top of page

Gramshi – krenar, për kontributin në Luftën e Vlorës


Tahir Llaha , vlerësuar, pas vdekjes me Çertifikatën: “Mirënjohje e Qarkut Elbasan” me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhënë në çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë, në vitin 1920 në Luftën e Vlorës.”

Gramshi – krenar, për kontributin në Luftën e Vlorës

100-vjetorët janë përkujtimore të mëdha. Ato shënojnë kapërcyellin mes dy shekujve, dhe shihen si gurë të artë kilometrik, për ngjarjet më të mëdha e më të rëndësishme që e shoqërojnë kujtesën e popujve. E tillë është dhe Lufta e Vlorës. Ajo kujtohet përvit, si ngjarje e lavdishme, epokale, jo vetëm për Vlorën po për gjithë Shqipërinë, sepse i shërbeu interesave të gjithë popullit shqiptar. Në të, në forma të ndryshme, sidomos në solidarizim, u përfshi i gjithë kombi shqiptar, brenda e jashtë Shqipërisë. Popullsia e krahinave të Gramshit, (Vërça, Sulova e Tomorrica) qe kontribuese e drejtpërdrejtë, me luftëtarë vullnetarë, armatime e municione, ushqime e para. Ajo Luftë që u projektua, më 29 maj, në Barçallëk dhe u kurorëzua triumfalisht, më 3 shtator, në qytetin e Vlorës, është një ndër faqet më të ndritura të historisë së popullit shqiptar.

Lufta e Parë Botërore e ktheu Shqipërinë në shesh lufte, ku u ndeshën forcat kryesore ndërluftuese, Austrohungaria, Gjermania e të tjerë, nga njëra anë dhe Franca, Anglia e Italia në anën tjetër, pas të cilave vepronin dhe hienat fqinje, Greqi, Serbi, Mali i zi e Bullgari. Mbarimi i saj, më 11 nëntor 1918, nuk qe i tillë dhe për Shqipërinë. Ajo mbeti pjesërisht e pushtuar nga Italia dhe tërësisht e kërcënuar nga Serbia e Greqia.

Krahinat e Gramshit mbetën të pushtuara nga francezët, (Vërça) dhe italianët, (Sulova e Tomorrica). Në Vërçë, me lejen e komandës ushtarake franceze, veproi administrata vendore e nënprefekturës së Sojnikut, kurse në Sulovë nuk u lejua qeverisje lokale, bile ajo u shpall: “Zonë Lufte”, ku nuk lejohej as lëvizja e lirë, pa marrë lejë te Komanda ushtarake italiane.

Nё mbarim tё luftёs, ush­tria pushtuese italiane, nuk pranoi largimin nga Shqipёria, po tregoi synimet agresive ndaj vendit tonё, duke vendosur qё Vlorёn dhe rrethinat e sajё t´i mbajё tё pushtuara. Ndaj, patriotët më në zë të asaj kohe, i dolën zot vendit dhe morën vendime të mëdha për të shpëtuar pavarësinë e lirinë e Atdheut. Mblodhën Kongresin e Lushnjes, ku përcaktuan të ardhmen e Shqipërisë dhe organizuan Luftën e Vlorës, për të përzënë italianët nga trojet amtare.

