Guidë...


Guidë nga Mati, te matjanët dhe anasjelltas

Nga Aleksandër Çipa*

Libri “Matjani për Matin” është një antologji rrëfimesh dhe adresimesh për Matin. Si e tillë, ajo ka vlerën atipike të një përmbledhjeje informuese, gjeografipërshkruese, historie kronologjike, ka pasurinë ekspresive të një doracaku orientues tej së shkuarës dhe matanë së ardhmes së Matit. Por si një antologji atipike, kjo përmbledhje vjen përkushtueshëm prej një biri të paepur në shërbim dashuronjës për visin e vet, prej një publicisti me profil të krijuar ndër dekada, si shërbestar historiko-kulturologjik për vendlindjen dhe sidomos, visdashjen e bashkëvendasve të vet, Matin. Bëhet fjalë për një visdashje që mbart dhe udhëhiqet prej dëshirës dhe përkushtimit epistologjik të bijve të vet.