top of page

GUR I VENDLINDJES: PROFIL BIO



Nga Fatmir Terziu

… gur me magjinë e strallit, 

kur puthja e vdekjes na bën të pushojmë,

një gur varri është kujtimi i trishtuar…

Gëlqeror, sedimentar pa emocione,

i dashur,

i ftohtë,

nuk shkujdeset për atë që i prishet,

ose nëse fshihet në një rrëke loti, reziston edhe në formë të prerë,

në copa të vogla,

forcohet më shumë nga rënia e nxituar dhe e mprehtë e ujit kristal të rrjedhshëm,

ndonëse nuk mund të mbajë emocione, ai mund të sjellë shpresë,

lumturi,

hare,

trishtim,

por edhe inat dhe zili,

ose mund të mjaftohet dhe me një përmbushje të thjeshtë,

mes thjeshtësisë së Drenicës,

Livadhisë, Strugës, Kërçovës, Homezhit, Dibrës,

Kalimashit, Sarandës, Butrintit,

Vlorës, Beratit, Elbasanit, Tomorit, Korabit, Dumresë.

Lumbardhit, Drinit,

e kudo ku guri shkëlqen më shumë se floriri, kushton më shumë se diamanti,

shikoni unazat e dasmës, gurët e tyre në krye për të zbukuruar madhështinë,

siç është garancia për të qenë me njëri-tjetrin,

përmes një fjale të dhënë,

pranë një bekimi hyjnor,

mbi një piedestal të trashë dhe të hollë,

disa diamante janë të përafërt,

por ato s’janë më të fortë se gurët,

nëse kjo është e mjaftueshme, më e vështirë mbetet dhe pothuajse e pathyeshme,

ndjesia dhe shija e tyre e klasifikuar në linjë molekulare,

përtej klithmës dhe britmës,

pranë haresë dhe jetës,

shtojzovalle të bukurisë,

patjetër deri në thithmën e fundit të ajrit,

gur me magjinë e strallit, 

kur puthja e vdekjes na bën të pushojmë,

një gur varri është kujtimi i trishtuar,

mizor i një jete të mëparshme,

që lulëzon dhe lotëzon,

para se të kthehet në tokë,

ndodh që njëherë të ketë gjetur origjinën,

fillimin e saj,

tashmë kërkon të mbajë nën të një zemër që qahet nga një tjetër,

një shpirt që s’bëzan,

ndaj mbetet të jetë i dëshpëruar,

të ketë qëlluar në shenjë yllin tuaj,

duke garuar nëpër lavdinë e netëve të yllit për të kapur një moment të pasionit trend,

për të përcëlluar vetë djegjen,

në një shpirt,

në një zemër,

në një jetë,

në një vend,

djegja brenda atmosferës së përqafimit të ngrohtë,

vetë gurin,

më të dashurin,

atë më të tërhequrin nga impakti gravitacional,

që mbetet kometa e vonuar,

duke u kthyer çdo ditë pa u djegur (aq shpejt) sa një meteor.

E dashur, njësoj si një Diell që flakëron, më bën të shkrihem.

Jam si një Gur i vendlindjes: profil bio.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page