top of page

GEGË DHE TOSKE. JEMI VETVETJA


Fahri Dahri

Populli shqiptar përbëhet nga dy degë të mëdha, në "gegë" dhe "toskë". Kjo ndarje jo etnike njihet prej disa shekujsh. Dhe seicila degë ka territorin e saj. Sipas ndarjes territoriale gegët ndodhen mbi lumin Shkumbin dhe toskët nën lumin Shkumbin. Sipas këndvështrimit tim ky grupim nuk ka kuptim ndarës etnik, gegët dhe toskët janë të të njëjtit popull. Etnikisht shqiptarët janë të gjithë pasardhësit e pellazgëve. Për këtë nuk ka dilema. Grupimet gegë dhe toskë janë të njëjtët, nuk ka ndarje etnike, por gjeografike, krahinore, gjithënjë brenda territorit të tyre etnik. ….

Gjuha shqipe është gjuha e tyre e përbashkët, ndërsa disa dallime në të folurat gegë dhe toskë, nuk janë veçse dallime dialektore. Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegëri dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se: "Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët". Kufiri natyror në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.

Cila e folur është gegërisht. dhe cila toskërisht?

Personalisht edhe pse disa të folura ndryshojnë, apo theksimi në fjalë dhe shkronja ka veçori, absolutisht nuk e largojnë nga gjuha bazë, që është gjuha shqipe. Disa veçori që u përmendën më sipër, krahas ndikimit kohor, gjejmë edhe gjurmët e ndikimeve të popujve të ndryshëm që kanë qenë pushtues, të cilat pasojnë disi, si në demografi dhe në politikë. Në të vërtetë nuk ka veçori thelbësore mes tyre, por ka disa ndikime nga faktorë kryesisht të jashtëm. Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë pas Krishtit, në territoret veriore të etnisë shqiptare kane zbritur pushtues të ndryshëm dhe me periudha të gjata kohore, të cilët kanë ndikuar në shqiptimin e fjalorit të vjetër shqip, kryesisht në theksim. Këtë mendim, intuitiv, që e kam shfaqur në disa shkrime, m’u perforcua edhe nga Hamp (1963), i cili citohet tek libri: “Familja ime” fq.97 e prof. Agim Binaj dhe Dr. Ilir Binaj: "Ndarja e dialekteve të gjuhës së shqipes në Toskë dhe Gegë mendohet përpara dyndjeve sllave, sipas prof Eric Hamp-it (1963) në fillim të mijëvjeçarit të sundimit Romak, e ndarë në mes nga linja Jireçek (konceptim që ndan ndikimin latin dhe atë grek në Ballkan që fillon pranë Laçit dhe vazhdon deri në Varna- Bullgar".

Trojet e banuara nga gegët janë njohur si Gegëri, kjo vrehet kryesisht gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Veçori dialektore që i vrejmë si efekt i rotacizmit të disa shkronjave:

*- Në gegërishten verilindore, shqiptarët në shtetin maqedonas, bashkëtingëlloret kl; gl, janë reduktuar në k dhe g, p.sh: glim-gjëmb; klumsht- kumsht; qumësht; gluri; gluni-guni. Emrat mashkullorë që mbarojnë me k, g, h, kur shquhen marrin mbaresën -i: mik-miki, zog-zogih, krah-krahi.

*- Në gegërishten veriperëndimore, dmth banorët e Malësisë së Madhe, bashkëtingëlloret kl, gl, kanë dhënë përkatësisht kj, gj, klumsht-kjumsht; gluri-gluni-gjuni. Grupi "fsh" është thjeshtuar në sh: klofsh-kjofsha-kjosha.

*- Në gegërishten qëndrore, zanoren y, në këto të folme, e gjejmë në i: gjysmë-gjismë: krypë-kripë, syri/syni/ sytë - siri/sitë. pyll/pyje-pill/pije. Bashkëtingëllorja g dhe gl, është kthyer në gj: gur-gjur; giuha-gjuha -gluha.

