top of page

FRANKOFONIA E NATYRALIZUAR SHKRIMORE E NJЁ ROMANI


Vladimir Muça

FRANKOFONIA E NATYRALIZUAR SHKRIMORE E NJЁ ROMANI


(Vёzhgime mbi romanin “ Nuk qe vetёm ёndёrr “ tё Adem Xheladinit, botim i Feniks, Kёrçovё, 2018)


Misioni i artit nuk ёshtё tё kopjojё natyrёn, por ta shprehi atё. Ne duhet tё kapim kuptimin, shpirtin, fizionominё e sendeve e tё qenieve. Efektet, efektet! Po ato janё rastёsitё e jetёs dhe jo jeta vetё.”  Honore de Balzak

1.-NJЁ MISION ASPIRIMI NATYRALIZUES

Shkrimtari kёrçovar Adem Xheladini, i plotёruar me kulturёn frankofone, veçanarisht nё estetikёn e stilin e romanit tё ri modern “Neveria” tё Zhan Pol Sartrit, ёshtё njeri nga krijuesit shqiptarё bashkёkohorё i cili me krijimtarinё e tij, nё njё pёrballje me dramacitetin social tё shoqёrisё shqiptare, shquhet pёr antraksivitet narrativ. Shquhet pёr performancat dhe hapёsirat krijuese, zotёruar nga laboratori krijues, si njё model i veçantё post modern, natyralizuar nё arealin ku ai militon, duke u dalluar pёr prurje tё reja estetike.

Nё letёrsinё shqipe ai ka hyrё me konceptet e tij intelektuale, tё njё krijuesi tё heshtur, babaxhan (ndonёse i ri nё moshё) i cili ka sjellё njё mendim tё ri frankofon me mendimin vetanak nё tё qenurit thellёsisht shqiptar. Kёsisoj ai radhitet ndёr ata shkrimtarё, tё cilёt, mendimin dhe angazhimin jetёsor e konsiderojnё tё pandarё nga shoqёria, si njё mision aspirimi pёr njё jetё tё re nё mardhёniet familjare e shoqёrore.

I shtytur nga njё njohje jo vetёm krijuese, por dhe nga qёmtimi i njё vokabolari mendimesh tё reja, tё mbarёshtruara artistikisht, si nё krijime poetike, pёrkthime nga letёrsia frёnge, ai shfaq vlerat inovative tё reflektuara nё romanin e ri psiko-filozofik” Nuk qe vetёm ёndёrr”. Kjo mё nxiti kurreshtjen ta rilexoj kёtё produkt tё ri letrar, ekstra modern, me laps, duke evidentuar disa risi, tё cilat unё do t’i vlerёsoja pёr rrugёtimin e ri qё po merr dhe nё kёtё treva proza romaneske nё kuadrin e natyralitetit shqiptar.

Nё kёtё roman, i pakёt nё volumin e faqeve por i mbushur pёrplot me dramacitet shoqёror, intriga, pёrplasje shoqёrore, papajtueshmёri me arkaiken, si dy rryma kundёrshtuese shoqёrore e kulturale tё cilat prevalojnё me konceptimin dialektik si luftё e tё kundёrtave, mes tё cilave ёshtё zhvilluar shoqёria njerёzore.

Protagonistёt e kёtij romani militojnё nё kёtё shoqёri nё situata tё vёshtira morale dhe shoqёrore, nё njё handikap mbi vendosjen e rrjedhёs sё jetёs sё tyre, pёrmes shembujve tё njё familje tё re e tё raporteve nё bashkёjetesё.

Autori i rrugёton personazhet pёrmes dilemave tё shumta, tё cilat nё substrakt bartin komplekse tё jetёs njerёzore, midis arkaikes tё trashёguar nё shumi dimensionesh, zakonesh, mbetur qё nga koha e “babaqemos” dhe evolimit tё njё jete tё re me raporte kreative, nё sinkron me substancialen e re kohore.

Nё kёto pёrballje, romani “Nuk qe vetёm ёndёrr” vjen para lexiesit me spontanitetin e ndjesive mes kёtyre pёrplasjeve, pёrmes njё rrёfimi evokues, si njё natyrё e veçantё e njё pёrjetimi personal. Nё kёto kontekste autori, me vokabolarin e tij kulturor, psikoanalitik, jep detaje tё shoqёrisё dhe individёve tё veçantё nё aeralin ku ai bashkёjeton.

