
Gëzuar “Rilindja Demokratike”!
Sot gazeta e parë demokratike, zanafillësja e shtypit të lirë demokratik, pas një errësire gjysëmshekullore “Rilindja Demokratike” e nderuar me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipë Uri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”, ka festën e saj 29 vjeçare. Ndjehem krenar si një nga gazetarët e saj në vite dhe po aq ndjej arsyen më sublime të përshëndes të gjithë ata që kanë punuar dhe punojnë në këtë gazetë shqiptare.