*- Në gegërishten e Shqipërisë së Mesme: si veçori është përdorimi i përemrave pronorë: im, ime, tat, tate: çuni im, çunin tat, goca ime, goca tate. Për rastin e kapërcyellit të shkronjês "r" në shkronjën "n", mendoj se nuik duhet të ketë ndodhur rotacizmi i “n” në “r”, por llogjika na thotë se rotacizmi ka ndodhur tek shkronja “r”, e cila është zëvëndësuar me shkronjën “n”, si në: trimëri/trimëni. Jam ndalur shpesh në shkrimet e mia për të kërkuar nga institucionet shkencore dhe specialistë të fushës gjuhësore që të studjojnë të folurën e komunitetit çam, si të banorëve të sotëm, autoktonë në Çamëri dhe të moshuarve të paktë që janë gjallë me banim në Shqipëri. Kjo kërkesë, m'u forcua edhe këto ditë, kur lexova një shkrim të datës 6 shtator 2021, të nxjerrë nga "Arkiva": "Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës, version që më pas u pohua edhe nga Çabej. Një fragment nga shënimet e Moikomit në DITA". Midis të tjerash më tërhoqi vëmendjen paragrafi "Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti, në “Historia e Skënderbeut” jep mendime edhe për origjinën, gjenezën e popullit shqiptar e të gjuhës së tij. Ai thotë se epirotët quhen edhe “arbër” dhe se “prej këtyre ka rrjedhur gjuha epirote ose arbërore”. E folura toskërisht ruan edhe sot fjalë me shkronjat e para rotacizmit. Fenomeni nuk është konstatim i sotëm dhe as dëshmi për të krijuar ndarje artificiale dialektore, por është mundësi për të vërtetuar trashëgiminë pellazgjike të gjuhës shqipe. Veç kësaj, llogjika na shpie në konkluzionin: "Nëse në të folurën e toskëve rotacizmi nuk ka ndikuar në tërësi, atëhere rrjedhimisht kjo e folur është e folura e vjetër shqipe, që vërteton përafërsinë më të plotë me pellazgjiken". Qënësia edhe në epokën tonë e konservimit dhe ruajtjes me më tepër e fjalëve të gjuhës së vjetër shqipe në të folurën toskërisht, me gjykim të drejtë, të pa djallëzuar arrihet në të vërtetën se "Fjalori i gjuhës shqipe" llogjikisht i takon të ketë akses më tepër drejt fjalëve toskërisht. Kjo dëshmohet në mënyra të ndryshme nga shumë autoritete shkencore.

Le të ndalemi ne dis fjale.

Toskërisht……….. Gegënisht

Mëri……………..…. Mëni

Bëri…………….. …. Bani

Armik………………..Anmik

Gluri…………….…...Gjuni

Dhelpër………….…Dhelpën

Siri…………………...Syni

Truri…………...……Truni

Kufiri……………….Kufini

Gegërisht………….Gegënisht

Emër…………...….. Emën. etj.

Krahas rotacizmit shkronjor, si më lart, dallimet (gjithëmonë jo esenciale) i shikoj kryesisht tek theksi, ku në të folurën veriore është më i fortë. Gjithashtu kemi veçori tek përdorimi më i shpeshtë i shkronjës "ë" tek e folura jugore dhe përdorim më të shpeshtë të shkronjës "a" tek e folura veriore.