Qeveria e dalё nga Kongresi i Lushnjes, mori tё gjitha masat qё italianёt tё largoheshin nga Shqipёria dhe, kur nuk mundёn t´a real­izonin kёtё me protesta e marrёveshje, mobilizuan popullin pёr luftё tё armatosur. Vetё Vlora, bёri qёndresё dhe organizim tё shkёlqyer nё mbrojtje tё Pavarёsisё sё kёrcёnuar dhe pёr kёtё, fitoi pёrkrahjen e tё gjithёpopullit shqiptar, sidomos atё tё trevave tё Jugut. Gramshi mori pjesё aktive dhe dha kontribut tё çmuar nё atё luftё. Në ato vite të ngjarjeve të mëdha kombëtare, Gramshi tregoi nivel të lartë patriotizmi Disa çeta me vullnetarë luftuan kundër zaptuesve grekë e sërbë, në zonat e Korçës, Pogradecit, Elbasanit e Tiranës. Në Kongresin e Lushnjes, çoi delegatë,(Asllan Shahinin e Qazim Dyrmishin) dhe luftëtarë vullnetarë për të mbrojtur punimet e Kongresit. Njëri nga delegatët, Qazim Dyrmishi u zgjodh senator. Barrën e organizimit të qëndresës dhe angazhimit në aksione kombëtare e mbajti administrata e nënprefekturës së Sojnikut, e cila, që nga 26 maji i vitit 1918, e pati vendosur qëndrën në fshatin Gramsh. Që aty u morën masa të shpejta për t’ju përgjigjur thirrjes së “Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare“ të Vlorës. Populli u përgatit shpirtërisht, se në Vlorë nuk do të luftohej vetëm për Vlorën, po për gjithë Shqipërinë. U bë grumbullimi i vullnetarëve, armatosja dhe nisja për në Luftën e Vlorës

Nga kujtimet, rezulton se u dёrguan dy kontigjente luftёtarёsh vullnetarё, brenda muajit qershor, me rreth 300 veta, nga Sulova e nga Vёrça. Ndihmesё tё madhe dha Vërça me armatime e municione, pasi aty patёn mbetur furnizimet e frontit tё luftimeve midis ushtrive austriake dhe atyre franceze. Ndikuan nё kёtё organizim, Refat Dёrmyshi, qё ishte nёn­prefekt i Sojnikut dhe Qazim Dёrmyshi, qё ishte i zgjedhur sen­ator, nga Kongresi i Lushnjes, si dhe tё gjithё atdhetarёt e tjerё qёpatёn bёrё emёr nё luftёn pёr Pavarёsi, mbrojtjen e Shtetit tё ri dhe tёrёsinё toksёore tё vendit ton. Sekretari i nënprefekturës, Riza Kishta u dërgua në zonat e Mokrës dhe të Gorës, ku qëndroi me ditë të tëra, për të grumbulluar armë e municione luftarake, për nevoja të vullnetarëve, që shkuan në Luftën e Vlorës. Pjesmarrësit në atë luftë kanë mbetur të pa evidentuar plotësisht. Është folur më shumë në përgjithësi, dhe për disa organizatorë. Sipas dokumenteve të Arkivit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit dhe kujtimeve të Gani Çekrezit, ish pjesmarrёs nё atë Luftё, ndër organizatorët dhe drejtuesit e vullnetarëve të Gramshit u dalluan: Tahir Llaha, Livan Ajazi, Sali Zani, Ymer Tabaku, Laze Avdiu, Dyle Tabaku, Haxhi Tabaku, Myslim Braçe, Myslim Jança, Ebip Braçe, Jaho Bezati, Nezir Baku, Ali Zani, Mehmet Ibrahimi, Pelivan Daja, Musa Çarçiu, Gani Çekrezi, Beqir Meço, Mehmet Hoxha, Sadik Kana, Cene Çekrezi, Haxhi Toçila, Shahin Dyli, Mehmet Gaxholli, Seran Murati, Azis Miraka, Bajram Dollani, Bajram Brami, Bilal Selimi, Pasho Guzi, Cene Jaupi, Lame Salla, Hazis Miraka, Murat Mëhalla, Yzeir Baku, Share Lleshi, Jashar Lila, Deme Shahini, Noze Xheka, Rakip Kurti, Mane Lumshi, Met Rroshi, Nezir Çarçiu, Zere Tabaku, Nexhip Tabaku, Bajram Hoxha, Selfo Tarragjini, Bajram Bollobani, e shumë të tjerë. Ai kujton me admirim, Tahir Llahën pёr ndi­hmesёn e dhënë, si komandant kompanie, nё organizimin dhe drejtimin e vullnetarёve sulovarё, nё ato luftime, qё zgjatёn, afёr 3 muaj, deri nё çlirimin e sajё. I nipi, Tahiri i ri, tregon se nё familjen dhe fisin e tyre rrёfehet gjithjnjё, pёr rrobat me gjak, qё kishte gjyshi, kur qe kthyer nga Lufta e Vlorёs.

