top of page

Gjak i holluar



Astrit Lulushi


Napoleoni ishte italian, por shtetas francez. Gjuha e tij e parë ishte italishtja, së bashku me dialektin vendas korsikan, dhe ai kurrë nuk arriti të fliste frëngjisht pa theks.

Napoleoni lindi disa muaj pasi Korsika u bë franceze. Gjuha zyrtare në Korsikë ishte italishtja (deri në 1859), dhe certifikata e pagëzimit të tij ishte në atë gjuhë, e cila ishte edhe gjuha e arsimimit të tij të hershëm. Fillimisht filloi të mësonte frëngjisht si gjuhë të dytë në moshën 9-vjeçare.

Thuhet se nëna e tij (Letizia Ramolino), që vinte nga një familje me ndjenja antifranceze, gjithmonë refuzonte të mësonte dhe të fliste frëngjisht.

Duke thënë këtë, Napoleoni e bëri të gjithë karrierën e tij në Francë dhe për Francën. Do të ishte e pamundur të mos e konsideronim atë si figurë historike franceze.

Por çfarë ishte Bonoparti para se të bëhej italian e francez? Nga e kishte prejardhjen?

Përgjigja është e rrënjosur në histori që nuk është marë parasysh.

Napoleoni njihet edhe për gjestin e fshehjes së dorë, siç paraqitej ai në pikturat e kohës. Fshehja e një dore në jelek a në pallton ka nënkuptuar prej kohësh përmbajtje dhe shpesh shoqërohej me fisnikëri. Ajo shkon deri në Greqinë e lashtë, kur oratori i famshëm Aeschines pohonte se kufizimi i lëvizjes së dorës ishte mënyra e duhur për të folur në publik.

Portretet e Napoleonit që përvetësojnë këtë pozë janë një shembull i propagandës - versioni më i famshëm është piktura e Napoleonit e vitit 1812, që e portretizon sundimtarin si një udhëheqës modest; megjithatë, jashtë Francës, Napoleoni shpesh etiketohej si tiran. Gjesti i dorës me jelek u bë një mënyrë e zakonshme për ta përshkruar atë dhe shumë kohë pasi vdiq.

Poza u bë gjithashtu një klishe portreti me ardhjen e fotografisë, falë reputacionit të saj dinjitoz - dhe për shkak se ishte një mënyrë e mirë për të qëndruar ulur gjatë kohës së ekspozimit të gjatë të fotografisë së hershme.

Studiuesja Elena Kocaqi në librin e saj Albanët..shkruan se “Shatobrion ka qenë i bindur se Napoleoni ishte i huaj, dhe po të ishte italian, do ta kishte theksuar”. Një tjetër studiues, por i kohës së tij, Adolf Thiers, thotë se kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha “edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.

Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV, në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit. Shqiptarët luftuan kundër osmanve dhe pas vrasjes së prijësit të tyre Pjetër Bua ikën për në Itali. Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More. “Shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, dhe se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.

Këto dhe citime të tjera nga vepra të historianë e gjenetalëve të kohës kur Napoeloni ishte gjallë, dhe që në asnjë rast nuk u përgënjeshtruar prej tij, tregojnë se ishin të vërteta, thotë Kocaqi, duke agumentuar mbi prejardhjen e Bonopartëve.

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page