FSHATI IM
Bashkim Saliasi
Ka vite që rrugicat në heshtje janë,
Nuk ndihen zërat e fëmijëve,
Shkollës muret e çatia i kanë rënë,
Mungon blegërima e bagëtive.
Ka vite që Dobrusha është thërrmuar,
Ujku hungëron, qeni nuk kuis,
Ara e livadhe në pyje janë shndërruar,
Fshati humbi bukurinë që kish.
Lagjet s’dallohen, shtëpitë kanë rënë,
Oxhaqet nuk nxjerrin tym e zë,
Po humbasin varret me ferra zënë,
Fshati në heshtje rri e flë.
Po zemra ime tek ti fluturon,
I përshëndet ato vende ku rri fëmijëria,
Kujtimi për ty shpesh më ngacmon,
S’më lënë të qetë mendimet e mia!
LAGJJA IME
Në lagjen time,
Dy fise jetuan,
Saliasi dhe Bejko,
Në harmoni kaluan.
S’kishim lidhje gjaku,
S’ishim nga një anë,
Gëzime e hidhërime,
Së bashku i ndamë.
Urime Bashkim! Vendlindja te mban lidhur ne perjetesi me kujtimet qe nuk shllyhen kurre.