Pёrmes kёtyre pёrballjeve sociale, psikoanalitike nё filozofinё e njё jete, ftillohet imagjinata pёr jetёn dhe rёndёsinё e saj, duke patur si protonizёm ёndrrat me kultin e tyre shoqёror, çlirimin dhe emancipimin e femrёs si peng shoqёror, brenda asaj subkoshience tё kufizuar, konservative, e cila trashёgohet si njё ind patogen nё familje nga prindёrit te fёmijtё, duke ushqyer fёmijtё me kёto dogma shoqёrore.

2.- KUR PERSONAZHET DEMITIZOJNЁ RRЁFIMIN

Shtjellimi personazheve, tё marrё ekstra nga bota pёrjetuese e demitizon rrёfimin dhe atё çka fshihet nё nёnshtresat e jetёs sё personazheve, si njё realitet i ri jetёsor shqiptar.

Femra dhe mashkulli si qenie qё definojnё vazhdimёsinё e jetёs, si njё sublimitet jetёsor, nё kёtё botё arkaike, i largohet kёtij misioni hyjnor, duke agravuar nё pёrballje nga mё tё egrat sociale.

Gjithçka nё kёtё botё, mbarsur me ligёsitё e personalitetit gjykimor, autori nё kreativitet nga imagjinata e njё bote hyjnore shpirtёrore, kalon nё njё botё konkrete objektive, duke zbuluar fenomenet qё lindin nga kjo pёrballje e pasojat e saj.

Nё kёto digresione shoqёrore, ku tё gjithё paragjykuesit luftojnё “kap ç’ tё kapёsh” si puna e shoferit tё taksisё, zyrtarёt burokratё, tё cilёt vuajnё sindromёn e domenit, e tё qenurit vulёvёnёs nё veprimet e tyre.

Nё kёtё pasazhe e ka gjenerimin dhe filozofia narrative e autorit, duke sjellё pёrmes kёtyre gjenerimeve psikoanalitikёn dhe psiko-terapinё pёrmes personazheve Leas dhe Ersit. Secili nga kёta personazhe mbart nё vetё- vete karakterin, pёrvojat jetёsore nё çaste tё caktuara tё jetёs sё tyre.

Adem Xheladini, me artin shkrimor, me universin kulturor qё disponon” mobilon” njeriun e ri, me botёkuptim e karakter nё njё substance tё re kohore, pёr njё jetё pa konflikte sociale.

Pavarёsisht se jeton nё njё provincё tё skajshme, por me njё formim metropolitan ushqyer me konceptet e njё moderniteti tё njё realizmi ekzistencial, ai luan bukur nё narracion me adekuatin, polemizon me traditёn bestyte, mitet, zakonet e njё shoqёrie arkaike pёrmes dualitetit tё njeriut dhe shoqёrisё. Ky dualitet vjen si njё nyje gordiane, zgjidhja e sё cilёs do tё sjellё norma tё reja shpirtёrore tё shoqёrisё.

Kёsisoj, pёrmes kёtij romani, nё shtjellat e njё dramaciteti intrigues, autori nё kontravers lufton nё njё rrugёtim pёrmes imazheve tё njё shoqёrie, pёrhumbur nё absurdin e arkaizmit, pёr shtigje dhe obsione tё reja shoqёrore.

Siç shihet, duke u prirur nga paradigma e sentencёs tё Franc Kafkёs tё vitit 1917 se: “Lumturinё do ta gёzoja vetёm nё rast se do tё mundja tё lartёsoja botёn te pastёrtia, te e vёrteta, te liria e pashmangdhme.”

Autori i romanit e njёtrajtёson me ballafaqimin e pёrplasjeve tё karaktereve, koncepteve antagoniste. Gjithçka nёprozodorinё e romanit, pёrfaqёson njё karrerё mesazhesh, ku autori nxjerr nё pah ndodhitё e ngjarjet e kohёs sё shkuar e tё tashme, ngёrthyer nё kurthet e trysnive shpirtёrore edhe pёrmes tragjizmit tё Hanёs, por dhe gjurmёve tё vёrteta tёsubkoshiencave dhe karaktereve.

Kёto subkoshienca e karaktere, vinё dhe si tatologji shpirtёrore, vinё si njё sarkazёm e tё shkuarёs, si njё alegori e tёardhmes jo tё largёt, e cila shtratifikohet si reminishencё e tё sotmes.

