top of page

GJËRA TË ÇUDITËSHME


GJËRA TË ÇUDITËSHME NA DËGJOJNË VESHËT... DHE POLIGAMIA..?

NGA KRISTO ZHARKALLIU.

SHUMË HERË HUMBASIM DËSHIRËN dhe kurajon të shkruajmë diçka duke e ditur se mendimi ynë nuk përputhet me kohën ku jetojmë. Madje ata që do ta bëjnë kabull të na lexojnë do të shtrrëmbërojnë buzët dhe do thonë: Në ç’botë e kohë jeton ky? Ka mbetur nga shekulli i kaluar dhe kujton se është kaq i zgjuar sa të na shesë mënd?-Jo, sigurisht nuk duam të shesim mënd se nuk na tepron. Por, të paktën, na lejohet të shprehim mendimin tonë, qoftë dhe i gabuar! Nuk themi se jetojmë në kohën kur gjithsecili mund të flasë dhe të shkruajë çfarë t’i dojë qejfi dhe askush nuk mund ta ndalojë apo ta kontrollojë? Dhe kjo ngjet përditë, sidomos qëkurse hyri në jetën tonë interneti me të gjitha nënproduktet e tija të çuditëshme që as mund t’i imagjinonim disa dekada më parë. Është bërë kaq i lehtë komunikimi i njerëzve nga një kontinent në tjetrin, saqë nga njëherë na duket edhe neve e çuditëshme. Ja,p.sh., sot pashë një postim nga një mik i vjetër-aso kohe, atje nga mesi i viteve nënëtëdhjetë dhe dhjetvjeçarit të parë të këtij shekullit të prapë, isha njohur dhe takohesha shpesh me shkrimtarin Pirro Lolin, i cili ishte shpërngulur dhe ai nga atdheu në Athinë Më kujtohet se si e takoja në një lokal-kafene- në rrugën Patisiu ku ai rrinte në një qoshe me një flixhan kafe përpara dhe shkruante. Librat e tij i kisha lexuar-madje kishte një bashkëpunim me Primo Shllakun në një libër. Pataj një ditë u zhduk nga lokali ku shkruante, nga gazeta që bashkëpunonte dhe nge Athina. Dikush më tha se kishte gjetur mundësinë të udhëtonte në Amerikë. Të gjithë shqiptarët asokohe këtë ëndërr kishin: Amerikën. Pastaj u harruar-mua më mbetën librat e Pirro Lolit në bibliotekë. Dhe ja pas kaq vitesh lexova në facebook një shënim të tij dhe unë e pashë të udhës t’ i shkruaj një mesazh, më shumë sa për shaka se nuk e dija se ku banon. O,çudia u bë! M’u përgjigj menjëherë dhe më thotë se banon në...Tiranë. U gëzova dhe ndieva njëfarë zilie që ai ka mundur të kthehet dhe të banojë në kryeqytetin e Shqipërisë...

Sigurisht ky shkrim nuk kishte si qëllim këtë ngjarje mëse e zykonëshme për kohën që jetojmë. Synimi ishte të vinte në dukje se sa kehtë komunikojnë sot njerëzit dhe sa lehtë shpërndahen lajmet dhe ngjarjet nga kudo në botë. Por unë, si ngahera, antenat i kam drejtuar nga ish Atdheu im, Shqipërisë. Më dhimbset shumë kur dëgjoj lajme të këqia-ka me shumicë të tilla- dhe gëzohem kur dëgjoj lajme të mira- të rralla këto. Nuk mund të them se i kam shkëputur lidhjet e mia me Shqipërinë përderisa atje kam akoma njerëz të dashur-vëllezër dhe nipër të shumtë,këta të fundit dhe herë pas herë komunikojmë në telefon-kryesish në masaxher ose viber që janë falas madje mund të shohim në video dhe fytyrat e dashura nga larg- nga kudo në botë dhe unë kam lidhje të vazhdueshme, sidomos me Zvicrën dhe me Gjermaninë e Anglinë. Shpesh herë indinjohem me ato që dëgjoj se transmeohen në televizionin shqiptar që shumë herë kapërcejnë çdo kufi. Nuk do të flas për të ashtuquajturat moderatore dhe për gocat gjysmë lakuriq-dhe lakuriq- që paraqiten në ekranet e shumta shqiptare- as për opinionistët ose analistët e panumërt që parakalojnë në gazeta, portale dhe ekranet televizive(ëtu Shqipëria ka thyer çdo rekord! Në asnjë vend të botës nuk do të gjesh kaq ‘’opinionistë’’ ‘’analistë’’ apo...moderatorë të shkruajnë ose të flasin në ekran çdo marrëzi që quhet...’’opinion’’. Atje flitet për politikë-e qajnë politikën opinionistët- për ekonomi, për varfëri dhe sigurisht për çështjen më të rëndësishme e shqiptarëve: për SEKS! E kanë shumë për qejf seksin shqiptarët madje për këtë flasin dhe ..pensionistët e varfër. Por kjo duket si shaka-megjithse nuk duket kaq e lezetëshme si shaka. Dhe sikur të mos na mjaftonin të gjitha këto-korrupsionin, prostitucionin, kusarinë, na doli në pah një çështje tjetër që i preokupn shqiptarët: POLIGAMIA...Kjo është një fjalë që rrjedh nga greqishtja, ndonse grekët nuk e kanë pasur zakon përderisa nuk janë...myslimanë!!!(haptazi të paktën!)

