top of page

GURRA QË S’SHTERET


Poezi nga: Kasam Shaqirvela

GURRA QË S’SHTERET (N a i m i t)

Sa herë që ke ditëlindje Shqiptarët të kujtojnë Ca pa, e ca me bindje Veprën tënde fort e çmojnë Por dhimbjen për shqiptarë Nuk ta heqin o fanar! Dhe unë bëra një fyell Jo si të bariut o yll Por sa t’i këndoja Një atdhetari… Që edhe mua Të më shuhet malli * Vrimat e fyellit Të bërara i gjeta Në mushkëritë e tua Që t’i shpoi jeta… Vuajtjesh për atdhe Dëshirash për këndim Për histori e ardhmëri Për bukuritë e vendit tim Si tani si atë mot Ç’fat i rrëndë dhe i keq Për mëmën Shqiptari O i lumi zot?! * Naim bej o frashëlli Yll i ndritur I Shqiptarisë Mesia i njerëzisë Kur vendose Të marrësh dhenë Sa të rrahu zemra Për mëmëdhenë… Ti këndove për Atdhe Për arbëreshë dhe More Për të madhin Skënderbe Epope mbi epope… Si për fusha dhe bregore Për tradita kanunore Përse Frashëri yt sot Është lënë pas dore Ndonëse qanë… Por s’i rrjedhin lot Se i janë tharë qe sa mot?! Po tani, kush na iku! Që shqiptarët e lënë dhenë Apo dhe po e presin, Që të kthehet, Skënderbenë? “Vaj vatani e mjer mileti” Shqiptarinë çka e gjeti Herë mga shpifje E herë me thika Politika ore politika..!? Po jo.. more jo Se deti s’ngelet në pika Dhe gurra jonë… Nuk shteret asnjëherë Dimer e verë… Dhe “Bagëti e Buqësi” Na jep jetë gjithnjë Është vepra jote Kuptimplote… Melhem i kësaj bote Kurrë nuk plaket Po sa vjen dhe përflaket Ajo mbetet gjithmonë e re Se këndon për të vetin Atdhe!

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page