
Ja, në majë del hëna
Si një klloçkë me yje,
Po zbret Argjiroja
Gjithë nur, gjithë hije.
Me shaminë lidhur
Si bora mbi ballë,
Nëpër shpate derdhur
Fustanellë e bardhë.
Poshtë nga Ur’e Lumit
I shkëlqen fitira
Krihet në Këcull
Në dhjetëra pasqira.
Xhevahir nga brenda
Në rrugë e sokaqe,
Në shtëpitë e gurit
Si me feste rrase.
Palorto, Varosh
Ngjitet gjithandej,
Sa në Manalat
Në Kala, përtej.
E krejt e mahnitur
Me hijeshinë brenda,
Humbur kuturu
Me mendje, pa mendje!
Frihet në damarë
Drino - Virua,
N’Zagori, Çajupi
Po harbon ndër gra!
Ziejnë brenda teje
Fjalët, thashethemet
Dalin nga ballkonet,
Ngjiten nga bedenat.
Për një vajzë “përdalë”
Për një plak të pirë,