3.-KONTRASTI SI MJET ARTISTIK GJENERUES

Njё veçori e romanit, nё gjenerimin e njё dramaciteti dhe intrigimeve nё filozofinё e jetёs tё personazheve ёshtё pёrdorimi me efektivitet artistik i kontrastit si ndёrthurёs i strukturёs.

Si mjet artistik nё funksion tё plotё nё arkitekturёn e romanit dhe alkiminё e fjalёs e tё fjalisё, kontrastet e shtjelluara bukur, zenё vend tё rёndёsishёm nё roman.

Çdo fjalё, fjali, vjen nё mёnyrё organike, pёrqaset nё tё kuptuarit, tё subjektivitetit narrativ, duke suportuar rrёfimin nga kapitulli nё kapitull.

Lea dhe Erzi, duke qenё promoterё tё zhvillimeve prozadorike, si gjenerues tё ngjarjeve dhe fenomeneve nё roman, autori i ka shoqёruar nё laboratorin krijues me domosdoshmёrinё e njё mjeti tё tillё artistik, nё mёnyrё qё tё zjarrmonte gjithё dinamikёn e tyre. Ky mjet artistik ёshtё kontrasti, tornadoja, e cila do tё shtjellojё nё vorbullёn shoqёrore tё gjithё ngjarjet.

Eshtё ky kontrast i cili nё formёn e njё shtjelle shpirtёrore, i ndjek personazhet gjatё kapitujve tё romanit gjer nё definicione, gjer nё triumfin e sё vёrtetёs.

Ai i ndjek personazhet si nё rrafshin fizik, shpirtёror e shoqёror, si pёrfaqёsuesit e institucioneve provincial, por edhe ata burokratё, theshethemexhinjtё, imoralёt, bestytёt e mbetur si atavizma tё kohёrave arkaike.

Mund tё pёrmendim kontrastin shpirtёror tё Leas me shoferin e taksisё, bisedёn me qytetarin qё fyen vend e pa vend, klientёt e tavernёs, kontrastin e Hanёs, nё rrethin familjar dhe shoqёror tё Ersit, nё shoqёrinё si nё rrafshin moral dhe atё tё shoqёror.

Ky kontrast nё komplecitetin estetik e stilistik ka shёrbyer si karburant letrar nё rritjen e gradientit tё dramacitetit nё narracionin romanesk.

4.-PSIKO-ANALIZA E NJЁ NOKDAUNI SHOQЁROR

Familja dhe problemet e saj sociale, marёdhёniet brenda gjirit tё familjes, fqinjёsia dhe dhuna nё familje, e cila si definicion, siç thotё dhe Lea nё monologun psiko-analitik: “Pёrgjithёsisht e ka xhveshur nga ndjenja e dashurisё pёr jetёn.”

Edukata shoqёrore e ka zanafillёn nё edukatёn familjare. Nё kёto kontekste pёrmes Leas, autori sjell marёdhёniet brenda familjes, ku burrat dinё tё shajnё “mozamakeq”.

Kёtё sjellje patriakale prindёrit e transmetojnё te fёmijtё duke u ndjerё “krenar” pёr kёtё edukim patriakal, tё mos respektimit tё barazisё familjare.

Me kёto pasazhe didaktiko-edukative, tё lloit makarenkian, autori merr statusin e njё pedagogjie familjare me shumё vlera edukuese, jo vetёm nё familje por nё tёrёsi nё shoqёrinё e sotme, e cila duhet me patjetёr tё kapёrcejё kёtё handikap shoqёror.

Promotor qё gjeneron shpresё nё kёtё aspekt, Ademi, na sjell femrёn e emancipuar Lea, pёr tё cilёn e gjithё kjo paradigmё jete: “ Nuk ёshtё vetёm njё ёndёrr” por njё realitet i njё subkoshience tё re nё realitetin e ri shqiptar.

Gjithçka autori e zbёrthen me dialogun psiko-analitik qё bёn Lea me njё person femёr, duke i veshur zhulin e imoralitetit nё faqet 141-146.

Njё dialog shumё i ashpёr, antraksitiv, i cili me lakuriqёsinё e tij tё komunikimit, mbart nё nёnkuptime psiko-terapinё e cila lind nga kёto pёrballje. Njё psiko- terapi e cila do i bёjё anamnezёn klinike kёsaj shoqёrie arakike, do kurojёshoqёrinё drejt marёdhёnive tё sinqerta e tё dobishme, pa kurrfarё diskriminimi social nga sindromi i thashethemnajёs.

