top of page

George Orwell: Homazh Katalonjës


George Orwell

George Orwell: Homazh Katalonjës

Dr Fatmir Terziu


George Orwell, autori i romaneve “Një mijë e Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katër" dhe “Ferma e Kafshëve”, mori pjesë në Luftën Civile Spanjolle.

Që herët në jetën time, që kur kisha filluar në shkollë të mesme të lexoja ‘literaturën e ndaluar’, unë kam qenë nën përshtypjen se Orwell ishte një spektator në periferi të gjërave ose një gazetar që shkruante komente pas komoditetit të një makine shkrimi. Kur kam mësuar se ai në fakt ka qenë mes vullnetarëve si Mehmet Shehu, që shkuan për të luftuar për një kauzë rebele revolucionare. Kisha filluar ta largoja nga mendimet e mia. Ai madje në vullnetarizmin e tij drejt Spanjës iku me paratë e tij dhe kjo ishte një diçka tjetër në ndjesinë time. Por nga ana tjetër dita të dallojë, njeriun nga shkrimtari, dhe kështu respekti im për një aktivist romancier, gjithësesi sipas mendjes së tij, nga ana ime u rrit. Më pas isha i interesuar të mësoja më shumë. Ai kaloi shumicën e kohës së tij në Katalonjë, një rajon në verilindje të Spanjës.

"Font" ose "Pëpunim, ... pa ndryshim


George Orwell pastaj që në vitin 1938 ia nisi punës për të shkruar romanin e tij “Homazh Katalonjës”. Një kompani indo-europiane në Los Angeles, Kaliforni ka lëshuar një libër më të zgjeruar aty nga fundi i vitit të kaluar 2011. Ata kanë deklaruar se janë bazuar në një botim të vitit 1995. Botuesit gjithashtu deklarojnë se ata kanë formatuar tekstin në një formë "krejtësisht të re, të lehtë për tu lexuar", pra një mënyrë ndryshe. Unë nuk jam i sigurt se çfarë duan të thonë botuesit e rrinj me këtë pohim. Nëse botuesit të thonë "font" ose "Pëpunim" kjo nuk është asgjë e re, apo të jetë aspak e ndryshme. Unë ende shoh gabime shkrimi dhe variacione stilistike, si fjalë të shkruara me vizë dhe me hapësirat në mes. Nëse ata do të thonë se kanë qëndruar me besnikëri ndaj origjinalit, megjithëse me të meta, unë nuk mund të them me siguri, pa gjetur një botim origjinal të krahasoj atë me edicionin aktual. Unë dyshoj se ata e kanë copyeditedtekstin, tamam siç është në dorëshkrimin që ka lënë Orwell.

Orwell fillon librin e tij me shkrimin në lidhje me rekrutimin e tij pas mbërritjes në Barcelonë, Spanjë. Mësohet në libër se ai iu bashkua vullnetarëve të P.O.U.M. me bashkëpunëtorët e tjerë të Partisë së Pavarur të Punës me synimin që të respektojnë të gjithë njerëzit e kombësive të tjera që bëjnë të njëjtën gjë në rrugën e të drejtave. Ai shkon në frontin e afërt Zaragosa. Atje vëren kushtet e këqija të të kuqëve. Kushtet e vështira të tyre gjatë dimrit të gjatë.


Spitale dhe...


Gruaja e tij gjithashtu i shkon pas, duke qëndruar në një hotel në Barcelonë, ndërsa ai shërbente në front. Më vonë, ai transferohet jashtë Huescas. Qëndron aty deri në pranverë, dhe më pas kthehet në Barcelonë. Ai merr pjesë në luftimet e Barcelonës gjatë ditëve të majit. Pas ditëve pikëlluese në Barcelonë, kur gjërat ishin qetësuar, ai kthehet në Huesca për të rifilluar detyrat e tij, por mbetet i plagosur nga një plumb në fyt. Pushimi pas mjekimit të tij është një tregim më vete. Ai qëndron në spitale të tilla si në Barbastro, Lerida, dhe Tarragona përpara se të vendoset përsëri në Barcelonë.

