FYTYRA E VËRTETË E POLITIKËS SË DËSHTUAR


Abdulla Mehmeti

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë Veriore, 17 tetor 2021

FYTYRA E VËRTETË E POLITIKËS SË DËSHTUAR E SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË VERIORE

Përderisa partitë dhe koalicionet e bllokut joshqiptar garojnë për qeverisjen e ardhshme të kryeqytetit të vendit, qytetit të Shkupit, me 1/3 e banorëve të shtetit, partitë dhe koalicionet e bllokut shqiptar mjaftohen me betejën mes vete për qeverisjen e ardhshme të një komune të vogël brenda këtij qyteti, të Komunës së Çairit, me 10% të banorëve të Shkupit, ku dendësia e popullsisë është më e larta në Evropë dhe ku shqiptarët jetojnë ende në kushte të mjerueshme si në Mesjetë, përkundër pjesës tjetër të qytetit të Shkupit, të modernizuar e lulëzuar, me barok dhe luks.

Qeverisja e keqe, sundimi dhe kontrolli i trefishtë mbi shqiptarët e Shkupit, nga pushteti qendror, pushteti i qytetit dhe pushteti lokal i komunës nuk është politikë e shëndetshme, as humane e demokratike. Përderisa partitë politike të shqiptarëve nuk kanë arritur të ndërtojnë një strategji të përbashkët për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave njerëzore, të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve në kryeqytetin e vendit, çfarë mund të pritet të ndodhë në të ardhmen me shqiptarët në komunat tjera të vendit ku ata janë pakicë, si në Manastir, Krushevë, Përlepe, Shtip, Veles, apo edhe në Kumanovë, ku nuk dihet kush qeveris e sundon ditën, jo më kush vendos natën përmes pazareve të fshehta të nëntokës kriminale, e cila në periudha të caktuara është dëshmuar se është vetë ligji dhe shteti në ato komuna, në bashkëpunim edhe me bandat kriminale të shqiptarëve, që veprojnë në ato komuna, ndoshta të kontrolluara edhe nga ndonjëra prej partive politike kur ato janë në pushtet.

(16. X. 2021)



Fotografia: Grup intelektualësh shqiptarë në sheshin e Shkupit, në vitin 1930, edhe nën regjimin okupator të Mbretërisë jugosllave kanë ditur t'i ruajnë dhe mbrojnë veçoritë kombëtare, traditën, historinë, gjuhën, identitetin.

* * *

NJË HISTORI E DHIMBSHME E QYTETIT TË SHKUPIT DHE BANORËVE TË TIJ SHQIPTARË

Historianët shqiptarë kohën e fundit e kanë alarmuar opinionin për Shkupin dhe banorët e tij, me të dhëna nga burime të vendit dhe të huaja, sidomos gjatë shekullit njëzet.

Është tepër e dobishme për opinionin lexues dhe sidomos gjeneratat e reja, që të njihen me këto të dhëna, dokumente, dëshmi dhe fakte, por pa harruar se detyrë e historianëve nuk është vetëm kjo, por edhe analiza e periudhave të mëvonshme, në të cilat kanë kaluar shqiptarët e qytetit të Shkupit. Historianët shqiptarë dhe jo vetëm ata, duhet t’i analizojnë këto rrethana me kompetencë shkencore dhe t’u shkruajnë sidomos politikanëve shqiptarë:

1. Si ndodhi që qyteti i Shkupit, i dominuar përgjatë shekujve nga shqiptarët, të boshatiset dukshëm nga elementi etnik shqiptar dhe vetëm brenda një shekulli të dominohet në mënyrë të dhunshme nga banorë të tjerë joshqiptarë, sidomos gjatë regjimit komunist dhe pas krijimit të shtetit të pavarur të Maqedonisë?

2. Të analizohet në hollësi dhe të shkruhet se, në cilat periudha kohore u dëmtua më tepër ky qytet dhe banorët shqiptarë të tij?

