Vullnet Mato
GRAVITETI I FUQISHËM
Femrat e reja, kanë fushë magnetike,
me pole tërheqëse, në gjinj e në kofshë.
Duke i zbuluar pakëz, në rrethana tipike,
paralizojnë trurin e çdo mashkulli në botë.
Kështu e pësoi Çezari dhe Mark Antoni, nga perria Kleopatra, në Egjiptin e lashtë, Ashtu i madhërishmi, Sulltan Sulejmani në prehrin e skllaves Hyrem, mbeti skllav.
Po ashtu u magnetizua presidenti Klinton, nga Monika Levinski, në Shtëpinë e Bardhë, verbuar nga graviteti i fuqishëm femëror, u end në hetime prokurorësh, muaj me radhë. Ashtu ka ndodhur me shumë burra shteti, në të gjitha kohët, nga lashtësia deri sot, tërhequr tmerrësisht, prej këtij graviteti ata nuk kanë mundur, t’i rezistojnë dot... Polet magnetike, të gravitetit femëror, tërheqin më fuqishëm, titullarët e lartë, që bien nga kolltuku, i dinjitarit shtetëror, si viktima të fushës magnetike, nga gratë. Dhe kur ata kanë mundur, t’i mbajnë të dyja, të qëndrojnë, mes dy tërheqjeve të mëdha, kanë mbetur si planetët hënor, që ka gjithësia, se forcën komanduese, e kanë marrë dielloret gra...
Comments