top of page

Fragment nga Kohë e Parë


Minush Hoxha

Se si u gjet z. Hutri në Qarkun e Pistë dhe të vetëpyeturit ç’të bëjë tutje

Secili që është bërë i qenë, do gjetët dikund në këte universum. Në trajtat që nuk mund t’i imagjinoj! Dhe, kurdoherë t’a mendoj se ishte aty e është aty se dashti vetë, është lajthim. Tek është, është në kohen por Ai nuk zotëron as kohen as vendin…Do e dëbojnë po dashten do e lënë po dashten.Sekush…?!

Me një kujdes të shtuar, me cigaren të ndezur në gishtat e zverdhur të dorës së majtë dhe me shishën e rakisë në të djathtë, futi kokën më ngadalë komshiu gjysëm tullac më mollëza të theksuara e këmishë me katrorka zi-blu të pucitur që në pullën më të lartë si një fermer- me sa duket nga këtu edhe nofka-Xhemo Fermeri po dhe nga fakti se sapo kishte mësuar mjedisi se më herët kishte punuar punët e kopshtarit në plantacione po dhe nga që i tillë dukej, njësoj i rezervuar dhe kërkojë lejehyrjeje. Pasi çoj një gëllenjkë raki dhe thithi më me fuqi cigarën në hyrje ia tha z.Hutrit pa përshëndetjen e zakonshme: „ Ua them: do vij viti i ri!“ Pas disa çastesh i shtojë: „Ska tjetër“ dhe ndalojë ndonjë hap largë tij. ”Këte ua them pa fjalën hyrëse” dhe mëtutje shtoj. ”Mund t’a mirni me mend…?” Ai edhe për pakëz më shumë ngriti kokën dhe dëgjonte duke menduar se i iku mendja. Më pas disi me vështirësi u ngrit i tëri dhe ia këtheu: „Viti i ri...? Këte e that?“ duke bërë orvatje të mbërrijë te motivi i këtij mendimi. Fermeri si e mendonte z. Xhemo vetën, vërejti se z. Hutri nuk e ka të kuptuar ate që i tha dhe kinse plotësoj mendimin: ”Po, po! Tua them dhe një fjalë: në një kohë, unë doja të isha fermer? Më thonin me nerva ata të pushtetit: tokëpunues duhet të jesh! Pastaj, unë doja të isha tokëpunues! Më thonin: fermer duhet të jesh! Dhe ska tjetër! Një mesele e pakuptueshme” „ E besoni...“ gjithnjë duke pirë duhan ia tha dhe i nguliti shikimin tek e imagjinonte ate pamje. ”Unë përherë ia rrëmbej jetës atë shkëlqim. Ja me këte”, tha dhe ngriti shishën me alkohol. ” Cilido isha! Ziliqarët lë të pëlcasin! Dhe do shikoj borën tek bie qetë,qeeetë! Sikur në karturimet që dërgoja dikur! Dhe fëmijët tek hedhin topa bore nga dritarja dhe ulur në stol do pijë raki “ ia tha në vazhdim z. Hutrit që akoma mbante kokën të ngritur si shenjë se e dëgjon. Më pas, sikur të gatiste mendimin ia shtoj: „ Jam i lodhur...“ e më pas „Aty gjej ate...“ pa konkretizuar se çfarë.