Gjithçka arrihet nё ato caqe sociale, sa qё Lea futet nё njё qerthullim pyetjesh retorike: “ A ekziston njeriu kёtu?!”; “Fundja njerёz tё tillё, a mund tё shihen nё sy?!”

Ky çast dialogu nё narracion, brenda gjashtё faqeve, pёr mua ёshtё piku i gjithё prozadorizmit romanesk, ёshtё ai gongu narrativ qё pёr çdo gjё tё keqe jep sinjalin e njё nokdauni shoqёror, pёr tё gjithё ato qenie njerёzore qё jetojnё me tё kaluarёn arkaike siç definon me bindje Ersi:” –Unё nuk di se ç’ёshtё realiteti dhe njerёzit realё, sepse unё kam ёndrra. Jetoj me botёn e kontradiktave. Shpesh ato mё pёrzihen, thuren kaq lёmsh sa sua gjej dot fillin, lidhen e zgjidhen aty pёr aty, sa nuk u bjen dot pёr fije.”

E nё kёtё kokolepsje gjykimore, Ersi pёrzgjedh: “ E megjithatё dallimi nё mes njerёzve realё dhe atyre ёndёrrues ёshtё se realёt ёndёrrojnё mё pak dhe harrojnё mё shumё.”

Ersi, njё adhurues i Leas, me shpirt e koncepte tё reja pёr jetёn, pajtohet me dukuritё e reja nё jetёn familjare e shoqёrore, por siç thotё duhet: “Guximi dhe suksesi duket se jetojnё nё tё njetёn lagje.”

-Mjafton tё ua gjejmё adresёn e saktё, ama pёr tё hapur kёtё derё suksesi, duhet sё pari tё pish njё kafe tё hidhur me guximin- perifrazon Ersi, si njё personazh i dytё, i cili pёrfaqёson atё masё tё re tё djelmurisё, e cila aspiron pёr marёdhёnie tё reja reciproke nё shoqёri.

Paralelizmi figurativ qё realizon autori ndёrmjet Ersit, qeverive, bufave qё ulёrasin nё ndjellakeq me njerёzit bestyt, tё cilёt me ritualin e tyre, shprehin mllefin, dhimbjen, vetminё, pakёnaqёsinё ndaj pozicionit qё kanё nё shoqёrinё e re, gjё e cila shprehet si njё ndjellakobje.

Ndaj kёta njerёz: “ ngjajnё nga pak me qen, ndonёse jo besnik pёrherё sa ata.” Pёr Lean, Ersin: “ …dashuri ёshtёnocioni i cili i puth tё gjitha stinёt.”

Ajo tё hap tё gjitha shtigjet e shpirtit e tё gjykimit mbi tё ardhmen e jetёs.

Nё kёto aspekte, si qershia mbi tortё, ze vend me ato evolime shpirtёrore, sa qё subkoshienca e Ersit, nё kompleksin dialektik tё vetmohimit, arrin nё ato gjykime tё drejta shoqёrore, pёr tё cilёn duhet tё aspirojё njё shoqёri e hapur ku:”- dashuria nuk ёshtё mёkat, as kёnaqёsi e mёkatit, por mёkati ёshtё vetёm lёndim nga dashuria.”

Njё konceptim ky filozofik mbi universialitetin dashuror si njё paradigmё e njё shoqёrie tё shёndoshё.

5.-SILUETA AMORFE DHE NJERЁZIT ЁNDRRIMTARЁ

Nё kёto pёshtjellime tё njё digresioni mendimor e ka domethёnien dhe loja qё bёn autori me siluetat, imazhet pa identitete, nё kontekstin e mesazheve dhe ideve qё pёrftohen prej tyre, duke na dhёnё personazhe qё me tё vёrtetё tё qenёsishme nё aeralin, ku autori dhe personazhi kryesor vijnё si tё kundёrt me ata njerёz pa identitete, pa obsione shoqёrore, thjeshtё silueta amorfe.

Ndrydhja nga botёkuptimi i sё kaluarёs, represioni patriakal, dhuna shoqёrore, shtypja morale, i kishte shndruar kёta njerёz nё silueta.

Pothuaj gjatё rrёfimit romanesk, bota shpirtёrore e Leas narratiset nё njё kondicion me botёn qё e rrethon, duke e bёrё natyrёn njё faktor artistik, i cili vjen dhe udhёton nё pёrshtatshmёri tё plotё me njeriun, si njё domosdoshmёri jetese.

