top of page

FLUTUROI FLUTURA...


Dr Shefqet Deliallisi

FLUTUROI FLUTURA...

Lart në qiell, në avion duke fluturuar, në mend më erdhën disa vargje nga fëminija e hershme : "Fluturoi flutura mbi lule të bukura, bleta krahë leta..." dhe një pyetje më lindi...

Pse është zgjedhur fjala flutur për fluturimin dhe jo një shpend, apo një tjetër insekt fluturues, për shembull bleta ?

Vërtetë rrjedh fjala 'fluturoj' nga 'flutura' ?! Ndodh kjo në gjuhë të tjera...?

Fluturoj në anglisht thuhet 'fly', gjermanisht 'flug', italisht 'volare', frengjisht 'vol'... Dhe 'flutur' në : Anglisht 'butterfly', gjermanisht 'schmetterling', frengjisht 'papillon', italisht 'farfalla'... Më tej në turqisht 'kelebek', arabisht 'farasha'... Vetëm në gjuhën rumune flururës i thuhet 'fluture'... por fluturoj s'ka fare lidhje me fluturën, fluturoj 'avanta'.

Pse shqipja ka zgjedhur fluturën për 'fluturimin'?

Një thënie nga Carl Sagan më tërhoqi vëmendjen :

"We are like butterflies (flurura) who flutter(fluturojmë) for a day and think it is forever."

Butterfly- flutur; flutter- fluturoj...! Flutter ?

Në ndihmë më erdhi terminologjia mjeksore. Emri i një sëmundje që quhet "Atrial flutter" që në shqip lexohet 'flater atrial'. Sëmundja karakterizohet nga rrahje shumë të shpejta të zemrës. Në anglisht 'flutter' përkthehet krahë të shpendeve apo insekteve fluturakë (flatrat e zogut, shqiponjës, fluturës) prej nga rrjedh folja 'flatroj', fluturoj duke rrahur krahët (shqiponjat flatronin në qiell).

Me sa duket, fjala 'fluturoj' nuk e ka origjinën nga fjala 'flutur' por nga fjala 'flutter.' Keqkuptimi ndoshta vjen që shqipja, ndryshe nga anglishtja, lexohet si shkruhet. Fjalën flutroj e kemi huazuar nga 'flutter', që anglisht lexohe 'flatër' dhe jo nga fjala 'flutur' si shumica mendojmë...

Në të vërtetë 'fluturim' do duhej të thuhej 'flatërim', dhe 'fluturoj' do thuhej 'flatroj'.

Vargjet duhej të ishin : "Flatroi flutura mbi lule të bukura..."

Thjeshtë një mendim në fluturim...

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page