Kjo trajtesë merr shkas nga një meditim që i bëhet të folurës së banorëve të Rajonit të Çamërisë, prej autorit Arqile Gjata, me titull: "Çamërishtja dhe disa Karakteristika", botuar tek "Fjala e lirë", datë 06/01/2021. Meditimi i z. Arqile, të cilin e falenderoj, për trajtimin e disa të veçantave që gjinden në të folurën e dialektit Çam. Perafron konkluzionin e arritur e të pasqyruar në disa shkrime, ku theksohet se e folura e Çamërisë, ka më shumë afërsi me gjuhën e vjetër shqipe. Në shkrimin e z. Arqile, gjithçka shkruhet është e pranueshme dhe do bëjnë mirë gjuhëtarët tanë ta studjojnë këtë thesar, i cili po vendoset në rrezik, po venitet dalë nga dalë, si efekt i faktorëve: kohë dhe sulmeve të qëllimshme, të pandërprera që bëhen për t'a shuar këtë të folme. Fenomen ky i theksuar në shtetin "demokratik" Grek, por e habitëshme dhe qendrimi inaktiv i Akademisë dhe institucioneve tona shkencore. Nëse vërtet ka gjuhëtar me shpirt dhe zemer shqiptari, nga studimi i të folurës së Çamërisë, do të jetë e lehtë shuarja e zërave të kohës së fundit, ku po debatohet jo pak për të krijuar epërsi dalluese mes dialekteve të toskërishtes dhe gegërishtes, herë i jepen përparësi gegërishtes dhe herë toskërishtes. Debate këto që nuk i shërbejnë gjuhës së kombit tonë, por ashtu si dhe në fusha të tjera shikojmë përpjekje për përçarje, me arritje për të përmbushur projektet serbo-greke me vijë ndarëse lumin Shkumbin. Një stërmundim i tyre, pa vlerë, por në asnjë mënyrë për tu nënvlerësuar, kur dihet se është saktësuar e folura e Elbasanit. Kongresi i drejtëshkrimit e ka ndarë shapin nga sheqeri, sigurisht është dialektike të kryhen përditësime, por bazamenti është i fortë dhe i qendrueshëm. Sjellim disa fjalë tepër të qarta në shqip dhe që përdoren në Kosovë, që duhen reflektuar në përdorimin e përditshëm. Farmaci……………. Barnatore

Kasap……………….Mishtore

Berber………………Rrojtore, etj.

Mendoj se është i detyrueshme dhe i shpejtë reflektimi në fjalorin e shqipes, për ndryshimet e toponimeve sllavo - greke të shumë fshatrave dhe qyteteve të ndodhura në të gjitha trojet autoktone ku banojnë shqiptarët. Kemi nja dy raste të kohës së fundit, ku Bashkitë janë zgjuar nga gjumi dhe po vendosin emrat shqip, si Bashkia Kuçovë që vendosi emrin shqip "Dimale". Apo sinjalet e këtyre ditëve të Bashkisë Çorovodë. Këto vendosje, për të ndrequr vendemërtimet e pushtuesave ndërshekullorë, duhen të shoqërohen nga të gjitha Bashkitë. Dhe krahas tyre të veprohet me vendosjen në "Fjalorin e gjuhës shqipe". Mendoj një e drejtë që duhet korigjuar edhe për toponimet jashtë Republikës së Shqipërisë, ashtu si dhe përfshirjen e fjalorit me fjalët shqipe në ato troje. Kërkohet zëvëndësimi i emrave sllave me emrat e vendit të banorëve autoktonë: Golem, Novoselë, Zadrimë, Çorovodë, Galbaq, Konispol, Smokovinë etj. etj.?

Ne, shqiptarët kemi shumë halle dhe shumë gjëra për të rikthyer dhe rivendosur në vendin e tyre që të gjitha për të pastruar, seleksionuar (tëharrur) nga barishtet e këqia, të mbjella kohëve të shkuara dhe aktuale nga disa që pëlqejnë fjalë të huaja. Profesionistët e këtyre fushave, duhet të largohen nga nivelet parciale, jo thellimit të debateve dialektore, por krehjes së fjalorit nga fjalët e huaja.

Jam ndalur shpesh në kërkesën që institucionet shkencore dhe specialistë të fushës së gjuhësisë e arkeologjisë të studjojnë të folurën e komunitetit çam, si të banorëve të sotëm autoktonë në Çamëri dhe të moshuarve të paktë që janë gjallë me banim në Shqipëri.

