Gjurmë të strategjisë ...


Barometri diplomatik Prof.Dr. Mehdi HYSENI Gjurmë të strategjisë së serbocentrizmit autodestruktiv Shkaku i paknaqsisë së minoritarëve serbë në Kosovë (2000-2022), qëndron në faktin se, ata nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës, edhe pse janë të përfaqësuar dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në institucionet dhe në organet e tij. -Edhe pse ata janë deputetë, ministra dhe zëvendësministra, ata nuk e njohin, por vetëm e shfrytëzojnë politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht shtetin e pavarur të Kosovës, sepse Serbinë e njohin si shtet të tyre. Vetëm për këtë qëllim, Beogradi zyrtar ka “lansuar” dialogun në Bruksel me palën shqiptare të Kosovës, duke shpresuar se një ditë, Serbia (duke keqpërdorur minoritetin e saj në Kosovë), me ndihmën e BE-së dhe të Rusisë, do të rikthente sovranitetin e saj të dikurshëm kol