“FOLTORET” E SALI BERISHËS


LIRIA E FJALËS DHE LIRIA PËR T’U MBLEDHUR --

DHE “FOLTORET” E SALI BERISHËS

Nga Frank Shkreli

Javën që kaloi 18 shtete, përfshir Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një deklarate të përbashkët, si më poshtë, dënuan këcënimet dhe sulmet e Rusisë ndaj gazetarëve në atë vend. Joint Statement on Media Freedom Coalition on Media Freedom in Russia - United States Department of State. 18 vendet në fjalë kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” ndaj atyre që i kanë cilësuar si “kërcënime dhe ngacmime në rritje”, të qeverisë ruse ndaj gazetarëve të pavarur edhe mediave tjera në atë vend.


Deklarata, e botuar nën emrin “Koalicioni për Liri të Mediave”, është nënshkruar nga Austr