Me shumë interes qe dërgimi i sasirave të konsiderueshme materialesh luftarake të lëna nga fronti i luftimeve të Luftës së Parë Botërore, në lartësitë e Vërçës. Për dërgimin e tyre në Vlorë administrata e nënprefekturës së Sojnikut organizoi karvane të njëpasnjëshme. Prefekti, Refat Dyrmishi, vetëm me anën e Yzeir Bakut, nga fshati Dufshan i Sulovës, dërgoi nga Gramshi në qytetin e Fierit, 120 kafshë me pushkë dhe me municione, duke organizuar dy turne, me nga 60 kafshë.

Dërgimi i armatimit nga administrata e nënprefekturës së Sojnikut në Vlorë, dëshmohet dhe me dokumente zyrtare. Prefektura e Elbasanit, në njoftimin që i bënte Ministrisë së Punëve të Brendëshme, më 12 korrik, shkruante:”Prej z.Refat Dyrmishi u dërguan në Vlorë 10 kafshë me 15 mijë fishekë, që ishin lanë atje nga ana e francezëve. Për nevojat e gjindarmërisë z.Refat Dyrmishi i ka shkruar dhe nënprefekturës së Pogradecit për me dërgue 30 kafshë me fishekë austrie”. (Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar, vëll.II. fq. 415). Në përgjigje, administrata e Pogradecit informon, se u dërgua për në frontin e Luftës së Vlorës një sasi materiali luftarak që llogaritet në 4 milion franga, dhe se nisen për në front çdo ditë nga 20 kafshë të ngarkuara me armatime. (Po aty). Ajo punë e madhe, në ndihmë të luftës së Vlorës nga gramshiotët, me njerëz dhe armatime është tregues i qartë i kontributit të tyre në atë epope të lavdishme dhe na bën të ndjehemi krenarë, që ai brez nuk kurseu asgjë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Fitorja në Vlorë mbi pushtuesit italianë, nuk i dha fund luftës së shqiptarëve për pavarësinë e tyre. Ndaj, ata nuk i hoqën pushkët nga krahu. Disa gramshiotë, ish luftëtarë vullnetarë të Luftës së Vlorës, të porsakthyer prej saj, i priti në Elbasan anëtari i Këshillit të Lartë, Aqif Pashë Elbasani. Ai, pasi i përgëzoi dhe falenderoi për Luftën e Vlorës dhe fitoren e arritur, u spjegoi se vendit po i kanosej një rrezik tjetër i madh, agresioni serb. Atdheu ishte përsëri në rrezik, ndaj u bëri thirrje të shkonin menjëherë në frontin e luftës kundër agresorëve serb. Dhe ashtu u bë.

Nga largësia dhe lartësia e 100 viteve, kujtojmë me nderim pjesëmarrësit në Luftën Kombëtare të Vlorës dhe përcjellim me krenari, te brezat lavdinë e asaj Lufte. Gramshiotët ishin pjesë e asaj lavdie dhe sot kanë pse krenohen. Vlerësimi për ta ka qënë i vazhdueshëm. Njëzetë janë dekoruar me urdhëra e medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, për pjesmarrje dhe kontribut në atë Luftë. Gjashtë, po:“Për kontribut të shquar dhënë në çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë, në vitin 1920 në Luftën e Vlorës“, kanë marrë Çertifikatën,“Mirënjohje e Qarkut Elbasan“. Populli i Gramshit, përjetë, do të përulet me respekt para atij kontributi. Lavdi heroizmit të popullit tonë në shekuj!

Meçan Hoxha, 2 shtator 2020.

26 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page