Gjuha amtare dhe diaspora në Zvicër


Alfred Papuçiu

Në gjithë botën, njerëzit i duan dhe i respektojnë shkrimtarët apo gjuhëtarët, pasi ata, ndoshta na falin gëzimet më të mëdha dhe përjetimet më të bukura të jetës sonë. I tillë është edhe një mik fisnik i shqiptarëve. Kur mora për herë të parë një letër nga Profesor Basil Schader, shkruar me një shqipe të kulluar, mendova se do të ishte bashkëpatriot nga Kosova. Megjithatë, vendosa t’i telefonoj dhe për habinë time më tha se është zviceran. Profesori i nderuar ka një përvojë të gjatë me shqiptarët, pasi ka jetuar në Shqipëri me të shoqen, sidomos në zonën e Lezhës dhe kanë dërguar ndihma për krijimin e një shkolle shqipe atje. Ndërkohë ai ka qënë konsulent në Kosovë. Ai ka bërë shumë studime lidhur mbi kompetencat dhe praktikën e gjuhës të të rinjve migrantë shqiptarë në Zvicër, sidomos në zonën gjermanofone, si dhe mbi mënyrën se si orientohen ata midis llojshmërisë gjuhësore me të cilën jetojnë : dialekti shqip, standarti shqip, gjuha zvicerane në pjesën gjermanofone etj. Profesor Basil Schader ka ngritur me të madhe rëndësinë e kurseve të gjuhës dhe të kulturës së origjinës që kanë një efekt pozitiv për nxënësit, mbi kompetencën e tyre që të orientohen midis formave të ndryshme të shqipes. Bazil Schader, është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Zyrih të Zvicrës. Ai tregon se gjithmonë i ka bërë përshtypje numri i madh i shqiptarëve në Zvicër, jeta dhe gjuha e tyre dhe arriti që nëpërmjet një pune hulumtuese të realizojë një studim mbi ta. Madje kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që e shtynë të mësonte gjuhën shqipe. Në studimin e tij, profesori zviceran ka trajtuar edhe ndikimin e shqipes mbi gjermanishten. Ku duket ky ndikim? Kjo është një pikë shumë interesante që del nga studimi i Schaderit. Dy gjuhë në kontakt ndikojnë patjetër mbi njëra-tjetrën. Menjëherë dallohet që gjermanishtja ka ndikim mbi shqipen, por sipas Basil Schaderit, « më ka interesuar të zbuloj edhe ndikimet e shqipes mbi gjermanishten. Për këtë kam pyetur 4 mijë nxënës të ciklit të lartë, për numrin e fjalëve shqip që dinë ata dhe ka dalë që të ndikuar nga komuniteti shqiptar