top of page

Gjuhë bardhësish


Ass. Ing. Dail Terziu "Mjeshtër i Madh i Punës" (1934-2020)

Netët kthehen pas e bëhen dritë e ditët sjellin vetëm bardhësi… Ti ecën, e cën krah për krah me perënditë…


E ndjej hapin tënd rrëshket suprina e këpucëve të tua pa u ndalur kurrë s’ka lodhje, as zhurmë, as ndonjë shenjë ndryshe të ndjek ecja ime mesgjumore e sytë bëhen pëllumba në duart e hapura të Zotit të madh ku përkëdheljet janë ndryshe në shtrimin vargor me Fjalën e shenjtë shenjëza të arta me kahje Parajse e buzët vazhdojnë të mbjellin porosinë tënde të linjë-njësuar me frymë të freskët mbi telajon e një pikture të stampuar bardhë e zi ku mbrolen dromcat e dhimbjes me bekimin e lotit në sy.


Netët po përkthehen në gjuhë bardhësish e ditët janë bërë ikona në pavdekësi… Ti ecën, e cën me stil perëndish …

76 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page