Vetëm i kishte ngulitur shikimin, ashtu i ngritur dhe pa dijtur se si i vinte në mendje ndofta që ti ikën bisedes, ndofta ta detyroj komshiut të iken nga aty, i vajti mendja te znj. Beti të përkushtuar që dhe në këte rast pisk t’i gjej shpëtimin në të cilën e vëri Fermeri. Heshtte: „Do vini dhe ju...? Dhe kjo jetë juaja …shëmti! E kini për nevojë! Rromuzet tuaja. E kënaqësia…!?“ e pyeti dhe iu përgjigj për ta njohtuar se ska asnjë pëngesë të vijë: „Rrotull mua, ndodhinë çudira! E s’di nga vie mallkimi! Ja! Gruaja i është dhënë Klerikut, e ku ta dij... e që të dy tok Zotit! Unë vetëm! Dhe vetëm do ia dal! Ndofta kini dëgjuar për mua! Zotëroja tërë plantacionin. Pa kufi! Hë,hë,hë…“ ia tha ftohtë si duke pëshpëritur t’mos e dëgjoj sekush. ”Dhe kësaj mos i vëni vesh! E bëjmë ne tonën. Do ngrejmë dolli wiski anglez. Si në ato ndejat gallatë! Që atëherë e kam. Pastaj ato kënget kantri me benxhin ...ata pambuktarët në plantacionin pa fund tek vjelin pambukun! Ne bëjmë jetën e këtij planeti! Di këte…? Më pas tango… Dini ju ate... ”Separsita! Sikur në kafetë spanjole. N’ato mejhanet me plato të drrastë! Tek kërcasin ritmikisht. Ato lëvizjet e fuqishme argjentinase?“ e pyeti tek mendonte në gruan e vetë.. „Gruan tuaj...besimtarën...?“ ia tha pa menduar shumë. „Që rrëfehet pa ndërresa tek i duket barku si një tullumbace gjigande“ i shtoj më pas me një sarkazëm pa një kurreshtje të vazhdojë. Dhe qeshi nja disa çaste e pas kësaj çoj dhe një gëllënjkë. ”Të tillë e do kleriku! Puro, puro…zotëri!” ia tha disi me ngërmim. ,,Po ç’është një grua në përkushtime me barkun tullumbac përballë një dite me dëborë tek luajnë fëmijët dordolecin e… unë pijë…pijë!” Ah... po“ ia shtoj paksa i turpëruar dhe pa dijtur me tamam domëthënien. „Dua një zonjë...!“ shtoj Dha një qeshje të shpejtë dhe pas një pushimi të shkurtër vazhdojë: „ Po, s’është rrugë imja nga vete ajo! Rrugë dreqi! Imagjinoj një çast tjetër dhe juve aty! Ju ndjejë si një mik! Aty do jemi të sigurtë e të gëzuar! E ajo…? Do e molis mëkati i vetë...“ ia tha dhe pa pritur përgjegjën tek hedhi dhe bishtin e cigares në korridorin e betonit pa burdura, sikur hyri zu të dal, me hap të ngadaltë të pandijshëm. Para se të mbyll derën teksa dhe kishte dalur krejtësisht këtheu nga prapa dhe memzi dëgjueshëm ia tha: „ Kini dhe ju rrugën tuaj...Të gjithë e thonë…Anise të çakërdisur! Të ngjallni të vdekurit! Ha, ha… Po, unë do jap për ju ate që u duhet…! Të dy e duam ate” Z. Hutri vetëm e këqyrte dhe si në një mjegullinë të largët përpiqej të kapte kuptimin e asaj që ia thoshte. „Do doja që andej të vëja... tok! E këte e keni ju në dorë...“ Komshiu shihte përpelitjen e Z. Hutri dhe i ardhi keq. Theu rrugën dhe disi sa për ngushllim ia tha „ Të dy tok të hareshëm- skaj bredhit. Në festim të një kohe“ ” Te një kohe tek ishte toka imja!” ia tha fare në fund. Z.Hutri, veç sa regjistrojë në mendje këte si një habi që nuk e përceptonte të vërtetë dhe u zhyt dhe më n’atë mjegullinë, u zu pisk dhe në përpelitje të jap s’paku në vete një shpiegim. Ai i deklaroj miqësinë dhe e ftonte në një festim intim në të cilin ndjente token dhe vetën të vetës. Si ndodhi që tek z. Hutri të shoh mikun e prijsin kur ky nuk e mendonte vetën të tillë e as që i kishte dhënë një isharet të jetë ashtu. Sikur i mbeshtetur për murin, spontanisht këthej sërish në mendje znj. Beti si një mbështetje në çaste të tilla. U gjet i dobtë dhe i fyer dhe nga kjo i bënte vetes një mallkim tek pritte që në çdo krajatë si një dado t’i gjetej ajo pranë.

64 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page