Kështu na mëson Kurani-thonë dhe se burrat duhet të kenë dy, tre dhe pse jo pesë gra! (Jo Kurani nuk thotë se një grua mund të ketë tre katër burra..Ky privilegj u takon burrave...se dhe profetët burra ishin, apo jo? Sinqerisht nuk mund t’u besoja syve kur pashë në ekran një grua e re me shami në kokë (myslimane) të përkrahë të drejtat e burrit të ketë dy dhe tre gra me pranimin e gruas së parë.. Kisha një përvojë të hidhur nga e kaluara- aty nga vitet 50 të shekullit të kaluar ku një burrë kishte dy gra: Ishim shkatërruar krej ekonomikisht, na kishin mbetur reth 30 dele por nuk na lejonin të shkonim në kullotat tona (ishin shtetëzuar dhe ato) dhe Babai i ishte lutur Haxhi Bilalit nga Markati të na lejonte të bënim një kasolle aty afër tij dhe të na lejonte të mbanim dhe ato pak dele që na kishin lënë (të cilat do të na i shtetëzonin dhe ato pas disa mujave pasi kishin arrestuar Babanë madje na morën adhe rrobat dhe gjithçka kishim në shtëpi duke na lënë me rrobat e trupit..) Haxhi Bilali na u suall mirë veçse ajo që më bëri përshtypje dhe nuk me harroet ishte se ai kishte...dy gra! Kisha dëgjuar se disa bejlerë ne pashallarë kishin...harem, gjë që unë nuk e dija se kjo kishte të bënte me shumë gra për një burrë.. sidoqoftë më shpjeguan se feja myslimane u lejohej burrave të kishin më shumë se një grua! Dhe Haxhi Bilali ishte njeri i mirë dhe të dy gratë e tij na qëndruan pranë në ato ditë tmerrëshisht të vështira për familjen tonë..

