top of page

Gëzuar datëlindjen Shoqata “Bijtë e Shqipes”


Gëzuar datëlindjen Shoqata “Bijtë e Shqipes”

U linde si sot, 21 vjet më parë, më 24 Shkurt 2002 nga një grup i vogël bashkatdhetarësh, por që e deshnin me zemër vendin e tyre, me qëllimin e madh për të bashkuar shqiptarët dhe për të ruajtur kulturën dhe gjuhën shqipe edhe këtu në kontinentin e largët të Amerikës dhe menjëherë u pagëzove me emrin e bukur dhe kuptimplotë “Bijtë e Shqipes”.

Vetëm 20 vetë ishin anëtarët e tu në ditën e krijimit, por sot Ti numëron disa qindra të tillë në gjirin tënd.

E vogël ishe kur u krijove por shpejt u bëre e fortë dhe e besushme, sepse ata që të krijuan ishin seriozë dhe të besushëm e për më tepër, hapat e para i hodhe me Skënderbeun, Ismail Qemalin, Lidhjen e Prizrenit dhe Nënë Terezën.

Shumë shpejt u zgjerove duke u përhapur jashtë Filadelfias në rrethinat e saj e më pas, në disa shtete të Amerikës e në Kanada. Pastaj kalove edhe oqeanin, në disa shtete të Europës, si dhe në Shqipëri e Kosovë.

Sot emri yt është ngritur lartë dhe je bërë ndërkombëtare, nga puna e anëtarëve të tu të palodhur. Përshëndetjet dhe urimet të vijnë nga e gjithë Bota.

Urojmë të gjithë anëtarëve të shoqatës, midis të cilëve drejtuesit e saj, George Ziu, Llazar Vero, Petrit Zanaj, Sadik Elshani, Tajar Domi e Bujar Gjoka, që me punën e tyre kanë ngritur lartë erin e shoqatës: Gëzuar datëlindjen Shoqata “Bijtë e Shqipes”. U zgjerofsh e u lartësofsh pa ndërprerje. Festofsh edhe plot datëlindje të tjera me suksese të mëdha. U bëfsh shekullore. Të paçim përherë.

15 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page