të ndizet kurreshtja për të mësuar mbi jetën dhe veprat e këtij paraardhësi të shqiptarëve. Gjithashtu mendja të shkon te kartmonedha jonë 2000 lekëshe ku ndrit fytyra e këtij mbreti. Por, bashkë me kureshtjen mendjen ta kaplon dhe ideja se mos vallë ky është një libër i thjeshtë divulgativ si shumë libra të botuar vite më parë!?

I ndodhur mes kërtyre dy ideve, tek e përfundon së lexuari dhe studjuari këtë libër bindesh përfundimisht se shkrimtarja e njohur Wilhelme Vrana Haxhiraj na ka dhёnë një libër me elementë shkencorë të rëndësishëm ku bën sy mënyra e ndërtimit të subjekteve. Kjo mënyrë e ndërtimit të subjekteve me dialogje që shkrimtarja bën me të vegjlit, futja e pjesëve historike, retrospektivat e domosdoshme historike, biseda themelore e Gentit me të atin Pleurat III etj, e bën librin shumë interesant.

Aty nuk mëson vetëm për jetën dhe luftrat e mbretit Gent, por mëson dhe historinë e gadishullit të Ballkanit, që autorja e quan me emrin lashtë “Hem”, mëson gjithashtu mbi disa aspekte të historisë së gjuhës shqipe dhe mbi të gjitha në mënyrë konçize shtrirjen historike dhe komenteve përtej historisë së Gentit. Por dhe mitet dhe legjendat e ilirëve nuk mungojnë të bëjnë pjesë si element i jetës së tyre, si psh, miti i gjarpërit, mit të cilit autorja i bën një gjallërim shkencor.


Të bën përshtypje puna e madhe sistemuese e studjueses Haxhiraj me ilustrimet e shumta sa që vetëm një libër enciklopedik mund t’i ketë. Ky libër është përgatitur nga një njeri i vetëm, nga shkrimtarja Wilhelme Vrana Haxhiraj, në vend që ky botim enciklopedik të bëhej nga grupe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës. Gjithashtu ky libër e tejlakon cilësimin “Libër për fëmijë“.

Historia e Gentit në këtë libër na sjell shumë qartë dhe gjerësisht informacion mbi fisin e Ardianëve, që duhet thënë se nuk njihet shumë ndër shqiptarë. Edhe studjuesi N.G.L Hamond që në vitin 1966 sjell një kronologji të sunduesve të këtij fisi, që dëshiroj ta riprodhoj si më poshtë:

Pleurati II 340 p.e.s. - Mbreti Agron ( bashkëshorti i mbretëreshës Teutë) 250 p.e.s.- Pinej Adrian 220 p.e.s – Skerdilaidi- Pleurati III 220 p.e. s.- Genti 190 p.e.s.- Pleurati IV 160 p.e.s.-Platori 160. p.e.s.

Ardianët jetonin në bregdet dhe aktivitetin e tyre tregtar e bënin në det të hapur duke zëvendësuar labetatë dhe taulantët. Edhe nga enciklopedia italaine nga të dhënat e Tit Livit mëson se si pretori Caio Lucrezio i konfiskoi mbretit Gent 54 anije sepse Genti kundërshtoi kërkesat e Repubiksë romake për heqjen e anijeve pirate. Eshtë Wilhelme që na tregon për emërtimet e këryre anijve me emrin Lemba që më vonë u zëvendësuan nga anijet e famshme liburna.

Edhe burgosja e Gentit në Gubbio të Peruxhias në pak kohë më vonë është një paralele gati e njejtë me azilimin e Napoleon Bonapartit në ishullin e Elbës. Në librin që po analizoj jepet thënia e Mbretit Gent kur e burgosën romakët: “Unë pranova me ndërgjegje qëtë isha rob i romakëve vetëm të mos shkatërroheshin ilirët, epiriotët dhe maqedonasit.”

Përshkrimet e autores plot dije të cilat i sjell në forma sferike janë polivalente duke u përhapur edhe në fiset që rrethonin Ardianët, sic ishin romakët, maqedonasit, dradanët grekët etj. Wilheme Vrana Haxhiraj thellohet intesivisht në të akluarën e jetës së ilirëve që reflketon edhe në jetën e siotme të shqiptarëve. Ajo nuk pretendon të bëjë çdo gjë shqiptare sic shkruajnë shumë autorë në emër të shqiptarizmës e që kalojnë edhe në piramidat e Egjiptiit duke i prurë si shqiptare.

Një nga temat më serioze që autorja prek në libër është fakti shumë i njohur se si Genti prodhoi për herë të parë monedhat e broxit duke futur portretin e vet.

Në gazetën “Bulevard” të Durrësit në vitin 2015 u botua një shkrim studimor i ekonomistit Pol Milo me titull “Genti, “Mbreti Monetarist” i një monedhe me bazë ilire”. Pol Milo i jep rëndësi faktit që ishte Genti, i pari mbret i atyre kohëve që vuri portretin e tij në monedha duke sjellë një risi në shkëmbimet tregёtare të kohës që e rritën shumë fuqinë e shtetit të këtij mbreti. Ky shkrim që ecën paralel me të dhënat që ka shkruar Wilhelme Vrana Haxhiraj vërteton vlerat e mëdha që ka libri “Genti, mbreti ilir i Ardianëve”. Edhe nga komentet e gjera shkencore që ka bërë studjuesja e njohur durrsake Lida Miraj ndaj këtij artikulli të Pol Milos të bëjnë të vlerësosh akoma më tepër këtë libër unikal në letërsinë tonë.

Edhe pse libri klasifikohet për fëmijё mbi dhjetë vjeç, nuk do gaboja nës do ta quaja libër edhe për të rritur, ndoshta më shumë për të rritur. Janë fakte që njihen publikisht se si gabojnë edhe studjues për kohën e mbretëreshës Teutë që e “sjellin” në Durrës duke shtrembëruar herë herë edhe statujën e gruas mbi bankën e Durrësit, e cila nuk është Teuta, por një hyjneshë romake e pjellorisë.

Ose një argument tjerër që autora e parqet gjerësisht në këtë libër faktin se Shkodra u bë kryeqyteti ilir nga mbreti Gent, në një kohë kur pak flitet. Janë shumë komente që bën shkencërisht Wilhelme Vrana Haxhiraj në librin e saj “Genti, mbreti ilir i shqiptarëve” sidomos ato të mënyrës së jetes]s të vetë Ardianëve por dhe në mardhëniet me fqinjë e tyre. Studjuesit tanë duhet të shkruajnë libra të tillë shkencorë jo vetëm për Gentin por dhe për Baton, emri i të cilit është vendosur që në kohën e monizmit në shishet e super konjakut të Kantinës “ Skënderbeu” të Durrësit si dhe pёr figura tё tjera!

Literatura e përdorur në hartimin e këtij libri ёshtё njё tregues akoma mё tepёr pёr vlerat shkencore tё tij.

Durrës 23 shkurt 2023

59 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page