top of page

Fushata


Prof Dr. Fatmir Terziu


Aktiviteti “po vij të të dëgjoj” është përgjithësisht përpjekja për të shpëtuar enklavat e menjëhershme në mes të një shoqërie të ndërmjetësuar dhe të ngurtë. Ky aktivitet në fakt është “më dëgjo si them unë, e mos bëj si bëj unë”. Përpjekje të tilla racionalizohen duke thënë se ndryshimi i vogël është një hap në rrugën e gjatë. Kjo rrugë është fikshën. Është mjaft larg nga ndonjë program. Është një përfshirje me dhe pa mandat. Është një fushatë. Është një fakt, një grup i planifikuar i aktiviteteve veçanërisht politike, afariste që synojnë të arrijnë një qëllim të veçantë. Synimi: drejt transformimit të tërësisë. Angazhimi është në sipërmarje personale dhe me qëllime po aq personale në grup: aktivitete që bëjnë atë që është bërë prej kohësh më mirë me anë të fjalës së paramenduar vetëm për të frymëzuar tek individët e përfshirë, të përhumbur në spontanitetin e tyre. Propozimi mbetet i kuptueshëm, se gjithçka varet prej tyre. Në këtë pikë gjithnjë është edhe pakuptimësia.

Pakuptimësia e bërjes së vetes në një rrugëtim të tillë, që nis në salla dhe përfundon në rrugë, shtëpi e … në sheshe. Pakuptimësia është edhe në prodhimin e të mirave materiale, madje edhe gjatë kryerjes së shumë riparimeve që mbesin problematike të një kohe me të cilën kërkesa sfumohet nga realiteti, sikurse ndodh në rastin e një opozite të gjatë, të vetëbraktisur nga Parlamenti e që në realitet është më shumë se një difekt. Ajo që vjen nga ky realitet, situata me Covid-19 dhe stimulia e paqëndrueshme e mundshme, është e dukshme. Është një lloj marrëzie. Padyshim që marrëzia nuk është totale. Por luan rolin e një dhimbjeje globale, për hir edhe të një fushate.

Në këtë fushatë nuk është shoqëria. Por thuhet se me këtë fushatë ndihmohet tërë shoqëria. Shoqëria në këtë rast është një grusht njerëzish. Shoqëria që përballet në mënyrë të padepërtueshme me njerëzit është megjithatë ajo që formohet si e tillë nga këta njerëz. Edhe këta njerëz, kjo pjesë e shoqërisë mund të futen e të bëjnë atë që mund të bëhet në teatër. Ky grup parashikon, premton, shtjellon, përfshin dhe fshin. Ai lajmëron sëpatën në shtëpi. Ky grup largon marangozin nga difekti i derës…, dhe si kaherës i afrohet stogut të mbivlerës së “modernitetit”: dyer të forta sigurie, ngrohje me forma elektrike, veshje me forma mitike, orendi me afate magjike… Pra punëtori, puna… dhe lidhja me të është një formë plastike, elastike dhe varet tek premtimet. Kush mendon nesër për vetë këta njerëz që do të kenë problemet edhe të bravës së derës?!

Kjo është një magji?! Kjo nuk është aspak një risi. Ka ndodhur dje, pritet të ndodh edhe sot tek mua, tek ti, tek të gjithë… Përndryshe sëpata në shtëpi që nuk e kursen asnjëherë marangozin do të përplaset në derën më të afërt, dhe skuadra e rebelimeve do të jetë në gatishmëri. Kjo është më shumë se një disfatë, është fushatë. Kjo e vret durimin, duke harruar dhe sarkazmuar mendimin, është një, vetëm një ... në këtë pikë risi, se tashmë padurimi ka rënë e po shkatërohet poshtë vetes së  tij.

43 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page