top of page

Gjuhë dhe identitet



Astrit Lulushi


Njeriu është ashtu si duket, gjuha është si shenja e gishtave që e bën të mos humbasë; pamja mund të ndryshojë, shenjat e gishtave mbeten. Studiuesit kanë qenë gjithmonë të përhumbur, përse gjuha helene para-klasike ndryshon nga gjuha e më vonëshme koine deri në atë masë sa mund t'i quash gjuhë të ndryshme.

Gjuha koine u formua pas një urdhri të Ptolemeut II, mbret i Egjiptit. Ai mendoi se duhej krijuar një gjuhë universale për të gjithë perandorinë, qendra e së cilës ishte Aleksandria.

Nga qyteti në qytet, njerëzit flisnin gjuhë të ndryshme ose dialekte. Në Spartë flitej dialekt dorik; në Athinë, atik; dhe gjetkë flitej një dialekt tjetër. Shumë dialekte fliteshin edhe në Aleksandri që ishte qendra kulturore e Perandorisë së Egjiptit. Ptolemeu II (309 - 246 p.e.s.) donte që një gjuhë universale të përdorej vetëm për qëllime diplomatike, letrare, shkencore dhe fetare. Ai caktoi Aristean, një studiues athinas, për të krijuar gjuhën e re. Aristea dhe grupi i tij i punës përdori dialektin atik si bazë për gjuhën e re duke përjashtuar dialektin spartan.

Kjo gjuhë e re e standardizuar u quajt Koine (e shkruar) dhe ishte krejt ndryshe nga gjuha e folur. Për gjuhën e re u paraqiti edhe një alfabet me 24 shkronja.

Pasi gjuha u kompletua, hebrenjtë e Egjiptit menduan se ishte një mundësi për ‘ta për të përkthyer librat e tyre të shenjtë në Koine, pasi ishte një nga gjuhët që përdornin hebrenjtë e diasporës. Kështu, në ishullin Faros, pranë portit të Aleksandrisë, 70 ose 72 rabinë hebrenj u mblodhën për përkthimin e librave të tyre të shenjtë nga aramaishtja dhe hebraishtja në gjuhën Koine. Ky njihet si përkthimi i Septuagintës ose Biblës hebraike, dhe gjuha Koine, u quajt ‘greqishte biblike’.

31 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page