Njё obsion i tillё krijues e prezanton, shpesh herё autorin, si njё piktor natyralist, i cili ballё kavaletit tё jetёs, me brushёn e mendimit dhe tё impresioneve, na jep tabllo vangogiane me elementё surreal qё burojnё nga bota e tij shpirtёrore, prej njё artisti universal ku ai:” Si lutje para gjumit pёr tё prekur ditёn e re, pёr t’ia puthur buzёt asaj nё prag agimi, atё çast kur dielli bёnte dashuri me lisat mbi mal, pёr çdo mёngjes kur vesa njomte gjethet pёr Shёngjergj, ndёrsa dielli po lёpinte pikat e njoma tё vesёs mbi gjeth.”

E ky pasazh poetiko-natyralist vjen nё kohёn kur miqtё e librit janё nё dilemat e mbijetesёs:” tё lexosh a tё mos lexosh” kur ciberia, si njё ind dashakeq ёshtё futur nё mendjen e lexuesve pёrmes mediave elektronike a portaleve.

Autori, nё tё kundёrt, si njё mbijetesё kulturologjike sjell si luftёtare tё paepur e miqve tё librit personazhet e tij, ku nё kompleksin e dashurive universale, dashuria pёr librin ze njё vend tё rёndёsishёm, jo vetёm nё mbajtjen gjallё tё kujtesave familjare, historiko- shoqёrore por dhe nё pёrfitimin e dijeve dhe kulturёs nё startin e njё jete tё mёtejme nё perspektivё. Kjo sintetizohet nё atё çfarё shprehet Lea:” Edhe librat kanё shpirt, kanё shpirt tё shenjtё bile. Pёr atё (librin –V.M.) duhet ndezur qiriu, sepse shpirti i librit digjet nurё, ndёrsa drita e asaj flake tё ndrit mendjen.”

6.-DUKURI TЁ REJA ESTETIKE SI PROTONOZЁM

Njё veçori qё e personalizon disi mё dukshёm krijimtarinё e Ademit, ёshtё grupi i dukurive nё estetikё tё tё rejave qё sjell nё kuadrin e njё moderniteti bashkёkohor si futja me produktivitet e sentencave filozofike , e pasazheve poetike, e fjalёurtave.

Pothuaj çdo kapitull autori e fillon me njё sentencё nё krye si kjo: “ Kur shpresat janё tё mёdha, e dёshirat tё zjarrta, pritjet ngjajnё tё gjata. Mbase ato zgjasin sa vetё pёrjetёsia, mbase edhe pёrtej deri nё amёshim.”

Kjo sentencё e vendosur nё krye tё kapitullit nё faqen 93, nё nёntekstin e saj, pёrmban dramacitetiin e njё jete ku dёshirat stimuluar nga pritjet e gjata pёr liri shoqёrore janё shembujt e njё vullneti pёr njё anatgonizёm shoqёror, i cili do shoqёrojё njerёzit gjer nё amёshim, nёqoftё se ligjet dialektike tё zhvillimit shoqёror tё mohim-mohimit, si rotorёt e zhvillimit nuk do tё shoqёrojnё nё jetёn e pёrditshme.

Jeta zhvillohet vetёm nёpёrmjet ndryshimit, e reja duke mohuar tё vjetrёn.

Jo mё kot autori autori nё konceptin fiozofiko-dialektik tё jetёs tenton t’i shtrijё ato zhvillime nё lёmin shoqёror, pёrmes dhe kёtyre siluetave amorfe, nё trupin e tё cilave zien limfa e jetёs.

Futja e kёtyre elementave, tjetёrlloj nё gjininё e romanit, rrёfimin e bёn mё joshёs pёr lexuesin duke e lёnё me emocione dhe nё pritshmёri.

Kjo ёshtё praktikuar si estetikё, jo vetёm nё hyrje tё kapitujve, por dhe gjatё rrёfimeve, si elementё artistikё, dukuri e njё stili tё veçantё.

