![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_d5a4da2caae1434e88dae781820a619c~mv2.jpg/v1/fill/w_92,h_92,al_c,q_80,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_d5a4da2caae1434e88dae781820a619c~mv2.jpg)
FRYN NJË ERË
Nga Ferit Rama
Fryn një erë, ah, fryn një erë, ta rrëmben shaminë e verdhë, lot me flokët krelë - krelë.
Ra një shi, ah, ra një shi, seç t'i lagu gushë e gji, vetullën dhe synë e zi.
Erë e shi, moj, isha vetë, zbrita si petrit me fletë, të rrëmbeva tatëpjetë.
Shkrep një rreze pas një reje, përmbi lule kadifeje, dalin zogjtë prej foleje.
Diell e rreze - unë eti, zogj e mall, e dashuri, që më s' kthehen kurrësesi.
( Nga libri " Zogjtë e vendlindjes" , 2001 )