Që atëhere kanë kaluar 70 e ca vjet dhe, kryesorja, Shqipëria përjetoi një sistem të egër diktatorial madje kishte shpallur vendin ateist-i vetmi vend i tillë. Në këto kushte ku feja u luftua egërsisht,ma mirte mëndja se edhe koncepti ‘’mysliman’’ për poligamien të ishte zhdukur nga Shqipëria. Dua të shpjegohem: për vete nuk i takoj asnjë besimit fetar si rrjedhojë nuk mund të kem mendim të caktuar as për krishtërimin as dhe për islamizmin Sigurisht kam lexuar librat fetare (në bibliotekën time kam dy botime të Kuranit: shqip dhe anglisht, ashtu si kam dhe librat e ‘’shënjta’’ të krishtërimit) dhe nuk mundën të më bindnin për vërtetësinë dhe shënjtërinë e tyre. Por kjo pak rëndësi ka. Çështja është se sa ndikojnë këto besime tek popujt...Për grekët nuk ka asnjë diskutim: shumica dërmuese e popullit grek beson në Zotin dhe në besimin e krishterë Për popullin shqiptar kisha dyshimet e mia, por besoja se pas 40 vjet luftë kundër fesë (nuk ka rëndësi bindjen time për këtë çështje, ndonse besoj se çdo gjë që i imponohet popullit me dhunë nuk mund të ketë rezultatin e dëshëruar nga dhunuesi!) Megjithatë besoja se shqiptarët nuk janë besimtarë fanatikë, madje nuk i ndan më besimi fetar sidomos n bashkëjetesë dhe martesa që bëhen përditë pa asnjë pengesë fetare. Nga ana tjetër nuk mund të besoja se në ditët e sotme të ekzistonin martesa të një burrit me më shumë se një femër..Mjerisht ditët e fundit pamë në mjetet e informacionit shqiptar se kjo dukuri mesjetare ka filluar të...lulëzojë përsëri në Shqipëri. Fillimisht lexuam se si një kriminel që vrau vëllanë dhe kunatën na qënka martuar – ose se ka fëmijë- me tre gra..të ligjëshme! Pastaj na doli në televzion dhe në internet një grua e re e cila në mënyrë të paturpëshme (i paturpëshëm është dhe televizioni që i dha hapësirë të thotë marrëzirat e saj!) se ajo vetë i kishte gjetur burrit dhe dy gra të tjera dhe se një burrë kurrsesi nuk duhet të ketë vetëm një grua por edhe disa të tjera për të plotësuar nevojat e tij shtazarake seksuale! Dhe kjo grua përbindëshe për kohën tonë,thoshte se këtë e thotë Kurani dhe feja islamike...Tmerr..Në Shqipërinë e sotme po fillon të rizgjohen ndienjat më të errëta fetare? Dhe me ç’të drejtë mjetet e informacionit masiv i japin hapësirë duke e rekllamuar këtë dukuri çnjerëzore? Mos edhe kjo bën pjesë në lirinë e fjalës ku në Shqipëri ka arritur në përmasa alarmuese? Nuk është rastësi që hoxhallarët po shumohen dhe predikojnë fenë myslimane-priftërinjtë e krishterë nuk mbeten prapa, këta predikojnë dhe nacionalitet dhe gjuhë tjetër, por këtu e kemi fjalën për poligaminë që feja e krishterë nuk e lejon- dhe gratë me shami dhe të mbuluara po shumohen në rrugët e qyteteve shqiptare- duke u a kaluar dhe atyre qyteteve turke- madje këto pamje të shëmtuara lejohen dhe në shkollë apo në administratë gjë që me ligjet e Qemal Ataturkut nuk lejoheshin në Turqi! Por le të kthehemi në problemin e martesës me disa gra,ose poligaminë, si quhet zyrtarisht: I lejon ligji shqiptar këtë dukuri? Më sa di unë pa marrë divorcin nga gruaja e parë nuk mund të martohesh me një të dytë-kështu bëhet kudo në botën e qytetëruar. Në Shqipëri lejohen? Në se jo, pse nuk ndiqen penalisht ata që e pohojnë dhe ata që e nxisin këtë dukuri të shëmtuar? Dhe me ç’të drejtë televizioni shqiptar e publikon madje e interviston një grua që përkrah këtë dukuri? A nuk u bën rekllamë këtyre mbeturinave çnjerëzore? Në asnjë vend të qytetëruar nuk lejohet martesa E DYTË PA PASUR DIVORCIN NGA E PARA, si bëhet me këta islamistë që lindin fëmijë me dy tre gra dhe si u njihet atësia këtyre maskarenjve të errësirës? Më duket se kjo dukuri është më e përhapur në Kosovë dhe tek shqiptarët e tjerë të ish Jugosllavisë dhe është për t’u përshëndetur vendimi i qeverisë së Prishtinës që me ligj ndalon vajzat e shkollave të mbajnë shami që të mbulojnë flokët...(pse vallë duhet të mbulohen flokët?) Këtë e dinë hoxhallarë e shumtë që herëpasherë shfaqen në ekran dhe na shesin gjoja moral dhe nder.. Ndoshta do të duket naive që shkruaj për këtë, por kam frikë se pak nga pak mund të përhapet dhe të bëhet sëmundje islamike për shqiptarët ku vitet e fundit hoxha dhe prifti po mbizotërojnë në jetën familjare të shqiptarëve. Është më se e çuditëshme se në një vënd të kemi dy ekstreme: modernizimi i tepruar i të rinjve dhe nga ana tjetër errësira fetare që kërcënon ekzistencën e kombit shqiptar.Se, tekefundit nuk e kishte kot Pashko Vasa kur thoshte se ‘’Feja e shqiptarit është shqiptaria...’’

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 19 tetor 2022.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page