3. Cilat ishin arsyet e sjelljes së kolonëve serbë, bullgarë dhe të tjerë në këtë qytet dhe cili ishte synimi i pushtuesve që ta dominojnë këtë qytet me banorë joshqiptarë?

4. Cila ishte strategjia e regjimit komunist që pas tërmetit të vitit 1963, me ndihmat humanitare të botës të ndërtojnë lagje të tëra të këtij qyteti dhe t’i mbushin ato kryesisht me banorë joshqiptarë, duke i shpërngulur qindra fshatra nga pjesë të ndryshme të Maqedonisë dhe sidomos nga rajoni i Mariovës?

5. Cila ka qenë strategjia e regjimit komunist me sjelljen e dhjetëra mijë ,,maqedonasve të Egjeut”, nga Rusia, Ukraina, Polonia, Rumania, Çekia, Sllovakia dhe shtete të tjera, që pas Luftës së Dytë Botërore ishin dëbuar me dhunë nga Greqia, të cilët kryesisht u vendosën në qytetin e Shkupit, Tetovës dhe qytete e vendbanime të tjera të banuara kryesisht nga shqiptarët?

6. Cili ka qenë roli i partive shqiptare në periudhën pas vitit 1990 dhe sidomos nga viti 2001, që Shkupi të shndërrohet në qytet më të pasigurt për jetën dhe perspektivën e shqiptarëve, ose, çfarë kanë ndërmarrë politikanët shqiptarë që të mos ndodhë kjo?

7. Cili ka qenë roli dhe ndikimi i shërbimeve të huaja, sidomos të shteteve sllave, që me ndihmën e partive politike shqiptare dhe një pjese të shoqërisë civile, pas vitit 1990, në përhapjen e drogës, prostitucionit, degradimit moral, përdhosjes së vlerave fetare, përhapjes dhe rrjetëzimit të ekstremizmit fetar, varfërimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve në këtë qytet?

8. Cili ka qenë çmimi i heshtjes së faktorit politik shqiptar për degradimin e jetës dhe mirëqenies së banorëve shqiptarë të këtij qyteti?

9. Pse kanë heshtur intelektualët dhe studiuesit shqiptarë karshi kësaj katandisje të qenies shqiptare në këtë qytet, për disa dekada me radhë?

10. Pse kanë heshtur vazhdimisht diplomacia shqiptare dhe institucionet akademike të shtetit amë, kur haptas është kërcënuar jeta e banorëve shqiptarë dhe ardhmëria e tyre në qytetin e Shkupit?

11. Kush ka manipuluar dhe vazhdon të manipulojë me pronat dhe tapitë e banorëve shqiptarë në këtë qytet?

12. Kush ka manipuluar dhe manipulon edhe sot, me numrin e banorëve shqiptarë të këtij qyteti?

13. Pse nuk investohet në mirëmbajtjen, restaurimin autentik të Çarshisë së vjetër të Shkupit, por përdhoset autenticiteti i kësaj pjese të vetme, si dëshmi nga e kaluara historike shqiptare e këtij qyteti?

14. Pse u nxit nga organizatat joqeveritare shqiptare mbrojtja e hapësirave të Kalasë antike, Burmali Xhamisë, shtëpisë së Nënë Terezës etj., që më pas të njëjtat u lejua të ,,pushtohen” dhe tjetërsohen nga institucionet e shtetit dhe biznesmenë të huaj? Në shërbim të cilës strategji antishqiptare, për çfarë interesi dhe me çfarë çmimi u lejua fshirja e këtyre gjurmëve nga e kaluara e shqiptarëve të këtij qyteti?

15. Pse nuk shkruhet dhe nuk mbrohen kishat shqiptare të këtij qyteti, ato katolike dhe ortodokse, por heshtet ky fakt dhe mohohet prania e elementit shqiptar katolik dhe ortodok