Një arritje tjetër për gjuhën shqipe e gjejmë edhe tek studiuesi italian Gaetano Petrotta, i cili tek “Vijimësia dhe ruajtja e gjuhës shqipe në Epir”, është shprehur: “Duke kufizuar kërkimet për Epirin dhe duke mbledhur me kujdes e me durim pak shënime nga ato që historianët, gjeografët, etnografët, gjuhëtarët, kanë thënë rreth popullsive dhe gjuhës së kësaj krahine të rëndësishme të Shqipërisë, besojmë se na del e qartë: Që Epiri, në një farë mënyre, mund të konsiderohet si djepi i letërsisë shqipe”. Këmbëngulje, nuk do ta quaja, por dëshirë për të tërhequr vemendjen e institucioneve përkatëse dhe profesorëve, specialistëve të fushës që me këto grimca (shenjë jete) të ndihmohen për të vendosur në baza shkencore se, e folura shqipe është gluha e pellazgjisë. Jemi të vetëdijshëm sa shumë shtrëmbërime i janë bërë historisë së kombit tonë jo vetëm në identitet, por kudo. Të gjitha perandoritë, në unison mes tyre, na ndaluan me ligje dhe fermane të mos shkruhej gjuha shqipe, ndërsa fqinjët nuk lanë "gur"pa lëvizur për të ndaluar edhe të folurën e kësaj gjuhe. Janë të njohur heronjtë tanë që kanë dhënë jetën për shkrimin dhe të folurën shqipe, sikundër janë bërë shënjtorë priftërinjtë e kishave të fqinjëve, si dhe disa priftërinj bashkëkombas, të cilët kanë predikuar dhe luftuar kundër të folurës shqipe, duke e cilësuar atë si gjuhën e djallit. Ashtu siç veproi këto ditë edhe një "Hoxhë" në Gjermani, i cili urdhëroi të grisej dhe të hidhej tej flamuri shqiptar, se gjoja qenka flamur i djallit.

Këto fakte dhe shumë të tjera, për kohën që kanë ndodhur, kanë qenë probleme madhore në ruajtjen e kombit. Shumë intelektualë sakrifikuan pasurinë dhe jetën. Ne sot vërtet i kemi të gatëshme, por nuk mundet të harrojmë sakrificat sublime të gjyshërve tanë, detyrim për të vlerësuar përpjekjet e të parëve dhe për ruajtjen e vazhdimësisë dhe sigurinë e etnisë. Kush nuk e kupton, pse neve luftohemi kryesisht në gjuhën dhe prejardhjen, identitetin? Dihet, po të humbasin këto dy zotërime, zhduket etnia e këtij apo atij populli. Dhe të dy fqinjët tanë historikisht kanë patur dhe kanë këto synime për të na asimiluar dhe zhdukur. Prandaj, duke ditur dhe kujtuar "ndeshjet" e egra të të parëve tanë me pushtuesit e shumtë dhe armiqtë e përbetuar në shekuj kundra nesh, ruhen dhe përsosen arritjet e djeshme dhe sigurohet vazhdimësia. Përpara këtyre rrugëve plot me humnera që ka kaluar ky popull, kërkon të mbahet gjallë vigjilenca, mbrojtja e fortë e gjuhës, traditave, zakoneve dhe të ruhet rreptë identiteti ynë kombëtar.

* Nëse armiqësitë e vjetra arrihet të gjejnë pendimin dhe faljen, në këndvështrimin tim, është e nevojshme të pranohen dhe të bashkëpunohet, por kjo duhet të realizohet në kushtet e një rezerve dhe vigjilece të pandërprerë për një periudhë të gjatë.

*Nëse armiqësitë e vjetra, në një formë apo tjetër, shfaqen herë pas here, pavarësisht metamorfozave të ndryshme; shqiptarizma kudo, kurdo dhe me këdo duhet të shkëpusin çdo marrëdhënie. Ndaj tyre, pa mëdyshje, vendoset "kufirin tek thana".

* Nëse në rastin e dytë do të ketë kërkesa për "pajtim", kushdo subjekt i tillë, i huaj apo i gjinisë tonë, do të kthehet mbrapsh. Nëse ai subjekt do të vazhdojë ndërhyrjet, është e qartë se i shërben të keqes, si i tillë, apo të tillë duhen braktisur.- Historiani arbëresh Nikoll Ketta (1747-1803 ) vëren se : «nuk zotëron asnjë shtet tjetër i botës aq shumë monumente të lashta lidhur me emrat, sa Kombi ynë". Kanë të tilla edhe të tjerët, por mos harrohen edhe graabitjet e bera gjatë shekujve tek ne.

(Pjesë nga Libri: Të vërtetat historike të tjetërsuara)

Fahri Dahri, më. 25/03/2022.-

346 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page