top of page

Gëzuar ditëlindjen, Timo Mërkuri!


Gëzuar ditëlindjen, Timo Mërkuri!


Sot në mjedisin tonë të "Fjalës së Lirë" festojmë për një nga zotërinjtë më të devotshëm të ekipit tonë, ekip që na mbledh nga të gjitha anët e Botës shqiptarisht në Londër, – poetin, studiuesin, kritikun dhe shkrimtarin e Jugut, Timo Mërkuri. Një krijues, Universet e të cilit ndërthurin fjalë, kujtime, fate dhe ëndrra, nga pena poetike e të cilit lindin jetë dhe që kemi nderin të jemi në ekipin tonë krijues për vite të tëra me radhë, qëkur i paharrueshmi Agim Mato „Mjeshtër i Madh“ më prezantoi në Sarandë.

Së fundmi, Timo Mërkuri regjistroi në biografinë e tij krijuese një mori studimesh dhe bindjesh të thella kërkimore në lidhje me iso-polifoninë, që falë debateteve e bënë atë që të kërkoj e të shkoj më tej në bindjet e tij.

Timo Mërkuri i botoi poezitë e para si student blloqet e tij. Prej atëherë e deri më sot ai ka qenë gjithmonë i pranishëm në skenën letrare shqiptare. Ai shkruan poezi, rrëfenja të shkurtra, kritikë letrare, gazetari dhe studime. Një nga krijuesit e shoqërisë poetike “Joniane”. Kurator kritik afatgjatë i veprave të shumta krijuese, njëri që i ka dhënë me shëndetin e tij të gjithë evenimenteve që përkojnë me progresin dhe zhvillimin. Është vëzhgues fenomenal i mjaft krijimeve poetike dhe së fundi i ka hyrë me themeli këtyre gjërave me bazë kritike.

Librat e tij dhe krijimet e tij janë botuar në faqet e disa prej gazetave dhe revistave letrare më të mëdha, janë përkthyer në mjaft raste dhe janë përfshirë në antologjitë e poezisë brenda dhe jashtë vendit.

Timo Mërkuri është i dhënë me bindjen e tij pas gjërave bindëse dhe forca shtytëse e një sërë projektesh letrare e kërkimore. Ai është autor i mjaft librave me vlerë në fusha të ndryshme kulturologjike.

Qoftë i lumtur dhe i bekuar Timo Mërkuri, miku dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar!


Stafi i „Fjala e Lirë“ Londër



44 views8 comments

8 comentarios


Frosina Gkrimpoura

Perhajr i koft i gzofsh

Me gusta

Age Doda

Eche 100 shef Timo Merkuri

Me gusta

Elmira Pellumbi Bardhollari

Edhe 100 vite te lumtura prane familjes tende te mbrekullushme .kalofshi bukur,

Me gusta

Klejda Plangarica

Gëzofshi çdo ditë të jetës, i nderuar Timo Merkuri!

Me gusta

Remzi Salihu

Urime, shëndet dhe jetë të gjatë!

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page