top of page

"FRUTA" TË PASHIJUARA



"Mollë të ndalueme" shkroi i madhi Migjen. Dhe shumë, sa shumë i dhamë të drejtë Se në çdo kohë pengesa, ndalime ka e gjen Edhe sot pas një shekulli të ikur e tjetri vjen.

Çdo brez përpiqet e ndreq një gur shtrembërt vën' Nga të parët tanë, nga padija, koha a babëzia. Në rrugën që hapëm t' na pengojnë jo nuk i lëm' Se për diçka mangët, ne do përflitemi nga rinia.

Dhe ky brez një hap përpara, më lart ca shkallë. "Mollë të ndalueme" ka, edhe pse nuk do. Ësht' ligj jete, do respektuar, Brezat vihet përballë "Ca pemë" do mbjellësh, të tjerët i shijojnë ato.

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page