Kёto sentenca, fjalёurta, shёrbejnё dhe si maja nё brumёzimin e tёrёsisё romaneske. Herё, herё, ato pёrqasen si protonizma nё mendjen e lexuesit duke e futur atё nё mendime mbi filozofinё e ngjarjeve e tё fenomeneve qё shoqёrojnё personazhet nё botёn pёrjetuese, duke promovuar ardhmёri tё re kohore se:” Tё ushqehesh me shpresa tё rreme e frikё tё pёrhershme, nuk ka tjetёr, pёrpos se ta pagёzosh veten tё sёmurё, ta imagjinosh veten nё prag tё vdekjes.”

Potencialin e tyre artistik kёto sentenca, fjalёurta, pasazhe poetike me valenca tё larta e marrim atёhere kur nё mё tё shumti pёrdoren tё aranzhuara me paralelizmin figurativ i cili njehson botёn shpirtёrore me natyrёn, si elementё bazё artistik.

Funksionimi alegorik i Diellit jo vetёm si alegori, i cili pёrmban nё bёrthamёn e vet gjenerimin e ngjarjeve dhe tё fenomeneve tё mё pastajmё, por vjen dhe si njё metaforё shumёdimensionale e njё jete, e cila, nё kontravers me botёn e mbyllur, nё guackёn e Leas, rrezaton pёrtej dritares, ku vruzhdullon jeta.

Nё kёtё ndёrthurje artistike tё fjalёs, fjalisё, morfologjisё autentike tё autorit, rrёfimi merr njё kuptueshmёri universale, vjen me njё begati gjuhёsore, pёrmes fjalёve tё pёrbёra me fonema e konotacione tё shumfishta, tё cilёt luajnё njё rol tё rёndёsishёm nё filozofinё e narracionit, duke shmangur me inteligjencё gjuhёsore kakaofoninё e fjalёve nё rrёfim.

7.-PAS SHKRIMORE

Ngase pёrftova nga ky roman, autori e ka patur si njё shembull estetik dhe njё sentencё tё Mexhit Premçit se: “ Letёrsia si e tillё ёshtё e thirrur nё skenёn e jetёs pёr tё dhёnё mesazhe njerёzore dhe universale, mesazhe paqeje e progresi, mesazhe ndryshimesh e transformimesh nё kah tё sё mirёs, mё tё bukurёs e tё pёsosurёs. Ajo ёshtё opozitarja mё e drejtё, mё e rreptё, mё e paanshme dhe mё objektivja nё pasqyrimin artistik, qё synon tё ndikojё nё vetёdijёsimin e njeriut dhe tё shoqёrisё, pёr tё shkatёrruar tё keqen, tё shёmtuarёn, regresiven dhe rindёrtuar tё mirёn dhe tё bukurёn nё emёr tё progresit.” (Mexhit Premçi, gazeta “Nacional” 09.04.2017)

Nga kёto pёrqasje estetike romani “ Nuk qe vetёm ёndёrr” me risitё qё pёrcjell te lexuesi, ёshtё njё zbulim i vazhdueshёm pёr substanca tё reja kohore nё zhvillimin shoqёror. Gjithçka vjen si njё pёrcaktueshmёri artistike e njё stadi jo shumё tё njohur mё parё.

Ajo qё ёshtё treguesi mё sinjifikativ i njё estetike tё tillё ёshtё se alkimia e fjalёs sё bukur artistike, pёr autorin, mbi tё gjitha vjen si njё alkimi shpirtёrore, e cila nё ballafaqime e kundёrshti, shndrohet nё bukuri shpirtёrore dhe nё manifestimet mё tё ulta tё poshtёrsisё e tё mjerimit njerёzor. Gjithçka vihet nё dukje pёrmes vetёdijes e brerjes sё ndёrgjegjes.

Mendja mё e arrirё e njё krijuesi ёshtё tё trondisё mendjet njerёzore nё thellёsinё e subkoshiencёs tё tyre. Njё prognozё tё tillё letrare, mё sё miri, e ka realizuar Adem Xheladini pёrmes kёtij romani modern ekzistencial i natyralizuar bukur nё aeralin shqiptar.

Romani mbyllet bukur me njё gong narrativ, njё pёrballje shpirtёrore, mendore, subkoshiencё tё dёshiruar, aranzhuar bukur me fantazinё e ёndёrrimve, drejt njё bashkёpёrputhje ndjesishё, emocionesh pёr njeri tjetrin. Nga njё platonizёm koherent nё vazhdёn e jetёs, drejt njё dashu rie tё pastёr, tё sinqertё, tё reciprocitetit, mirёkuptimit tё ndёrsjelltё shoqёror.

Maj, 2020 Vladimir Muça

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page