top of page

FYTYRËN TËNDE KA PYLLI


IRENA GJONI


Në këtë mëngjes therës, një pjesë të kujtimeve i le në orët që tashmë janë të lashta.

Po ndiej shiun poshtë një çadre ngjyrë ajri që flokët m’i përkëdhel e m’i mpleks lagësht. Tingulli i tij, si i endur me shpirtrat e muzave, më çon nga këlthitjet e pulëbardhave, drejt një pylli që ka fytyrën tënde, buzëqeshjen tënde, aromën tënde të panjohur, që më sjell imazhin e një ëndrre të pafund... Arratisen në krahët e erës... e bashkë rrugëtojnë zëri i detit me zërin e shiut mbi pyll e shpirtra...




31 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page