Goja e Nates


Petraq Pali

Petraq Janko Pali Goja e Nates Roman ! ViKTORI (Citje hesapesh) Roman nga Petraq Janko Pali

Analize Letrare nga Leonidha Naqe Dhrami

Kalaja me themele guri rron me shekuj, epoka. Kalaja me leter e fjale, eshte e pavdekshme FIRMA E KOHES Kur e shohim dhe e kuptojme shemtine e bashkekohsise ne cdo forme qe te shfaqet: si korrupsion shteteror, mjeksor a szvetnim moral i shqiptarit dhe familjes shqiptare, dhe pranojme qe korrupsioni është epidemia e sotme kanceroze mbare shqiptare, ahere, krijuesit e artit duhet te vihen ne pozicionin e mjekut qe ta mjekoje shtetin, mjeksine, shqiptarin dhe familjen shqiptare per ta sheruar vendin nga patologjia sociale e kohes Perkunder, Shqiperia do te tjetersohet se prapthi: pushtetari do te shkele demokracine, mjeku do te shkele betimin e Hipokratit dhe shqiptari do te shkele mbi veten e tij Mentaliteti qytetar normativ, do te permbyset ne te perkunderten ku -e shemtuara do te merret per e bukur-dhe e bukura, per e shemtuar e mira do te merret per e keqe dhe e keqja, per e mire, krimi do merret per zotesi, korupsioni do merret per mencuri, degjenerimi dhe anarshia, do merren per liri Njeriu veten do humbase e do kthehet ne egersire Nje destinim te tille qytetar e patriotik ka vepra e shkrimtarit Petraq Pali si njesi dhe ky roman, ne vecanti Koha ka firmuar tre parime qe vendosin per ekzistencen e cdo vepre letrare: 1- Artistik, 2-patriotik 3,- Demokratik Kur analiza letraro-artistike, s'godet ne shenje Ne nje analize letraro-artistike ( qe analize i thencin ), flitesh me teper per personalitetin e autorit se per vepren e tij, kur autori flet vete per veten edhe pa vepren e tij e pa kritikun, si edhe vepra flet vete per vete pa autorin e pa kritikun Megjithate kritiku hyn si kumbar mes autotit dhe vepres dhe sqaron -kush eshte autori, nga eshte, pse eshte e pse s'eshte, pse e shkroi, ku e shkroi, kur e shkroi dhe aspak ose fare pak tregon si eshte krijuar e realizuar artistikisht vepra. Kesisoj, analiza nuk perqendrohet ne zbulimin e vecorive letraro-artistike te vepres ne stilin, formen artistike, strukturen kompozicionale a gjuhesore te shprehjes artistike, te cilat e cilesojne ate si lloj te artit Ne vend te saj merren me vecorite jashteletrare, qe s'jane perberes te artit, si problemet sociale, kombetare, shoqerore,morale, etike qe perbejne objekte te historise, sociologjise, veprimtarise praktike, flozofise a ideologjise. Ky eshte nje bakter i trasheguar nga kritika e infektuar me bakterin e politizimit Struktura kompozicionare e romanit Forma kompozicionare shenon nje gjetje te qelluar artistike: nga forma e veterrefimit emocional, tjeterzohet ne forme te kallezimit artistik Veterrefimi paraqitet si teknike artistike e shfaqjes se drames shpirterore te protagonistit Viktor Duka, qe perkon ne cdo hallke te tij me brendine e drames. Ai i rrefen autorit shpirterisht e sinqerisht pesimin dhe pasojat shkaterruese te tradhetise se te shoqes, Zhanit. Veterrefimi i tij krijon keshtu tiparin estetik te se bukures, shfaqur ne harmonine artistike forme- permbajtje Per t'i dhene freski kompozicionit te romanit, qe ngjarjet ne vijueshmerine e vet te mos bien ne njetrajtshmeri monotone, autori e kthen formen e veterrefimit, ne kallezim artistik. Ndersa protagonisti i rrefen autorit c’ka hequr e pesuar, autori i kallezon lexuesit, c'ka degjuar e besuar, pasi ai s'eshte as pjesemarres, as i pranishem ne ngjarje. Keshtu sajohet perseri tipari estetik i harmonise dhe perpjesetimit si perberes te se bukures ne formen artistike te romanit. Autori fut ne lojen e kallezimit artistik edhe personazhet, te cilet te shpeshtat e hereve, i gershetojne te dy format - veterrefimin me kallëzimin. Dhe subjekti i vepres tjetersohet jo vetem nga ngjarjet dhe personazhet, por edhe nga forma artistike e kallezimit te tyre Agroni, Viktori Zhani, Tanja, Deseida, sidomos, e gjejne si formen me te besueshme, me te pelqyeshme e me te zbatuar te tyre. Kallezimtari i mire, autori i vepres, e terheq fillin e lojes se kallezimit drejt pikut te tendosjes se kersherise dhe aty e le, si golashenuesi i mire qe e con topin ne pozicion goli para portes dhe aty bllokohet e nga spektatoret shperthen nje pasthirrme jehone -ooouuu ! Duke pritur pa durim -- Kur do linde ai goli i fitores?! Kompozicioni i materjes se vepres konceptohet ne trajten e linjes se ujit qe hyn ne ngaster Ngjarja fillon njelinjese, pra vjen e linjezohet si uji kur perhapet neper vijeza sa pushton gjithe siperfaqen e ngastres. Kesisoj, krijohen nenlinja qe ushqehen nga kryesorja. Linja e familjes dyzohet ne linjen e drames se droges dhe te dashurise, te cilat vijne e degezohen perseri duke sajuar rrjetin artistik te linjezimit kompozicional sipas kriterit tematik. Linjezimi i subjektit te vepres narative i ngjan nje udhe, e cila te lodh jo vetem me gjatesine e saj, por edhe me njetrajtshmerine merzitese te udhetimit Ahere mjeshteria artistike e autorit, zbulon nje arkitekture te re kompozicionare. E tranziton lenden neper kapituj te emeruar sipas personazheve, ngjarjeve vendeve a kohes kur ato zhvillohen, ne trajte mozaikale, te cilat harmonizohen natyrshem mes tyre dhe linjave te tjera subjektore. Ky tranzit i struktures se subjektit i jep freski, clodhje, kenaqesi dhe energji estetike vepres, cka i ngre efektin ideo-emocional. Brendia dramatike e romanit karakterizohet nga vete ngjarjet dramatike, nga personazhet dramatike dhe veprimet energjike estetikisht te shemtuara, te liga si: kurthi, komploti, vrasjet mashtrimet, misteret, enigmat befasite, qe krijojne ndjenja dhe emocione negative frike, pasigurie, stresi brenge, makthi depresioni,tmerri etj Dramatika e romanit nuk eshte drame e zhvilluar, po drame e kallezuar, e cila harmonizon me llojin e prozes se gjate narrative. Me kete zgjedhje kompozicionare autori u meshon stilistikisht ideve dhe mendimeve te veta ne menyre te dyfishte: -nepermjet mesimit nga pesimi dhe veprimi dramatik dhe -nepermjet mesimit nga kallezimi artistik. Ne kete dyfishtesi te pervetesimit ideor, e bukura merr me shume shtrirje neper hapesiren e romanit. Vlerat artistike ia ka shtuar njeherazi edhe perpunimi artistik i dramatikes nepermjet 1-teknikes artistike te ngritjes se intensitetit dramatik te ngjarjeve, personazheve dhe situatave 2- Ruajtjes se fshehtesise, misterit, enigmes dhe kersherise 3- Shpeshimit te befasise, se te papritures, kthesave rastesise, aventures tragjedise, sublimes, pesimit frikesimit, deshtimit, harmonizimit te rastesive me domosdoshmerite, te se pritshmes me te paprituren, te njohures me te panjohuren, te zakonshmes me te jashtezakonshmen, te se jashtezakonshmes me aventuren e tj 4- Intensifikimit te problematikes dhe mpleksjes e implikimit te tyre 5- Zbulimit te lekundjeve psikologjike te personazheve neper vendimmarrjet 6- Rrjedha e shpejte e aksionit dramatik, pa i renduar ngjarjet me ngjarje e aksionet me aksione ( shto miell e shto uje ) qe t'i jape romanit tipin e vepres pa fund. Mendimi humanitar i autorit mpreh vemendjen e lexuesit per veteruajtje dhe siguri nga vdeksit mafjoze te mbrojtur nga pushteti ose te veshur me pushtet, te cilet perdorin armen e bardhe kunder njerezve te pambrojtur per te shtuar fitimet personale maksimalisht. Prirja zoteruese e autorit per ruajtjen e raportit mes logjikes dhe alogjikes pjeses dhe se teres, kallezimit dhe veprimit, ndjenjes dhe mendimit i japin romanit besim, vertetesi e bindje per lexuesin. Heronjte e krimit autori i ka pare ne prizmin e se ultes, si gjahtare te zinj -majozet e droges dhe zagare te bardhe shperndaresit e rrugave ne gjuetine e tyre antinjerezore Gjahtaret te zinj, zagaret te bardhe Ngjajne si sosy me disa nga koleget e tyre ne veprat pararendese te “VIKTORIT “ Arritjet e deritanishme te autorit na lejojne te pohojme se ndertimi i personazheve shfaq disa vecori qe e pasurojne kompozicionin si perberes artistik te formes letrare. Ne kompozicionin e personazheve dhe karaktereve te romanit, autori ka perdorur disa trajta artistike si: -Inversionin figurative. Klima bashkekohore i ka mbrujtur ata me vecori mendore, ideore dhe ndjesore thuajse te njejta Perkushtimi i tyre ndaj droges eshte total. Ai ka shuar cdo perkushtim tjeter ndaj jetes, familjes, kombit. Dhe ata shfaqen si shpirtezim e zedhenes te saj Autori i nderton mbi dy menyra inverse konceptimi te njejtat objekte estetike – rruges se droges. Pershkallezimin e kesaj rruge drogaxhinjte e konceptojne ngjites, drejt shtimit te pasurimit vetjak. Agroni futet ne rrugen e