Çështjet rimarin akoma më keq, kur një grup rival politik merr përgjegjësinë e udhëheqjes autonome në Barcelonë. Ai del nga politika dhe nuk përkrahet nga organizatat e tjera politike. Pasi P.O.U.M. u quajt si e paligjshme, Orwell i pa vullnetarët të vdisnin në burgje. Më në fund, kërcënimi bëhet i pashmangshëm. Orwell dhe gruaja e tij lanë vendin shpejt, dhe ikën më parë se ushtria e Francos ti shënonte në lista.


Vëzhgues i mprehtë i politikës


Pastaj Orwell është një vëzhgues i mprehtë i politikës. Orwell diskuton përvojat e tij si një ushtar dhe i hedh në libër teoritë e tij politike në të gjithë librin. Si një ushtar i mirë-arsimuar, ai gjen ushqim në tekstin e tij, përmes thashethemeve edhe propagandën që synonte për të fshehur realitetin e luftës. Nga informacioni në dispozicion të tij, ai prodhon një teori që mbetet përshtypjelënëse. Deklaron qëndrimet aktuale në mesin e popullatës dhe madje edhe të udhëheqësisë. “Ajo ishte mbi të gjitha një luftë politike”, thotë ai teksa përmbledh gjërat dhe idetë në faqen 33. Në një nga kapitujt që zhytet në ujërat baltë politike, ai konkludon se motivimi për luftë është mjaft i ndryshëm nga ajo që të huajt menduan që ajo të ishte në atë kohë: “Ajo që ndodhi në Spanjë, në fakt, nuk është thjesht një luftë civile, por fillimi i një revolucioni” shkruan ai në faqen 36. Ky revolucion, që erdhi në një kohë pasi Franko filloi grushtin e shtetit, synoi të mbrojë një themel për një shtet të ri komunist, ose socialist në Evropën Perëndimore. Kjo ishte një ideologji që përdorën Franko dhe Nacionalistët për të parandaluar ardhjen komuniste. Duket qartë se komunistët shfryn kundër borgjezisë, por kjo markë e komunistëve, të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, kishte në këtë kohë një sistem burokratik jo pak të koklavitur. Çdo shkëndijë e revolucionit ishte programuar që të përhapej në të gjithë zonat jashtë Bashkimit Sovjetik.


Orwell vëren se Franko nuk ishte një fashist?!


Nga ana tjetër, Orwell vëren se Franko nuk ishte një fashist në kuptimin strikt të fjalës. Orwell thotë se ai nuk mund të krahasohej me Hitlerin as edhe me Musolinin. Ngritja e tij ishte një kryengritje ushtarake e mbështetur nga aristokracia dhe Kisha. Ajo ishte një përpjekje jo aq shumë për të imponuar fashizmin, se sa për të rivendosur feudalizmin (lexo në faqet 34-35). Franco, ndryshe nga Hitleri, kërkonte për të ndaluar shpërbërjen e një perandorie dekadente. Në fund të fundit, askush nuk e mohon se qëllimi i Frankos ishte për të qeverisur Spanjën me një dorë të rëndë.

Vëzhgimi i Orwell nuk ka humbur nga e vërteta. Në fakt, pas luftës, Franko dhe diktatura e tij sunduan për katër dekada, para se të ndodhnin ndryshimet. Pas vdekjes së Frankos, mundësia e Spanjës e ndarë në kufij të veçanta kishte më shumë arsye të bëhet një mundësi reale. Sot, Spanja është ende i unifikuar, por rajonet e ndryshme kanë më shumë autonomi. Tani për tani, mundësia e Spanjës ndarë në kufij të veçanta duket e largët, por nëse ekonomia vazhdon të përkeqësohet në afat të gjatë, vendi mund të shohë një tjetër luftë. Për Orwell, “Është pikërisht kjo që e bën një shpresë se në Spanjë edhe fashizmi mund të marrë një formë relativisht të lirshme dhe të durueshme" (165).


#Orwell #terziu #fatmir

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page