Grua! Jo vetëm për 7-8 Mars…


Grua! Jo vetëm për 7-8 Mars…Paris 2020

Fatmir Terziu


Grua herë pas here çdo qenie e gjallë ka një ndjenjë. Ka një shenjë. Ka një stigmë. Ka një stinë. Ka një … dimër në ikje e sipër.

E, si mund të mendojmë se kemi pasur Dimër ndonjëherë? E si e besojmë me sy, me veshë, me ndjesi, me buzë e me të gjitha shqisat? E, pra si e besojmë me ndjesi, me lëkurë, me prekje të butë?

Asnjë shpirt nuk është prurë nga e ftohta.

Asnjë.

Në ngricë ecja nuk qaset me këtë kohë. Nuk emetohet me këtë Tokë!

Ecja është si një fantazmë, që rrallë shihet. Një hije e hedhur dhe e flakur tej në zgërvadhë nga rrezet e diellit që zbehen mbi retë errësuese. Ecja e tillë është vetëm për të jetuar. Ecja e tillë është për të kujtuar, pritur e shijuar. Ecja e tillë është stacion dhe pritje. Është pritje e pritje… E përsëri në pritje për kthimin e diellit. E di se nuk pres kot. E di. Është vetëm një fragment i ditës pa këtë Diell.

Nuk është një pritje e gjatë.

Një pritje për Gruan.

Një pritje e ngrohtë.

Por së pari, le të miratojmë rënien e dimrit,

kam pjesën time pranverore për të më mbajtur të ngrohtë,

ndaj unë do të pres për shkrirjen

e borës dhe akullit dhe kthimin e diellit

jo vetëm për 7-8 Mars!

Grua herë pas here çdo qenie e gjallë ka një ndjenjë

në rëniet e mendjeve tona që na lënë të shtangur

është e vështirë të vendosësh një emër ose titull se si jetojmë këngën tonë individuale

shprehja e dashurisë “Të dua!” nuk është kurrë e gabuar.

Nuk mund të jetë e tepërt edhe në këtë ditë.

Në këtë ditë është si një vallzim tipik. Një vallëzim i shtrirë në damarët e një dite,

për gruan, nënën e fëmijëve, për atë që fliket mes syve.

Është një ditë që shkëputet brenda një hapësire. Një hapësirë që ka pistën e vallëzimeve.

Unë jam i përulur dhe i bekuar të di se ka një zemër që rreh në një vallëzim të përjetshëm. Sy më sy. Faqe në faqe. Buzë më buzë. Duke shkelur jashtë konceptit të letrës hebraike të Pavlit që nuk përmbante terma

më shumë se një jetë

duhet të ketë diçka tjetër që të jemi të tillë një frymëzim i thellë i përjetshëm

dhe të jetë kaq e bukur.

Këtu ulet, pushon, frymëzohet Dielli, Hana,

e dashura ime Luçiana.

Dhe këtë e dimë ne të dy.

E dimë efektin që Mua më pëlqen Mua

nuk janë kartat, dhuratat e veçanta, fjalët e mira

ndihma me fjalë të ngrohta ose thjesht ndarja e artit tuaj, realiteti juaj jetik

është se veprimet tuaja të bazuara në zemër flasin me vëllime të tëra romanesh, poezish, shkrimesh që ende nuk i kam shkruar dot për ty, edhe pse pena ime lëviz e lëviz pa pushim ditë e natë.

Dhe Shpirti vazhdon të bekojë këtë penë në sytë e tu, në zemrën tënde, sepse Dashuria juaj ndihet dhe dëgjohet universalisht, tej përkundjes së netëve të gjata të fëmijëve tanë, tej të gjitha arsyeve.

Në të vërtetë, ju keni më shumë mega bekime që vijnë në rrugën e bukur të jetës sonë dhe bekimet do të shkojnë në udhën e tyre pa kërkesë ose ftesë të aprovuar. E kemi një të bekuar me fjalë të thjeshtë.

E kemi në ecje e sipër.

E kemi pa Dimër.

E kemi me sy e me ndjesi.

E kemi me veprime.

Veprime që qetësojnë jetën e ngarkuar të një dite, të një muaji, të një viti, të një shekulli e më shumë, për të mos e ndjerë lodhjen asnjëherë në këtë jetë.

Një jetë që nuk ndihet vetëm! Një jetë pa mistere. Një jetë e tillë është një jetë e mrekullueshme.

Unë mendoj se kjo jetë është një fat.

Jeta është një fat

përmes sfidave të kohëve të vetë jetës,

rrëshqitjes së sliteve të rërës dhe luginave të dipsave të zhurmës …

… më shumë se dhuratat, mendimet, e të gjitha lehtësojnë sulmin e flipsave të mia personale mbi të bukurën stinë të përjetimit.

Do të doja të dija se si e ndjen sot e shtrenjta ime, tekstin e shkrimtarit që tronditet pranë teje

‘vetëm për shkak se’ 8 Marsi më kthen në ekzistencën e ndjenjës

sende të thjeshta të prekshme si ‘një tufë e çelësave të zemrës në një qese’ më dërgojnë gjatë dhe larg tej huazimit të hënës.

Mesazhi që më dërgove dukej sikur po thoshte ‘gjithçka është mirë - të gjitha do të jenë mirë’

Ata gërma erdhën si një ushtri e disiplinuar, erdhën vetëm në kohë për të qenë një vitaminë B12 e munguar prej vitesh në gjakun tim … dhe një ndihmë e habitshme … zgjimi pa Dimër!

Edhe një herë, me siguri në këtë jetë, Ju keni urimin e pashprehur në këtë ditë të shënuar, por jo vetëm për 8 Marsin!

E keni merituar kohë më parë për të gjitha ditët.

Para se dielli të hidhej në krahun tjetër të Shkumbinit. Para se të këndoheshin shënimet e para qiellore, para lëshimit të oksigjenit të parë në karbon, para hartimit të deteve të brendshme hapësinore… Ju ishit dhe mbetët piktorja e ndjenjave të mia.

Ju duhet ta keni pikturuar qiellin me ngjyrë blu, se në të gjitha Ju jeni, të gjithën e j bëni Ju, ju dhe unë sinqerisht përkulem dhe përkulem dhe përkulem. Natyrisht duke i falënderuar Krijuesit që më dhanë urdhërimin të shërohem nga gripërimet e Dimrit duke ju njohur për t’u patur përjetësisht.

Jo vetëm për 7-8 Mars!


7-8 Mars 2020

0 views

Shkrimet e fundit