droges dhe nga i varfer, pasurohet ;nga drogaxhi rrugash, kthehet ne kapobandist i bandes Agron, Stefi, Deseida, e cila nga bande hajdutesh te rendomte shqiptare, kthehet ne bande nderkombetare, “ Agest “ Keto shkalle, Agroni i koncepton si ngjitese te tij drejt majes biljoner. Ndersa autori te njejtat shkalle i koncepton ne te kundert, si shkarje, rrukullisje drejt fundit te posit te zit te droges, deri ne mosdalje –Pervecimi artistic i tyre. Shkrimtari thellohet ne kompozimin e figurave, duke individualizuar secilin nepermjet cilesise se pervecimit te tij. Kesisoj, ne qendrimin ndaj ndjenjes se dashurise, marredheniet dashurore te Agronit me Izabelen, perkufizohen nga deshira seksuale. Marredheniet e Agronit me Deseiden, determinohen nga dashuria shpirterore, adhuruese, ideale. Agroni vjen i dyzuar, sa kriminel, aq dhe njerezor, sublim ne dashurine e tij. Ndjenja e ngulitur e memesise, perdellimi ne shpirtin e Zhanetes e pervecojne ate nga kohorta. Aq sa e varfer moralisht, aq dhe e pasur ndiesisht. Ajo paraqitet si misherim i idese se as allyshverishet e droges dhe as shitja e mishit te vet nuk e nxjerrin nga varferia femren. Ajo flaket si pare e xhvleftesuar. Protagonisti i vepres,Viktori, pervecohet nepermjet pastertise shpirterore dhe morale te dashurise aterore, si tipar estetik human, qe shfaqet ne trajten e dhimbjes per femijen e terratisur pafajesisht. Interesant dhe teper kersherues eshte pervecimi artistik i figures se Tanjes si shpirtezim i Njeriut te Vertete ku modelohet njeriu bashkëkohor. Individualizimi i saj realizohet nepermjet ndjenjave altruiste e humane qe asaj i gjallojne zemren: dashuria e paster, meshira, ndihmesa, keqardhja,bujaria, shpirte zemergjeresia, sublimiteti human, miresia etj Autori ne kete figure ka transplatuar ndjenjat dhe mendimet vetjake per njeriun bashkekohor si perkushtim te idese se as vesi, as krimi as paraja dhe parallinjte, as varferia, as demagogjia hipokrite qeveritare e partiake,, nuk do te mund ta cnjerezojne Shqiptarin. Njeriu i vertete, shqiptari, do te fitoje e do jetoje i cliruar nga gaforet e kohes. Sa te njejte, aq dhe te pervecem kompozohen gjithe personazhet e romanit me kete teknike artistike Megjithe diferencat personale, Tanja dhe Viktori, perbejne nje binom, jeta e te cileve ka perkuar ligjërisht. Ne ndertimin e peraonazheve te tyre autori ka perdore figuren e paralelizmit figurativ, tek i cili konkretizohet ideja se neqofte se rendet ekonomiko-shoqerore njollosin e shperbejne Njeriun, Ai kurdohere, te perpiqet ne cdo gjendje per ta mbajtur te paster portretin e vet. Ky pergjithesim me vlera panhumane, eshte kontraversal dhe aktual. Brendia e binomit karakterizohet nga vyrtytet e persosmerise se karaktereve njerezore cka i kushtezon autorit destinimin ndaj te bukures ne mbare krijimtarine e vet. Ne njesine e figurave, karaktereve dhe personazheve, figura e Deseides me me ze me teper e me lart e ngre idene e lartpërmendur. Kjo eshte figura me e afert me lexuesin, me e dhimbshmja, me tragjikja, me e bukura. Cilesia estetike e tragjikes, jo vetem e pervecon ate, por edhe e zbukuron. Artistikisht ajo shfaqet si shenje bindese e njohjes se detajuar e te thelle te realitetit konteporan. Me te na eshte dhene, mes zbulimit te thesarit shpirteror, nje figure aq lirike, emocionuese dhe sublime. Ne kete thesar ndiesor, cilesohet dashuria e saj per jeten, enderrat e saj, por njeheresh zbulohet se Deseida s’mund t’i gezoje keto. Te kater rrenjet qe ushqejne jeten e saj ia preu jetesa perditore. Me prerjen e rrenjes se familjes, i humbi dashuria e ngrohtesia e gjirit familjar qe i siguronte lartesimin e jetes, i humbi gezimi i jetes, duke iu kthyer keto miresi nga vlera positive, ne negative te ftohtesise, varferise, mundimeve, mashtrimeve, duke i xhvleftesuar gjithcka te mire qe pati. Tjetersimi i vlerave positive te jetes ne negative te saj, tjetersoi edhe vete ate Ky tjetersim perben esencen e dramatikes si vecori estetike te figures Tjetersimi familjar paraqet tjetersimin e themeleve qe mbane muret e ngrehines se Deseides, qe s’mund t’I mbane falsothemelet e tjetersuara Dhe ajo gremiset Edhe rinia, si bukuri e moshes dhe jetes edhe e ardhmja me endrrat e saj Jeta eshte perjetimi actual i momentit te ekzistences me k