top of page

Fotografi me babanë



Nga të vetmet me të, bardhë e zi. Ulur mbi minderin montuar me kashtë thekri… Të dy, duke pirë duhan. Babai me çibukun gdhendur në dru bushi dhe unë, cigaren”DS”, mode për ne që kishim ikur nga fshati… Pastaj ndruam cigaret. “Kjo e jotja është për të larë gojën”,tha im atë, ndërsa“ çibuku yt mban duhan për të ngopur barkun,” bera shaka une... “ At’here mos e pi. Mua, babai më mesoj ta pi me të dredhur. Cigare kjo jete…” Lëpiva buzët dhe ndjeva shijën e hidhet të mallit nikotinë. Bardhe e zi fotografia . E vetmja e këtij lloji. Çibukun,e kam trashëgim prej tij. Akoma tymon dhe sytë më djegin njëlloj, si at’herë…

Fund Maji 2022

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page